Si ti qasemi situatës që na ka mbërthyer? Kudo është përhapur një panik nga kërcënimi që kanoset prej Covid-19. Po Zoti ku është në këtë situatë? A është Ai në kontroll sic shkruhet në bibël, apo I ka dal situata jasht kontrollit?
Historia njerëzore është e mbushur plot me ngjarje të tilla (shumë prej tyre, edhe më tragjike) dhe njerëzit në përgjithësi ngrenë pyetjen: Po Zoti? Cfarë roli, ose qëndrimi ka Ai në këtë rast?
Këto tragjedi botërore, duke marrë në konsideratë edhe rastin e virusit në fjalë, prekin këdo: të krishterë dhe jo-të krishterë.
Në mes të gjithë kësaj rrëmuje dhe kaosi, ku përpërplasen shumë botkuptime: Kush është Zoti në të vërtet? Dhe pse ndodhin këto nën hundën e Tij?
Bibla na jep një fakt të rëndësishëm në lidhje me Zotin. Tek Marku 4:41 thuhet: “…vallë kush është ky, që po i binden edhe era, edhe deti?”. Ky varg i referohet Jezusit, i cili në mes të një stuhie që kapi në befasi dishepujt në mes të detit, urdhëron erën edhe detin që të pushojnë, dhe ato i binden.
Në këtë kontekst, Perëndia ka fuqinë që të mund të ndaloj një fatkeqësi ose një sëmundje të tillë. Perëndia ka të gjithë njohurinë dhe autoritetin mbi gjërat e natyrshme dhe të mbinatyrshme. Ai ka fuqi të plotë për ta ndaluar atë ose jo. As mëkati, as Satani, as një lloj sëmundje, as një lloj dukurie nuk është më e fortë se Perëndia. Ai nuk është zënë kurrë në befasi; Ai nuk është detyruar kurrë të bëjë kompromis me dicka që nuk është në vullnetin e Tij.
Pyetja që duhet bërë në këtë rast nuk është: A është Perëndia në kontroll? Por duhet të bëjmë pyetjen: Si duhet ta kuptojmë ne këtë situatë?
- Krijimi i është nënshtruar kotësisë
Kur mëkati hyri në botë nëpërmjet Evës dhe Adamit, cdo gjë në krijim përfshirë trupat tanë fizik, përjetoi korruptimin e sjellë nga rënia, dhe të gjitha gjërat e gjalla do ti nënshtrohen vdekjes.
Edhe të Krishterët, duke qënë të shpëtuar nëpërmjet hirit, me anë të besimit në ungjillin e Krishtit, nuk i shpëtojnë dot këtij korruptimi fizik që con në vdekje.
Romakët 8:20-23
“…sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tone”.
Dita kur i gjithë krijimi do të clirohet nga skllavëria e prishjes, e shkatërrimit dhe e vdekjes, dhe do të trashëgojë lirinë e lavdisë së bijëve të Perëndisë. Por deri atëherë, sëbashku me gjithë krijimin edhe ne vajtojmë në veten tonë, duke pritur për shpengimin e trupit tonë, që do të ndodhë në ringjallje.
Ndryshimi për ata që i besojnë Krishtit, është se përjetimi i këtij korruptimi nuk është prishja e përjetshme. Romakët 8:1“Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu…”.
Dhimbja për ne është pastruese (shenjtëruese), dhe jo ndëshkuese. Ne vdesim nga sëmundjet si cdo njeri, për shkak të rënies. Por për ata që janë në Krishtin, gjëma e vdekjes është hequr (1 Korintasve 15:55)
2. Breshëri i dërguar nga Perëndia
Të gjitha fatkeqësitë natyrore – qofshin përmbytje, zi buke, tsuname apo sëmundje – jane një breshër i mëshirës hyjnore në mes të gjykimit të Perëndisë, për të thirrur të gjithë njerëzit kudo që janë, të pendohen nëpërmjet hirit të pafund të Perëndisë.
Tek Luka 13:1-5 Pilati kishte vrarë disa adhurues në tempull. Dhe kulla në Siloam kishte rënë dhe kishte vrarë 18 persona. Dhe Jezusi thotë këtë në vargjet 4-5 “Ose, a mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë”.
Tani, ky është mesazhi që Jezusi trumpeton ne cdo fatkeqësi natyrore, duke përfshirë edhe këtë rast të Corona Virus. Kushdo që është prekur nga ky virus, apo është duke dëgjuar të flitet kaq shumë për rrezikun prej tij, është duke dëgjuar në fakt këtë mesazh: “Pendohuni”. Pendohuni duke kërkuar mëshirën e Perëndisë për të sjell shpëtimin e Tij në mes të gjykimit. Pendohuni duke kthyer sytë dhe zemrën tuaj nga Kryqi, ku Jezus Krishti derdhi gjakun e Tij për mëkatet tona.
Pendohuni dhe besoni në shpëtimin e Perëndisë, sepse vetëm kështu dhimbja juaj nuk do të jetë ndëshkim, por një proces pastrimi dhe shenjtërimi.
Përshtatur nga një artikul i “Desiring God” prej Ermal Bimaj