Kristi Seraj

Kam filluar te besoj qe Jezusi Krishti vdiq per ne, para nja 4 vitesh pas nje kampi te krishter me adoleshente.
Fillova te besoj duke u bindur permes Biblës ato qe Ai kishte bere por kjo nuk mjaftonte qe te bindesha plotesisht.
Dikush me pyeti nese do te vinte Jezusi ne toke ku do te shkoje dhe pergjigja ime ishte e pasigurt gje qe me beri te mesoja me shume per Jezusin dhe te kuptoja se kush ishte Ai ne te vertete. Vura re se cfare ai ka bere ne jeten time qe me beri te besoja plotesisht te Ai.
Ai me ka shpetuar nga shume konflikte, aksidente, me ka bere pjese te kishes se tij, ka ndenje prane meje ne kohe te veshtira. Ai beri qe nje femije me probleme te frymemarrjes te behej nje femije i shendetshem te rritej dhe te behej pjese e familjes se tij. Une besoj qe Jezusi dha jeten ne kryq per ne. Gjoni kapitulli 3 vargu 16 thote: Sepse Perendia dha Birin e tij qe kushdo qe beson ne te, te mos humbase por te kete jete te perjetshme.