Pashka ishte një festë e shenjtë e urdhëruar nga vetë Zoti, përpara se populli i Izraelit të dilte nga vendi i Egjiptit. Dhe kjo festë me kalimin e kohës do të kthehej në një kohë gëzimi të madh, sepse do të festonte daljen e Izraelitëve nga skallavëria e tyre në Egjipt. Pashka e parë vulosi fillimin e kombit të Izraelit dhe i përkufizoi ata si populli i Perëndisë.
Nën dritën e kësaj, nuk është çudi pse pashka ishte festa më e rëndësishme për Izraelitët, për shekuj me radhë. Në kohën e Jezusit, pashka ishte bërë një traditë shumë e rëndësishme dhe e veçantë familjare. Në mbasdien e asaj dite, përpara se të përgatitej darka e pashkës, çdo familje do të çonte një qengj për ta sakrifikuar në tempull. Pasataj ata e piqnin qengjin dhe e hanin me familjen dhe miqtë që mund të kishin për darkë.
Ajo darkë ishtë shumë e veçant për një Izraelit. Fokusi, gjatë kësaj darke ishte ritregimi i historisë së mrekullisë që Zoti bëri duke nxjerrë popullin e Izraelit nga Egjipti dhe se si një ditë Ai do t’i çlirojë ata përsëri me anë të Mesias.
Kur populli i Izraelit ishte nën pushtetin e Faraonit në Egjipt, një skllavëri mizore i shtypte ata çdo ditë. Dhe Zoti i kishte premtuar këtij populli se do ta çlironte. Dhe kur Faraoni nuk i’u bind kërkesës së Zotit për ta lënë të lirë popullin e Tij, atëherë një seri ngjarjesh të rënda ndodhën në Egjipt në atë kohë. Dhe një ndër to, më e rënda, ishte vdekja e të parëlindurit në çdo familje.
Por për popullin e Izraelit Zoti kishte përgatitur shpëtimin. Ai i udhëzoi ata, që të thernin një qengj ose kec, dhe me gjakun e tij të lyenin derën e shëtpisë së tyre. Dhe kur ëngjëlli i Zotit, të vinte dhe të shikonte gjakun, të kalonte tutje pa e prekur atë shtëpi.
Dhe ky është kuptimi i pashkës: Dënimi i Zotit kalon tutje. Vdekja nuk e prek atë shtëpi e cila është e lyer me gjakun e sakrificës.
Për shekuj me radhë, Judenjtë kanë besuar se Zoti do të sjell përsëri çlirimin e Tij, ditën e Pashkës. Edhe në ditët e sotme është tradit që një fëmijë i shtëpisë, natën e pashkës, hap derën se mos është profeti Elia duke qëndruar aty. Sepse Zoti ka premtuar tek Malakia se do të dërgoj Elian, përpara se dita e Zotit të vij.
Por 2 mijë vjet më parë, ajo që mendohej se do të ishte një festë pashke si çdo vit tjetër, mori një kthes të jashtzakonshme. Në atë natë, Izraeli dhe bota kishin një vizitor të pa zakontë. Në atë natë, që mendohej se ishte një pashkë e zkonshme, mes nesh ishte vetë autori i pashkës. Ai me siguri, kishte qënë prezent edhe në pashka të tjera gjatë jetës së tij në tokë, por në atë pashkë Ai do të bënte diçka e cila do të ndryshonte jetën e njeriut përgjithmonë.
Në pashkën e parë Zoti çliroi popullin e Izraelit nga skllavëria fizike, duke përdorur gjakun e një kafshe të thjesht. Por shumë shekuj më vonë, nëpërmjet gjakut të birit të Tij (Jezus Krishtit), Ai do të çlironte shumë njerëz dhe shumë popuj nga skllavëria e mëkatit, përgjithmonë.
Në pashkën e parë çlirimi nga skllavëria ishte i përkohëshëm, sepse ne e dimë që Izraeli u robërua shumë herë të tjera. Por në pashkën e dytë, çlirimi është i përjetshëm.
Nëse ti je me prejardhje katolike, ortodokse, nëse je i krishter ungjillor, nëse je mysliman apo ateist, ose i një besimi tjetër, unë të ftoj ta shikosh pashkën në një dimension tjetër. Pashka e vërtet, nuk është thjesht një kremtim i një ngjarje historike. Por është kremtimi i veprës së shpëtimit të Perëndisë, e cila ka çliraur dhe do të çliroj shumë bijë dhe bija, nga çdo komb dhe çdo gjuhë. Dhe ky shpëtim vjen vetëm si rezultat i besimit të personit në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit, duke u penduar për mëkatet e veta dhe duke vendosur të zbatojë mësimet e Jezusit në jetën e vet.
Zoti e mbajti premtimin. Ai solli përsëri shpëtimin, gjatë një feste pashke. Këtë herë jo me gjakun e një kafshe, por me gjakun e Birit të Tij të vetëmlindur.