Kliko në njërën ka fotot për të porositur një nga Librat e mëposhtëm. 1- Biblën e Plotë 2- Vetëm Dhjatën e re 3- Jezusi Fati ynë 4- Look (Tani është koha të shikojë mardhënien tonë me Perëndinë)
Gjithçka FALAS dhe me dashuri nga Kisha Ungjillore Vlorë
Bibla është ndarë në dy pjesë, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Dhiata e Vjetër përmban 39 libra dhe Dhiata e Re përmban 27 libra. Këto 66 libra janë shkruar nga rreth 36 njerëz të frymëzuar nga Perëndia në një periudhë afërsisht prej 1600 vjetësh. Meqë këta njerëz ishin të udhëhequr nga Perëndia Fryma e Shenjtë, të gjithë librat e tyre ndërthuren bashkë për të treguar të njëjtën gjë. Për arsye se Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, ajo është e pashtershme. Ndërsa disa të vërteta themelore të besimit të krishterë mund të kuptohen lehtë, disa gjëra në Bibël nuk mund të kuptohen plotësisht deri kur të shkojmë në qiell. Kur vijmë te Bibla ne duhet të falënderojmë Perëndinë që di gjëra që ne nuk mund t’i kuptojmë plotësisht.
Por ne duhet të besojmë gjithçka që thotë Perëndia, madje edhe në qoftë se nuk mund ta kuptojmë atë plotësisht. Ne nuk mund t’i lëmë mendjet tona të gjykojnë Biblën; në vend të saj, ne duhet të lëmë Biblën të gjykojë mendjet tona! Në Ligjin e Perterire 29:29 lexojmë: «Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji». Fjalet e Urta 25:2 thotë: «Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë». Ne duhet ta konsiderojmë atë nder që të hetojmë thesaret e të vërtetës që janë fshehur në Fjalën e Perëndisë!
LOOK-Tani është Koha të Shikosh mardhëninen tënde me Perëndinë! Çdokush ka njëfarë marrëdhënie me Perëndinë. Disa e mohojnë egzistencën e tij; të tjerë ndiejnë që ai është i vërtetë, por shumë larg. Disa mundohen ta gjejnë brenda vetvetes, disa kërkojnë të njohin Perëndinë përmes mësimit fetar apo traditave. Por në çdo rast perceptimi i tyre për Perëdinë, besimi apo mosbesimi i tyre i vendos ata në një lloj marrëdhënie me Perëndinë. Si duket marrëdhënia jote me Perëndinë? Si do e përkufizoje atë sot? Disa marrëdhënie, si marrëdhënia jote me shitësen tek dyqani i lagjes, nuk kanë shumë ndikim në jetën tënde. Të tjera, si marrëdhënia jote me prindërit e tu, ose bashkëshortin/en, janë shumë domethënëse. Marrëdhënia jote me Perëndinë është një ndër më domethënëset. Çfarë ti beson rreth tij ka një ndikim
të thellë në çdo fushë të jetës tënde. Bibla është një burim mahnitës informacioni rreth Perëndisë. Për mijëra vjet njerëzit kanë gjetur përgjigje për pyetjet bazë të jetës tek faqet e saj. A e dije që marrëdhënia jote me Perëndinë përshkruhet aty? Ky studim është një ftesë për të parë më afër atë që thuhet aty. Për ta bërë këtë ti duhet të shohësh katër gjëra:
Shih veten tënde
Shih problemin tënd më të madh
Shih zgjidhjen e Perëndisë
Shih atë që duhet të bësh.