A mund ti besojmë?

Arsyeja kryesore, mik I dashur I këtij artikulli ka të bëjë me Fjalën e Perëndisë, a mund ti besojmë Biblës kur kanë kaluar shekuj që kur ajo është shkruar?Perëndia që në kohët e lashta, shekuj më parë ka dashur ti shfaqet dhe ti zbulohet njeriut. Perëndia në Bibël na është zbuluar në disa forma si më poshtë:  

1 – Krijimi, dora e Perëndisë në Krijim;

2 – Fjala e Perëndisë e adresuar personave të vecant;

3 – Fjalët e Perëndisë të shprehura përmes njerëzve/profeteve; 

4 – Përmes historisë së popullit të Tij/ Izraelit dhe kishës;

5 – Përmes mrekullive;

6 – Fjala e Perëndise si person/Jezus Krishti.

Perëndia në cdo cast ka dëshiruar të komunikojë me ne si njerëz dhe asnjëherë nuk na ka lënë në errësirë. Qëllimi I këtij zbulimi të Perëndisë është që njerëzit të mund të njohin në lidhje me Krijuesin. Vetë Perëndia ka një mesazh në këtë zbulim për njerëzimin. Ai ka dashur dhe do akoma sot që të ketë një marrdhënie personale me të. Ai do që krijesa (njerëzit) të mund të pajtohen me Të. 

Për të arritur këtë komunikim ne kemi Biblën, Fjalën e Tij që tregon dhe dëshmon për: Madhështinë e Tij, dashurinë pa masë ndaj nesh, drejtësinë, gjykimin ndaj mëkatarëve. Në këtë libër Ai na është zbuluar dhe ne mund ta njohim personalisht, ajo është Fjala e dhënë e frymëzuar prej Tij, vetëm që të na komunikojë mesazh specifik për ne dhe të na komunikojë vullnetin e dashurinë e Tij.

Me të drejtë ti lexues I dashur mund të bësh pyetje se duke kaluar një kohë kaq e gjatë, dekada e shekuj, që nga momenti kur janë hedhur fjalët e këtij libri dhe deri tani, kohët kanë ndryshuar, gjuhët gjithashtu, atëherë, forma për të ruajtur Biblën që nga kohët e hershme e deri tani, mos e kanë cënuar vërtetësinë e këtyre Shkrimeve të Perëndisë?

Mik I dashur kjo ka qenë edhe një pyetje e imja kur fillova të kërkoja për të VëRTETëN dhe për PERëNDINë. Vetë Perëndia ka përdorur njerëz nëpërmjet Frymës së Tij për të hedhur në rrasa guri, rrotulla apo letër, zbulimin e Tij që ne sot të kemi Biblën, Fjalën e Tij. Perënëdia ka përdorur rreth 40 persona që kanë jetuar në kohëra dhe perjudha të ndryshme brenda një harku kohor prej 1000 vjetësh që të harojë këtë Libër, Biblën që ka 66 Libra në të. Nëse na është dhënë kjo Fjalë, arsyeja është që ne, unë dhe ti të njohim mesazhin që ka në mënyrë personale. Shumë persona e vënë në dyshim se Bibla është Fjalë e Perëndisë, shumë mendojnë se janë fjalë që njerëzit I kanë shkruar për gjërat që kanë ndodhur në të shkuarën. Por Perëndia për të dhënë mesazhin e Tij njerëzve duhet të përdorte të njejtën gjuhë e komunikim me njerëzit në mënyrë të till që mesazhi I Tij të kuptohet nga njerëzit. 

Kur Jezusi ishte me njerëzit dhe I mësonte lidhur me Shkrimet e Biblës në Testamentin e Vjetër, pranon se ‘’Ligji’’ në Testamentin e Vjetër, apo ‘’Shkrimet’’, apo kur thotë ‘’tek profetët është shkruar’’ pranon se janë Fjanë të Perëndisë. Pra po të lexojmë nga Shkrimet e Testamentit të Vjetër shpesh profetët shprehen dhe thonë: Zoti tha, Zoti ka thënë këtë. Perëndia ka përdorur njerëz të zgjedhur nga Ai vetë për të komunikuar me njerëzit, ose sic quhet ndryshe u është zbuluar njerëzve nëpërmjet profetëve. Një referencë shumë e bukur që gjejmë tek Testamenti I Ri është tek Libri I Hebrenjve 1:1 – 2 Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,  (2)  së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

Ai së fundmi zbulimin e Tij na e ka bërë nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit. Mesazhin e vecantë për ne së fundmi e ka dhënë pikërisht përmes Jezusit, mesazhin që ka të bëjë me njohjen e rrugës së shpëtimit tonë nga mëkatet dhe njohjes të së vërtetës së dashurisë së Perëndisë për ne. Pra kjo Fjalë që ne kemi, Bibla është Fjala e Frymëzuar nga Perëndia, Fjalë e dhënë prej së Larti e jo njerëzore, e cila zbulon dhe shfaq vetë Perëndinë. Përmes kësaj Fjale ne mund ta njohim Perëndinë, Ai na shfaqet se si vepron me njerëzit dhe se si tregon dashurinë dhe hirin e Tij për ne dhe mbi të gjitha ne përmes kësaj Fjale shohim se Perëndia është I Drejtë dhe I cili ndëshkon mëkatin, sepse Vetë Ai është I Shenjtë.

