Shumë prej nesh sidomos ditën e sotme na ka kapur paniku në lidhje me KoronaVirus, sapo Qeveria vendosi si mas parandaluese të mbyll shkollat dhe çdo aktivitet publik deri ne datën 3 Prill 2020. Çfarë po ndodh me botën? Çfarë po ndodh me ne? A do të dalim të gjallë? A është ky fundi i botës? A do të jetë jeta përsëri e njëjtë?
Jeta është e vështirë në këtë momente dhe ka nevojë që secili prej nesh ta dijë ses kush është në kontroll të situatës!
Në shumicën e rasteve ne nuk e dijmë përse gjërat ndodhin dhe kemi gjithmonë shumë Pse!
- Pse një sëmundje?
- Pse një pandemi si kjo?
- Pse kaq panik? Pse kaq pasiguri?
- Pas në biopsie souk është akoma më i math, pse mua Zot!?
Në të gjitha këto pse secili prej nesh ka 6 faza reagimi në situat e vështira:
- TË SHOKUAR (Mendoj që secili prej nesh ndihet kështu në këtë moment, Përse ne duhet të kalojmë këtë situatë? Përse Perendia po lejon këtë Pandemi? Përse duhet të friksohemi? Çfarë do të më ndodh mua? Si duhet ë veproj? Ku është Zoti tani?)
- TË PIKËLLUAR ( Në momentin që ky virus do të kap në të afërmin tonë apo vetë ne do të kalojmë në fazën tjetër të reagimit. Dështpërim, pikëllim, izolim, mohim, gjetjen e fajtorit, mundësinë për të reaguar….
- LUFTA (Kjo është faya e tretë e reagimit, mbasi nuk kemi gjetur fajtorin apo kemi fajësuar dikë do të fillojimit më të kërkojmë përgjigjie, dhe në këtë rast mendja dhe zemra jonë do të kërkoj të gjej përgjigjie ndaj Perëndisë, dhe kur nuk do te kemi marrë një përgjigjie do të hyjmë në atë fazën e mohimit…)
- DORZIMI (Ti e kupton që nuk ke fuqi dhe kontroll në lidhje me atë që po ndodh , ti kupton që Perëndia është sovran dhe Ai i ka gjërat nën kontroll…Ti vendos ti dorzohesh vullnetit të tij dhe këtkon të dish prej Tij Çfarë ai do të të mësoj. Pra kalon ka të bërit pyetjen PSE?, në ÇFARË?)
- SHENJTËRIMI (Kjo është faza ku ai person që ka besim se Perëndia është sovran dhe ka të gjitha gjërat nën kontroll lejon që vetja e tij të kalitet në të menduar sipas mendimit të Perendisë dhe vepraon sipas vullnetit të Perëndisë e treguar në Fjalën e Tij në BIBËL)
- SHEMBULL ( Në fund fare ti kupton që Perëndia dëshiron që ti të jesh shembull për të tjerët në situatën që ke kaluar dhe ti mund të ndihmosh të tjerë të kalojnë në këtë rrugëtim. Kush më mirë sesa një prind me fëmijë autik mund ti flas për vullnetin e Perëndise nje familja që sapo e ka zbuluar këtë gje tek femija i tyre, kush më mirë se dikush që ka gjetur Zotin në burg mund ti flas një të burgosuri, kush më mirë sesa një person që është çliruar nga droga mund ti flas dikujt që po vuan nga kjo gjë…etj).
E nisa këtë meditim të shkurtër me pyetjen çfarë po ndodh me ne? Çfarë po ndodh me botën? Dhe me panikun që edhe mua si secilin prej jush e ka zënë në këtë moment. Unë jam i SHOKUAR me atë që po ndodh në botë me Koronavirusin, POR unë e di se KUSH ËSHTË SOVRAN NË KËTË BOTË….
UNË E DI QË PERËNDIA ËSHTË ME NE, AI ËSHTË NË KONTROLL DHE AI MË DO! Po ti?