Isha duke menduar disa këshilla që do të na shërbejnë çdo ditë në këtë situatë.
Ju lutem mbase do të jetë pak i gjatë por kini durim dhe i lexoni, po ashtu mundohuni ti zbatoni. Janë këshilla për aspektin praktik, si edhe këshilla për aspektin frymor si të krishterë.
ADMINISTRIMI DITOR NE SITUATEN QE GJENDEM
I – Këshilla praktike në familjet tona ndaj këtij virusi
a- Higjenë personale, mos e neglizhoni;
b – Minimizimin e të dalurit në qytet dhe në rrugët e lagjes (dilni vetëm në raste emergjente apo për pazare, ilaçe, vizitë mjekësore, punë, e të tjera emergjenca të tilla);
c – Aktivitete fizike në shtëpi apo lojra te ndryshme ( për kujdesin e vetes dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, fëmijët etj);
II – Kujdesi frymor për veten dhe të tjerët, çdo ditë
a – Leximi ditor personal i Biblës (paradite dhe mbasdite);
b – Studim personal i Biblës, studim grupi në internet i Biblës, lexim të librave të krishterë;
c – Dëgjimi i mesazheve video apo artikuj Biblik që do të postohen tek kjo faqe e kishës;
III – KOHE NE LUTJE (kërkesa KOMBETARE);
a – Lutje për veten dhe familjen tënde;
b – Lutje për personat në kishën tonë dhe të tjerat në Vlorë për këtë gjendje, situata ekonomike e familjeve te kishes;
c – Lutje për të afërmit e tu, prindërit vëllezër motrat etj;
d – Lutje për qytetin tonë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës;
e – Lutje për Shqipërinë në këtë situatë;
f – Lutje për qeveritarët tanë;
g – Lutje për sistemin tonë shëndetësor, mjek e infermjere që Zoti ti ruaj;
gj – Lutje për të gjithë të prekurit nga virusi që të kenë shërim të shpejtë;
h – Lutje për këtë situatë që të prodhojë tek njerëzit një dëshirë për të njohur Krijuesin , Zotin tonë.
IV – KOHE NE LUTJE (kërkesa nder-KOMBETARE);
1 – Lutje për të gjithë besimtarët në mbrare botën për këtë situatë që mund të ndodhen;
2 – Lutje për të gjitha ato shtete që janë prekur nga kjo situatë si Kina, Italia, Kosova …etj.
Duke pasur besimin tek Perëndia ynë që kujdeset për jetët tona, le tu kushtojmë rëndësi këtyre këshillave praktike, të cilat besoj se na ndihmojnë në këtë situatë IZOLIMI në shtëpitë tona.Së fundmi dy vargje nga Bibla;
Psalmi 102:1-2O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty. Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.