Me kalimin e kohës kuptova se Perëndia I cili ka këtë mesazh, këtë libër të shenjtë që njerëzit ta lexojnë, e ka ruajtur Veprën e Duarve të Tij, Biblën nga cdo lloj rreziku. Ne kemi të bëjmë me Krijuesin, Ai që është I Gjithëpushtetshëm dhe e ka ruajtur Fjalën e Tij qoftë nga falsifikimet apo asgjesimet që I ligu ka dashur të veproje kundër Perëndisë. 

Pra ruajtja e Fjalës që sot e kemi në duar nuk është thjesht një veprim njerëor apo një kujdesje e besimtarëve që Ajo të mbetet e paprekur, por ka qënë një përkujdesje e vet Autorit të saj që është Perëndia. Perëndia ka dëshiruar dhe vazhdon të dëshirojë që Bibla, Fjala e dhëne prej Tij, kjo e vërtetë dhe ky zbulim I Perëndisë të na vij në ditët e sotme e paprekur. Po kështu kemi në mëndje se këto Shkrimi iu lanë në dorë një populli për ta mbajtur, ruajtur dhe trasmetuar me besnikëri nga njëri brez në tjetrin, një populli që e pa lavdinë e Perëndisë. Ky popull është Izraeli, populli I Zotit. Transmetimi, kopjimi në forma të ndryshme që iu bë Shkrimeve bëhej në mënyrë të saktë e me fanatizëm shumë të madh pasi këta njerëz I qëndronin besnik Perëndisë dhe kishin ndrojtjen e Perëndisë edhe në ruajtjen e mesazhit të Tij. Por realisht gjatë këtij procesi kopjimi të Shkrimit ne mund të gjejmë gabime të paqëllimta njerëzore që kanë të bëjnë me kopjimin e Fjalëve, të cilat nuk cënojnë vërtetësinë e saj. Ajo ngelet Fjalë e Perëndisë e frymëzuar prej Tij.

Këtë trasmetim të Fjalës nga njëri brez në tjetrin e ka në dëshirë vetë Perëndia, I cili kërkon që mesazhin e Tij ta njohin të gjithë. Që në fillim Moisiu mori rekomandim nga Perëndia që Fjalët e tij, Urdhërimet që ne I quajmë 10 Urdhërimet të shkruara në pllaka guri të qëndronin në Arkën e Beslidhjes. Një kopje e këtyre urdhërimeve duhet ta kishte edhe mbreti I Izraelit. Ai, mbreti duhet ta lexonte e ti përmbahej këtij Ligji të Perëndisë. Pra që në fillim Perëndia paracaktoi trasmetimin përmes kopjimit të Ligjit të Tij për brezat pasardhës, që sot jemi ne. Po kështu të njëjtin rekomandim mori edhe një person tjetër në Testamentin e Vjetër, ai është Jozueu, ta kishte Librin e Ligjit në cda cast, drejtuesi I popullit duhet të meditonte cdo ditë që të kishte sukses vetëm duke ndjekur mësimet dhe zërin e Perëndisë. Këtë e lexojmë tek Jozueu 1:7-8  Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh simbas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.  (8)  Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.

E së fundmi cfarë mund të themi? 

Bibla është Fjala e Perëndisë, kësaj Fjale ne mund ti besojmë pasi ka rezistuar dhe është ruajtur në shekuj me radh, si një proces ruajtje nga vetë Autori I saj, Perëndia. Qëllimi I vet Perëndisë është të njohim mesazhin që Ai ka për njerëzit e të gjithë brezave që kanë shkuar dhe që do të vijnë. Përgjegjësia ime, e jotja është ta kërkojmë këtë mesazh duke lexuar në Fjalën e Tij, në Bibël. Këtë rekomandim më specifik na jep edhe njëri prej personave që Perëndia e ka frymëzuar për të trasmetuar këtë mesazh, Pali. Ai I shkruan njërit prej bashkëpunëtorëve të tij Timoteut në lidhje me Shkrimin e Perëndisë tek Bibla 2Timoteut 3:15  dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.

Fjala e Perëndisë, Shkrimet sic lexojmë ne na bëjnë të njohur lidhur me nevojën e shpëtimit që ka njeriu nëpërmjet besimit që është në Krishtin Jezus.  Kështu pra, këtij Libri, Biblës kushtoji vëmendjen dhe rëndësinë që I takon, sepsë është Fjalë e ardhur prej Perëndisë, prej së Larti. Ajo është Fjalë e ruajtur si një thesar I cmuar dhe kërkon prej teje të zbulosh bukurinë dhe pasurinë e këtij thesari.