Si të vendosim qëllime dhe ti arrijmë ato!

Kur unë kam qënë adoleshente apo dhe studente nuk më ka mësuar njeri që për gjatë një vitit unë të vendosja qëllime apo objektiva.

Në kohën time, sidomos adoleshnte nga familja ime kishte qëllimi të përgjithshme si psh, mëso të gatuash, ndonjë shkollë të mirë, martohu, fëmijët etj….

Por sot për shkak dhe të internetit dhe mënyrës se si jeta po shkon duhen ose është e rëndësishme të kesh objektiva. Me objektiva njeriu mund të eci prërpara, të shikosh përparimin tend në jet apo ti japësh drejtim gjërave të rëndësishme gjatë vendimarrjeve që secili prej nesh duhet të përballet cdo ditë.

Nëse nuk vendos qëllime është si një udhëtim me makinë nga Shqipëria në Kanada, ti nisesh dhe destinacionin e ke të qartë, dëshiron të arrish në Kanada, por harron që për të vajtur atje, kërkon shumë kohë dhe mjete të tjera të duhen, nuk ke menduar që të maresh ujë dhe ushqim, nuk ke marrë rroba për t’u ndërruar apo të trasha për temperaturat me minus(-), nuk ke marrë një aparat fotografik për kujtime.

Në të njëtë menyrë është edhe me vitet që kalojnë për ne destinacioni është I qartë të arrijmë në Dhjetor, ne e dijmë që do të arrijmë atje me patjetër por a kemi objektiva të qarta se cfarë rrugëtimi duhet te bëjmë gjatë vitit. A kthejmë ne kokën në fund të Dhjetorit dhe shikojmë që thjeshtë kemi ecur kuturu.

Prandaj ne kemi nevojë për objektiva të cilet janë SMART në Anglisht:

  • Të matëshme
  • Të arritëshme
  • Realiste
  • Specifike
  • Kohore

Këtë fillim viti kam dëshirë t’ju sfidoj me disa këshilla praktike në lidhje me jetën tuaj si student:

  1. Mendo çfarë dëshiron dhe cfarë do te arrish (ambicja)

Një nga faktorët kryesorë që nxit  objektivin apo qëllimin është ‘ambicja’, nëse ti nuk ke dëshirë të madhë për të arritur qëllimet e tua kjo ndodh sepse ti nuk e di se çfarë  qëllimesh ke në jetë. Nese qellimet e tua nuk te bejne te gezuar apo nuk te nxisin do ishte e mira te uleshe dhe ti rishikoje nese ke vendos te duhurat dhe shkruaj ato dhe lexoi me ze te larte.

  1. Kupto “Përse-në?”

Në momentin që i ke vendosur qëllimet dhe je shumë i gëzuar bëj pyetjen Përse? Përse  i ke vendosur këto qëllime? Dhe jepi përgjigje vetes por këtë pyetje në secilin pres objektivave që ke vendosur? Bëja përsëri këtë pyetje vetes deri sa te kesh arritur tek përgjigja e duhur.  Në momentin që do të të zërë frika, nuk ke kohe,  dembelosja, kujtoi vetes dhe bëja vetese përsëri pyetjen  Përse? Kjo pyetje të mban në shina.

  1. Dil për kafe ose në takim me veten tënde!

Na pëlqen shumë kur dalim për kafe me mikun apo mikeshën tonë sidomos ne në Shqipëri. Dhe zakonisht nuk do ti themi jo për të dalë për kafe apo xhiro mikut që ne duam forte.

Ftoje veten tënde dhe mos i thuaj jo, merre këtë kohë për të punuar mbi qëllimet e tua, ashtu siç është e rëndësishme koha me të tjerët po as-tu akoma më e rëndësishme është dhe koha me veten tënde.

  1. Krijo zakone që mbështesin qëllimet e tua

Zakonet e këqija prishin ato të mira. E në fakt jeta jonë është e mbushur plot me zakone. Nëse një nga qëllimet e tua është të lexosh 1 libër për 1 javë por kur je në shtëpi rri dhe meresh me instagramin dhe shikon që ka kaluar 1 orë, tani do ikesh prapë në shkollë ose të bësh për të ngrënë, nuk e kishe kohën për të lexuar librin.

Në vend të 1 ore apo 30 min Instagram mund të lexosh librin dhe kështu krijon një zakon të mire drejt qëllimit tënd. Shembulli I Celularit në familjen Muhameti.

  1. Përqëndrohu

Përqëndrimi është shumë i rendësishëm në arritjen e qëllimit, kur përqëndrohesh do të thotë që organizon jetën tënde, eleminon shpërqëndrimet, krijon një plan dhe i futesh punës.

  1. Vlerëso arritjet e tua

Kur ke qëllime/objektiva  ji gjithmonë aktiv, por gjithashtu ndalo dhe  vlerëso, shiko rezultatet. Shiko cfarë ke arritur të realizosh apo të përvetësosh. Vlerësimi i shpeshtë i objektivave të tua të mban llogaridhënës ndaj vetes tënde.