Shënjat dalluese të besimtarit të Krishterë

Letra e Parë të Pjetërit: Përqëndrohet më shumë në rreziqen qe i kanosen kishës dhe të krishterit nga jashë saj dhe më saktë prej persekutimit për shkak të besimit dhe të mënyrës së jetesës së të krishterëve, nga ushtri, perandori, pushtete të jashtme! Inkurajimi Kryesor: Nënshtrojuni Perëndisë dhe vendoseni veten tuaj nën sundimin e Tij! Kini besim tek Krishti dhe fuqia e tij!

Në Letrën e Dytë të Pjetrit: Pjetri përqëndrohet më shumë në rreziqet që kisha ka nga brenda saj. Më shumë nëpërmjet mësimit të rremë. Inkurajimi Kryesor: Rritu në njohjen e së vërtetës, që të mund të njihni të gabuarën duhet të njihni më mirë të vërtetën! Kjo do të jetë mbrojtja juaj, të njihni të vërtetën!

IDEJA KRYESORE E 2 PJETRIT:

Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!

Ideja e njohjes që në një farë mënyre është edhe fjala kyçe në këtë letër nuk ka të bëjë me njohurinë sepse ke informacion, por ka të bëjë me informacionin që transformon, jo thjeshte e di por ti je duke u kalitur nga ajo që di. Të njohësh Krishtin duhet të ecesh me Krishtin dhe duhet të rritesh në Krishtin. Nuk ka të bëj me përsosmëri por ka të bëjë me të paturit gjithmonë Krishtin si etalon! Të bëhesh si Krishti!

Shenjtërimi– Besimi pa vepra është i vdekur

Dallimi– më shumë di dhe kalitesh nga e vërteta aq më e lehtë është të gjej mashtrimin

Shpresë– Duke pasur dallimin duke i shtuar shpresën do të bëj jetën tënde të plotësuar në pritjen e Krishtit!

Gjatë gjithë kohës në këtë letër Pjetëri është duke përsëritur gjatë gjithë kohës që ai do të na kujtojë ne që jemi në këtë rrugëtim të mund të vendosim gjërat e rëndësishme përpara cdo gjëje. Ai fillon me kujtesën e thelbit të ungjillit të Jezusit dhe ky do të jetë ajo që ne do të fillojmë të shikojmë sot në dy vargjet e para!