Një tentativë biblike për të analizuar Covid19

Gjatë gjithë jetës time nuk kam parë diçka si kjo që po ndodh tani. Situata në të gjithë botën me Covid19 (Coronavirusin virusin corona). Gjendja po ndyshon nga një çast në tjetrin dhe çfarë jemi duke dëgjuar nga italia, ajo që po ndodh atje është me një bilanc që i afrohet katastrofës. 

Në momentin që jam duke shkruajtur këtë reflektim kam 6 ditë në izolim sepse kam udhëtuar jashtë shqipërisë, ushqimi ma sjellin familjarët duke mbajtur një distancë të madhe prej meje, në shqiperi nuk lejohet të dalësh nga shtëpia edhe për të tjeret për 72 orët e ardhshme. Situata duket apokaliptike. 

Dhe të them të vërtetën, me disa hulmtime që bëra kuptova që kjo nuk është pandemia e vetme që bota ka kaluar gjatë kohëve moderrne:

36 Milionë njerëz kanë vdekur nga HIV/AIDS që nga viti 1976 kur u zbulua, Gjithashtu 500 milionë njerëz u sëmurën me gripin Spanjoll dhe 50 milionë prej tyre vdiqën, edhe po të gjurmosh do të zbulosh edhe pandemi të tjera në histori. 

Por është hera e parë, sidomos falë rrjeteve sociale dhe mjeteve të informimit që një pandemi ka pasur një ndikim kaq psikologjik, social dhe ekonomik për njerëzimin. 

Po çfarë thotë bibla, nëse thotë diçka për Covid19? Ka disa gjëra në fakt që mendoj se secili prej nesh duhet të ketë në mendje:

  • Sipas shënjave kjo Pandemi nuk është Zbulesa 13

Virusi Corona nuk është fundi i botës, për mua kjo pandemi nuk ka të bëj fare me Antikrishtin dhe Damkën e bishës. E di që disa të krishterë të cilët janë duke lexuar këtë artikull ndoshta do të jenë të zhgënjyer me mua. E di që shumë veta rreth e rrotull brenda mendjes së tyre janë duke menduar dhe duke u thelluar në idenë që ky është fundi, por nëse i hedhim një sy me vëmendje Zbulesës 13 kuptojmë që nuk është kjo që është duke ndodhur. (Nuk jam Profet, thjesht jam duke lexuar Fjalën e Perëndisë me vëmendje). Gjatë murtajës së zezë në vitet 1300 në Pragë njrëzit filluan të bindeshin që Judenjtë ishin duke helmuar burimet e ujit të të Krishterëve… 

Për Covid19 kanë filluar teoritë konspirative (që personaisht më pëlqejnë) sikur ky virus është hedhur nga amerikanët ndaj Kinës dhe Iranit, nga Rusët ndaj Europës dhe Amerikës etj. 

Kjo nuk ka të bëj aspak me Zbulesën 13 dhe gjatë gjithë kësaj kohe një pjesë që kisha gjithë kohën në mendje është izolimi që ndodhet me izrailitët që ishin me Lebër. Po hetoja shkrimet dhe në fakt gjeta që ndodhet tek Levitiku 13 (Rastësi numrat).

  • Ka shumë mundësi që ka të bëjë më shumë / Me shumë gjasa lidhet me Levitikun 13

Sipas enciklopedisë Judaike, mjekësia dhe feja ishin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën gjatë gjithë shkrimeve dhe traditave Judaike në lashtësi. Priftërinjtë në të njëjtën kohë ishin dhe “Kujdestarët” e shëndetit publik. Kjo është ajo që na mësohet tek levitiku 13. Edhe pse mund të duket si elementare për veshët tanë sot ishte diçka shumë e avancuar për atë kohë. 

Sipas Levitikut 13:21 Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë.

Sipas kësaj prifti do të shqyrtonte shënjat e një personi të sëmurë dhe do të vlerësonte shkallën e sëmundjes së tij. Nëse ai kishte shënja, do të izolohej nga të tjerët për 7 ditë, pastaj do të riekzaminohej dhe nëse shënjat vazhdonin do të qëndronte në izolim edhe 7 ditë të tjera. Ju duket ndopak e njohu ideja e izolimit për 14 Ditë?

Personat në izolim duhet të jetonin të ndarë nga familja e tyre, duhet ë jetonin jashtë kampit dhe pa kontakt me të tjerët. Në qoftë se ky person do të duhej të lëvizte (v.45 Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do tė veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën tė zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: “papastër, papastër“) në mes të turrmave duhet të vishte rroba të grisura dhe kur të kalonte afër njerëzve do të duhet të bërtiste “papastër, papastër”. 

Kjo është ajo që më kujton mua Covid19 në këtë periudhë dhe jo Zbulesën 13. Duke qënë se e nisa dhe e vazhdova me 13 këtë shkrim të shkurtër do të doja ta përfundoja me mënyrën se si duhe të sillemi ne si të Krishterë dhe pjesa që më erdhi në mendje ishte letra e parë drejtuar Korintasve 13. 

  • Unë edhe ti jemi të thirrur të sillemi sipas 1 Korintasve 13

Jemi thirrur të kujdesemi dhe të shfaqim Krishtin në çdo gjë që bëjmë sidomos në gjërat që tashmë bëjmë online. Shumë po shikojmë tani që njerëzit veprojnë në mënyrë egoiste dhe pa dhembshuri për të tjerët. Ajo që ne kemi nevojë të bëjmë është ta shikojmë më shumë në praktikë dhe të aplikuar pjesën tek 1 Korintasve 13:4-7

Dashuria është e durueshme; plot mirësi; 

dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

nuk sillet në mėnyrë tė pahijshme, nuk kërkon tė sajat, 

nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

 nuk gëzohet pėr padrejtësinë, 

por gëzohet me të vërtetën,

i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, 

i mban çdo gjë.

Kjo është mënyra se si jemi thirrur të jetojmë, kështu ndaj le të tregohemi besnik kundrejt Perëndisë duke kujtuar këto gjëra në kohë vështirësie, në çdo fjalë, në çdo klik dhe në çdo koment që bëjmë.

Thamë që nuk ka të bëjë me Zbulesën 13, Ka të bëjë me Levitikun 13, shfaqjen në jetën tonë të 1 Korintasve 13 dhe do të doja ta mbyllja me zbatimin e Romakëve 13. 

“ Çdo njeri le t`i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.” 

Nuk dua as të bëj apo të merrem me politikë, por nëse besojmë në Fjalën e Zotit sot është momenti ti bindemi asaj përsa i përket vargut të mësipërm.