Pak Histori
–Etapa I: Përgatitja për fillimin e veprës . Perëndia në shumë mënyra dhe duke përdorur disa besimtarë në veçanti si Danillo VALLA, Salvatore CORCELLI, Librado SALGADO, etc, po nxiste individualisht besimtarë e gradualisht edhe gjithë kishën e Manfredonias në fundvitet 80 drejt Shqipërisë, e në veçanti drejt qytetit të Vlorës.
–Etapa II: Fillimi dhe përparimi i veprës 1992 – 2001. Në verën e vitit 1992, pas disa takimesh intensive të drejtuesve të katër kishave të Manfredonias, erdhi në Vlorë çiftet e para: Michele&Graziella CIOCOLA dhe Domenico&Eva CIOCICOLA, të cilët organizuan takime fëmijësh, vizita dhe shpërndarje literature në rrugë. Në vjeshtën e këtij viti filluan edhe takime javore me familjet përreth shtëpisë misionare.
Në 25 prill 1993 u bënë pagëzimet e para në Teatrin e Qytetin dhe kështu mori trajtë KUV Vlorë. Ndërkaq Domenico&Eva COIOCOLA, sëbashku me dy fëmijët e tyre Rebeca e Andrea u vendosën në Vlorë dhe Zoti i përdori deri në vitin 2001, derisa kisha njohu pleqësinë e saj (Selamet ZENELI e Gentian JONUZAJ) dhe dhjakët (Ylli VEIZAJ e Ilir ÇOBANI).
–Etapa III: Kisha ecën përpara 2001- 2006. Njohja e pleqësisë dhe e dhjakëve shënoi mbarimin e periudhës misionare dhe fillimin e vetqeverisjes (autonomisë) së kishës. Kisha eci përpara dhe rritej, por ndihej nevoja e një pjekurie dhe përvoje më të madhe, në veçanti nga pleqtë dhe dhjakët. Kjo padyshim që përcaktoi edhe mangësi apo gabime të pashmangshme. Ndërkaq një grup adoleshentësh në kishë po rriteshin në shtat dhe besim duke marrë edhe përgjegjësi e shërbesa. Erdhën martesat e para që janë bërë deri sot plot 18.
–Etapa IV: Moment reflektimi dhe Pjekurie 2006-2013 Në vitin 2006 kisha ngeli pa pleqësi dhe në këto kushte një grup vëllezërish, në përbashkësi dhe harmoni me kishën formuan një Grup Shërbimi që udhëhoqi kishën deri në nëtor 2011, si për nevojat që kishte kisha, ashtu edhe në proçesin e njohjes së pleqësisë së re. Kisha u drejtua nga tre vëllezër që ishin në provë si kandidatë për pleq.
–Etapa V: Një Vizion të Ri (2014- Vazhdim)
Në 2013 Kisha u be me Pleq të rinj, Gentjan Jonuzaj, Rezart Lamaj dhe Juljan Muhameti. Gjatë kësaj periudhe kisha u fokusua në Mandatin e madh dhe në përgjigjien e pyetjes, Përse na ka thirrur Zoti në këtë periudhë në Vlorë. Duke u përkushtuar dhe impenjuar çdo besimtar në shërbim të Perëndisë.
VIZIONI JONË
MISIONI YNË
Të njohim Krishtin dhe të bëjmë të mundur që të tjerët ta njohin Atë!
Pleqt e Kishës Lokale Vlorë
66
LIBRA TË BIBLËS
1992
UNGJILLORËT VLORË
7
TAKIME JAVORE
24
LUTJE PËR SHQIPËRINË
Përkujdesje ndaj njëri-tjetrit
Shërbejmë Komunitetin tonë
Shprehim dashurinë me Vepra
Pse një Vizion?
Mandati
Mandati “ Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen``.” Mateu 28:16-20
Urdhërimi për Kishën Lokale
Mbas urdherimit te madh vjen keshilla per Kishen Lokale: “Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues, për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit, derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit, që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit, por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti. Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.” Efesianet 4:11-16
Veprimi ynë në Praktikë
“Ne shikojmë jetët tona në shërbim të Perëndisë duke u transformuar, besojmë në Fuqinë e Ungjillit Jetëndryshues, duam të shikojmë jetën e Vlonjateve të ndryshuar nga Fjala e Perëndisë, duke ungjillizuar, dishepullizuar, themeluar të krishterë të fokusuar në mision, trajnuar udheheqës shërbëtor të rinj me anë të dhënies së përgjegjësive dhe të sigurojmë bazë materiale që të mund të shërbej për Mbretërinë e Perëndisë ”
VARG FRYMËZUES
Në paqe do të shtrihem dhe do të fle, se vetëm ti, o Zot, më strehon në vend të sigurtë.
Psalmi 4:9
Krishti na çliroi që të jemi të lirë, prandaj qëndroni fort e mos bini sërish nën zgjedhën e skllavërisë.
Galatasit 5:1
Kisha është trupi i Krishtit, është plotësia e atij që me praninë e tij bën gjithçka të plotë.
Efesianet 1:23