Kjo është një luftë midis dashurisë edhe Frikës! Unë zgjedh dashurinë, Po ti?

Vazhdon tmerri në rrjetet sociale dhe në televizionet në shqipëri! Kam gjithë ditën që mendoj në lidhje me këtë gjë, në të vërtet gjatë gjithë kohës mendimi im ka qënë: Ku qëndron kontrasti në këtë situat midis “Besimit” dhe “Frikës”. Nëse ka besim atlhere nuk duhet të ketë frikë, dhe nëse ka frikë besimi është i vogël. Një miku im më dërgojë një sms duke më kujtuar që në të vërtet sutata që bota ndodhet sot nuk ësht një luftë Besim vs Frikë, por më shumë është një luftë Dashuri vs Frikë. Direkt mu kujtua ajo që Bibla mëson në lidhje me këtë gjë:

Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikënuk është i përsosur në dashuri. 1 Gjonit 4:18. 

Perëndia ynë  është Perëndi i dashurisë dhe jo i frikës i ligu është ai që sjell frikë. Duke menduar për këtë gjë dhe duke parë nëpër internet se si është e lidhur dashuria me Frikën zbulova dicka interesante që do të mundohem ta shpjegoj me pak fjalë:

Në trurin e njeriu ekziston një pjesë(elementë) që quhet  HIPOFIZA e cila ka përgjegjësinë e aktivitetit në tru. Hipofiza është e ndarë në PJESA PARA dhe PJESA MBRAPA (nuk po perdor termat mjekësor por thjeshtë terma të përgjithshëm. 

Me pakë fjalë PJESA PARE e hipofizës prodhon:

  • FSHLH (Hormonet mestruale)
  • TSh (Hormonet e Tiroides)
  • GH (Hormonin e rritjes)
  • Prolaktinen etj

PJESA E DYTË e Hipofizës prodhon:

  • Ostiocin (Ose ndryshe Hormonin e Dashurisë)
  • ADH (Hormonin e Frikës)

PJESA E DYTË nuk mund të prodhojë të dyja këto hormone njëkohësishtë, ose prodhon Hormonin e parë ose të dytin, pra ose DASHURI ose FRIKË.

Çfarë është duke prodhuar truri jot në këtë moment?

Duke kërkuar falje për një leksion të thjeshtë mjeksie edhe pse nuk jam kopetent për këtë, ajo që po më shqetëson me shqipëtarët tani është të gjithë neve na ka kapur frika dhe secili prej nesh po mendon vetëm për veten dhe jo për të afërmin, egoizmi e ka karakterizuar gjithmonë shqipëtarin mbas viteve 90′. O njerëz largoni FRIKËN shfaqni dhe praktikoni DASHURINË, rrini brenda dhe mendoni dhe për të afërmin, lerini kafenetë për ca ditë dhe shijoni dashurinë si një element HYNOR të jetës tonë që vjen nga Perëndia i dashurisë i cili…

Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë. Romakët 5:3-6  (Bibla)

Bekime