TË JESH ANËTAR KISHE
LUTJE
Pjesmarrës në lutje do të thotë,
të ndash subjekte lutjesh
dhe të lutesh për të tjerët
DHURIM!
Si pjesë e kishës në anëtar
Dhuron nga
Koha, Financat, Dhuntitë apo talentin
PËRKUSHTIM!
Në Frekuentimin e takimeve,
në të shërbyerit në komunitet,
në të shpallurit të Krishtit
SHËRBIM!
Të jesh pjesë e kishës do të
thotë të shërbesh në kishë duke
vënë në praktikë dhuntitë e tua.
Në një kohë që përkushtimi dhe marrja e përgjegjësive është një gjë e rrallë, nuk duhet të çuditemi që të qënit antar i një kishe ka një prioritet kaq të ulët në jetën e besimtarëve në këtë kohë sidomos post Covid! Është për të ardhur keq se si tashmë edhe në shqipëri besimtarët e kishave e kanë zakon të lëvizin nga një kishë në tjetrën apo të mos marrin përgjegjësi përkushtimi në asnjë kishë duke mos u vendosur nën autoritetin e asnjë Pastori apo Pleqve Kishash. Besimtarët janë bërë konsumator dhe jo kontribues në kishën e sotme!
Të neglizhosh apo të refuzosh, kamuflosh apo edhe të lësh pas dore përkatësinë tënde në një kishë lokale është një shenjë e keqkuptimit të parimeve biblike për përkatësinë në Trupin e Krishtit. Gjithashtu privon të tjerët nga dhuntitë dhe bekimet që Perëndia ka vendosur ti jap Kishës nëpërmjet teje.
Përcaktimi i Antarësisë në Kishë!
Kur një individ shpëtohet ai bëhet pjesë e trupit të Krishtit! ( 1 Korintasve 12:13). Duke qënë se ai bashkohet me Krishtin, por edhe antarët e tjerë të Kishës janë të bashkuar me Krishtin në të njëjtën mënyrë ai bashkohet me antarët e tjerë të Kishës! Ai bëhet pjesë aktive e trupit të Krishtit!
Të bëhesh antar kishe nuk kërkon asnjë veprim formal, por në të njëjtën kohë kur ti beson në Krishtin në mënyrë formale ti ke përkushtuar veten tënde ndaj një grupi besimtarësh që si një trup i vetëm mblidhen sëbashku për të nderuar Perëndinë, shërbyer Atij dhe njëri-tjetrit! Qëllimet e një kishe lokale janë:
- Të marrësh mësim nga Fjala e Perëndisë ( 1 Timoteut 4:3-8, 2 Timoteut 4:2
- Tu shërbesh dhe të ndërtosh të tjerët nëpërmjet dhuntive të tua shpirtërore(Romakët 12:3-8, 1 Korintasve 12:4-31, 1 Pjetrit 4:10-11)
- Të marrësh pjesë në shërbesa dhe takime (Luka 22:19, Veprat e Apostujve 2:38-42)
- Të shpallësh Ungjillin atyre që janë të Humbur (Matteu 28:18-20)
Dhe si shtesë kushdo që bëhet i krishterë dhe pjesë e një kishe lokale, ai/ajo e vendos veten nën autoritetin dhe përkujdesjen e Pleqëve të kualifikuar që Perëndia i ka vendosur në atë Kishë.
Cilat janë bazat biblike për Antarësi në Kishë!
Edhe pse në Fjalën e Perëndisë në mënyrë specifike nuk flitet për antarësi, themelet biblike për funksionimin e kishës e marrin të mirqënë një gjë të tillë! Këto themele biblike në kishën e parë mund të shihen qartë nmë ekzistencën:
- Shembulli i Funksionimit të kishës së parë (Ata blidheshin bashkë)
- Ekzistencën e qeverisjes së Kishës nga pleqë
- Vendosja në praktikë e disiplinës brenda kishës
- Qortimi dhe ndërtimi i besimtarëve nëpërmjet pëbashkësisë.
Shembulli i Funksionimit të Kishës së Parë!
Në kishën e parë, të besoje në Krishtin do të thoshte të bëheshe pjesë e Kishës. Ideja e të qënurit i shpëtuar pa qënë pjesë e një kishe lokale nuk ishte e pranuar në Dhjatën e Re. Kur një individ Pendohej dhe Besonte në Krishtin, ai pagëzohej dhe i shtohej Kishës Lokale (Veprat 2:41, 47,5:14, 16:5). Më shumë se sa të jetonin një jetë private përkushtimi ndaj Krishtit, ishte një përbashkësi formale mepërbashkësinë e qytetit ku ndodhej dhe përkushtimi ndaj mësimit të apostujve, thyerjes së bukës dhe lutjes (Veprat 2:42).
Letrat e Dhjatës së re në shumicën e raasteve u drejtohen kishave, dhe ato që u drejtohen individëve në shumicën dërrmuese kanë mësime që i përkasin Kishës lokale. Marrësin individual të letrave (Filemoni, Timoteu, Titi) ishin drejtues të kishave lokale.
Na Shkruaj
MIRË SE ERDHE NË KISHËN UNGJILLORE VLORË
“Ne shikojmë jetët tona në shërbim të Perëndisë duke u transformuar, besojmë në Fuqinë e Ungjillit Jetëndryshues, duam të shikojmë jetën e Vlonjateve të ndryshuar nga Fjala e Perëndisë, duke ungjillizuar, dishepullizuar, themeluar të krishterë të fokusuar në mision, trajnuar udheheqës shërbëtor të rinj me anë të dhënies së përgjegjësive dhe të sigurojmë bazë materiale që të mund të shërbej për Mbretërinë e Perëndisë ”