Në realitetin shqiptar shpesh hasim persona që rrëfejnë se besojnë në Zot apo janë fetarë, por nuk besojnë në jetën pas vdekjes, apo nuk e marrin seriozisht përballjen me gjykimin e Zotit. Por në fakt të besuarit në Zot nuk ka kuptim pa të besuarit se jeta apo ekzistenca vazhdon pas vdekjes, dhe që ky realitet përcaktohet pikërisht nga përballja me gjykimin e Perëndisë, nëse destinacioni do jetë ferri apo parajsa, ndryshe edhe qielli.
Nga ana tjetër, ka rëndësi që ajo që besoj dhe jeta ime si aplikim i këtij besimi të më garantojnë se në fund unë doshkoj në qiell. Bibla, si zbulimi eskluziv i shkruar i Perëndisë, ndryshe nga libra të tjerë fetarë apo teologjikë, i kushton një vëmendje abbsolute kësaj çështje. Zbulimi biblik fillon me krijimin, duke patur në qendër krijimin e njeriut dhe afërsinë e tij me Krijuesin. Na jep rrethanat se si kjo marrëdhënie u ndërpre në mënyrë fatale për shkak të mëkatit dhe vazhdon pastaj me historikun e përmbushjes së planit të Krijuesit për rifitimin e kësaj marrëdhënieje, përmes vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, që kulmon me ringjalljen nga vdekja dhe shkuarjen e njeriut në qiell. Apostulli Pal thotë se: “Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall. Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.” Mesazhi i ungjillit të Krishtit nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse nuk do të na jepte sigurinë se të ndjekurit e Tij është siguria për të shkuar në qiell një ditë.
“Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.” Gjoni 6:47.
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.” Gjoni 3:16
“Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” Gjoni 14:12-13
“Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: “Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve”. Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: “A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim? Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe”. Pastaj i tha Jezusit: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Atëherë Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”. Luka 23:39-43