Çfarë do të thotë për një besimtar “Fjala e gjallë e Perëndisë”?

Qe kur fillojmë të studiojmë Biblën ne krijojmë disa paradigma si – Kjo është thëne për atë kohë….! Ajo është thëne për izraelitët…, për hebrenjtë…, për farisenjtë…, etj… –  Dhe këto na bëjnë ta shohim shkrimin si një dokument referimi për një kohe, për një popullësi, apo ngjarje të caktuar. Por në këtë mënyre ne mund të bëhemi njohës shume të mire të Fjalës, por do të mbetemi thjeshtë teologë që shumica e tyre (bile teologet me të mire ne botë) janë jo besimtare. Dhe kështu ne fund nuk do të ketë shërbyer për asgjë gjithë studimi apo përpjekja për të njohur më mirë Perëndinë.

Shkrimin na thotë:” Sepse fjala e Perëndisë është e gjalle dhe vepruese…” Hebrenjtë 4: __. Prandaj kur lexojmë apo studiojmë Biblën(Fjalën), ne duhet të kuptojmë se ajo na drejtohet ne personalisht, mua, ty, – pavarësisht kohës, vendit, gjuhës, racës, kulturës, etj… . Ajo është shkruar personalisht për ty dhe për mua, aty do të gjejmë veten, do të gjejmë rrugën dhe do të gjejmë shpëtimin. Një praktike qe beje kur jam ne udhëkryq apo dilema për diçka apo për një vendim, unë marr biblën ne dore, i lutem Zotit të me tregoje rrugën e duhur pastaj filloj të hetoj shkrimet dhe për çudi gjithmonë gjej një rast të ngjashëm me situatën ku jam, apo një varg që më qartëson idetë, apo një kapitull qe me jep zemër dhe shpresë….!!!

Kjo vëllezërit dhe motrat e mi është “Fjala e gjallë” që thotë Shkrimi. Ajo na flet gjithmonë nëpërmjet rreshtave por jemi ne që nuk e dëgjojmë dhe nuk tregohemi të vëmendshëm. “Shikojmë por nuk vëmë re, dëgjojmë por nuk kuptojmë” na e thotë vetë Fjala.

Ajo është me e gjalle se kurrë vëllezërit e mi, sidomos ne çastet vendimtare dhe në vështirësi, siç është dhe situata qe kemi tani me krizën e koronavirusit. Prandaj lexojeni Fjalën me kujdes, me vëmendje dhe me zemër të hapur dhe ajo do t’iu flasë ne çdo kohe dhe situatë. “Merrni zemër dhe mos kini frike” na thotë Fjala edhe për koronavirusin. Amen…