5 Vërteta në 7 Minuta rreth Vetmisë!- Episodi 2

Unë mendoj që vetëmia ka një qëllim shumë më të madh. Ne ndihemi vetëm sepse ne nuk kemi një mardhënie me krijuesin tonë, me çdo gjë që ne mundohemi të mbushim vetminë tonë asnjeherë nuk është e mjaftueshme sepse ne jemi krijuar për të qënë në përbashkësi me Perëndinë. Pra vetëmia është gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të njohur Perëndinë. Më shumë se një mundësi vetmia është aty sepse është momenti më i mirë që ne mund të dëgjojmë zërin e krijuesit tonë. Qëllimi i vetmisë më shumë se sa të na japë një pauz me betejat që përballemi në jetë është një udhërrëfes për tek Krijuesi (Perëndia) i cili është i vetmi që mund të mbush boshllëkun në ne sepse Ai është dashuri, Ai mund ta mbush këtë boshllëk sepse Ai na njeh dhe njeh nevojat tona. Vetmia është një hije që na drejton drejt dritës…