Mos Ki Frikë 

  •  Hyrje

Jezusi tha që ndjeksit e Tij ishin “ …kripa e tokës” dhe “ … Drita e botës” Mateu 5:13-14

Ata duhet te kenë një ndikim të madh në shoqëri në të cilën ata jetojnë, duke qënë si kripa që e bën një rrugë me ngrica të kalueshme për ata që ndjekin. Kjo do të thjotë që jetët e tyre duhet të ishin active dhe jo thjeshtë ne mirmbajtje të asaj që kanë. Ata duhet të ishin ndjekës të Jezusit në mënyrën se si jetojnë dhe në gjërat që thonë.

Këto dy gjëra shkonë sebashku- atë që besimtarët thonë duhet edhe të vërtetohen në mënyrën se si ata jetojnë. Dhe njerëzit përreth do të kuptojnë arsyen përse besimtarët jetojnë një një mënyrë të caktuar nëse ata flasin dhe e shpjegojnë motivin e stilit të tyre te jetesës. Karakteristika numër 1 e dishepujve të Krishtit tek Veprat e Apostujve ishte të jetuarit të besimit të tyre publikisht dhe jo privatisht dhe të mos pasurit frikë të shpjeguarit atë që ata besonin.

Çfarë ndodhi me Pjetërin që në 53 ditë (nga mohimi-tek predikimi tek Veprat 2) ndryshoj qëndrim në lidhje me besiminb e tij?

A kemi ne dëshirë dhe kurajo të jemi si Pjetri?

Dishepujt e pare duhet të vërtetonin përkatësinë e tyre ndaj Krishtit duke ecur detyrimish kundra rrymës.

Nuk do të thotë që ata nuk kishin Frikë!

A dëshiron ti të jesh si Pjetri?

Tek veprat 4:20 Pjetri të njëjteve autoritete që 53 ditë më pare në një ditë të ftohtë afër zjarrit kishte mohuar Krishtin tre here me fjalë dhe pse me vepra ishte duke e ndjekur atë deri në vdekje. Tek Vepra të njëjtët autoritete shikojnë një Pjetër tjetër dhe dëgjojnë një Pjetër tjetër: “ Sepse ne nuk mund të mos flasim për atë që kemi pare dhe dëgjuar!”

Gjithësesi edhe pse shikojmë shembuj të tillë shumë prej nesh nuk ndihen gjithmonë të përgatitur, dhe nëse do të tjergoheshim të sinqertë disa prej nesh nuk ndihen aspak Gati për një gjë të tillë. Presioni per tju mbyllur gojën të krishtrëve në të njëjtën mënyrë si në kishën e pare nuk eshtë larguar por është akoma prezent dhe shumë real…

  • Besimi është personal dhe i joti
  • Ka shumë të vërteta pse duhet të besoj qtë që thua ti
  • Të jesh besimtarë është jashtë mode
  • Akoma me besim ti! Kemi kaluar atë faze tani, shkenca mund të shpjegoj gjithcka.

Si rezultat i presioneve te tilla apo dhe te tjera qe secili prej jush mund te zer ne goje, te krishteret vazhdojne te shkojne ne kishe por ne boten e jashtme ata heshtin, nuk shpallin, nuk jane me kripe apo drite e kesaj bote.

Shembull: Ne lidhje me momentin kur une kam filluar pune per here te pare ne shkollen Aulona Vlore. Biseda me drejtorin e shkolles…

Nese do te vazhdosh me karrieren tende duhet te mbash te fshehur besimin tende sepse ne jemi nje ambjent Laik.

Ate qe du ate shikojme sebashku sot eshte disa mesime nga Bibla ne lidhje me te ndarit te besimit tone me te tjeret, por ndryshe nga heret e tjera dua qe te shikojme sebashku disa hapa praktike.

Nga tja fillojmë:

  • Frika

Sipas Pjetërit frika është vendi i duhur për të filluar..1 Pjetri 3:13-17.

13 Dhe kush do t`ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën? 14 Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! “Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni“, 15 madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje, 16 duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t`ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin. 17 Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,

Përpara se të shikojmë elementët praktik të ungjillizimit do të ishte mire të shikojmë pak me detajë këtë urdhërim nga ana e Pjetërit.

Pjetri jo pa qëllim fillon me frikën sepse shumë njerëz e kanë tmerr të mund të flasin për Krishtin. Por Pjetri ceshtjen e frikes e kishte nga eksperienca personale dhe ai mund te fliste per kete gje dhe mund te tregonte rrugen e Perendise per te dale nga te pasurit frike per te folur.(Kujtojme qe ai kaloi nga Mohim-Deshmi Publike) Ai eshte duke u shkruajtur njerezve qe tashme kishin frike dhe ishin gjate gjithe kohes ne rrezikun e vdekjes nese do te shpallni publikisht Jezusin apo ne biseda te caktuara. Per kete arsye ai thote…

15 madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,

Pergjigjia ndahj frikes nuk ka të bej me aftesine tone per tju pergjigjur pyetjeve te veshtira ne lidhje me Jezusin, por me shume ka te bej me qendrimin. Tone ne lidhje me Zotin qe ne besojme.

Ne duhet ta nderojme ate si Perendia yne dhe Zoti yne. Duhet gjtihashtu te kujtojme qe Ai eshte ‘i shenjte’ qe do te thote i ‘ndarë mënjanë’.

Sipas Pjeterit duke u fokusuar ne friken e duhur (Ndaj Zotit) ne do te mund te heqim friken e gabuar qe ka te bej me te ndarit Perendine Publikisht. Ne jemi Ambasadot te Krishtit me Fjale dhe me Vepra. Ai nuk na ka lene vetem ne kete gje sespse ashtu si ai thote tek Gjoni 15:26-27 Perendia ka derguar nje deshmitare qe jeton ne ne dhe do te deshmopje ai per ne.

Vini re që mbasi fletë për frikën Pjetri ne këtë pasazh nuk fletë për Predikimin (kjo është një dhunti që jo të gjithë mund ta kemi), por ai eshte duke folur për bashkëbisedim, biseda të rastësishme, situate kur dikush nap yet rastesisht per besimin në Perëndinë.

  • Bashkëbisedimi

Si te fillosh nje bisede? Shume prej nesh nuk dine sit e fillojne nje bisede ne lidhje me besimin dhe duke mos ditur si tja fillojme nuk fillojme fare. Pjeteri ne nje farë menyre duket sikur i ka dhene zgjidhje ketij problemi duke thene tek v.15 qe ne duhet te jemi gati per pyetjet qe do te na bejne. Te jemi gati te pergjigjemi per shpresen qe eshte ne ne!?

Ndoshta shume prej nesh do te mendojne: Po pse duhet njerezit te na pyesi n per shpresen qe eshte ne ne?  Kjo ishte veshtiresia ne jeten time vitin e kaluar, kam qene duke medituar dhe duke kerkuar qe Zoti te me nxjerr perpara persona qe te me pyesin per shpresen qe eshte ne mua. Gjate kohes qe isha ne drejtorine arsimore kjo ishte shume e lehte per mua. …

  1. Vëzhgo me kujdes sjelljen e njerëzve me qëllim
  • Lutu per njerezit qe te rrethojne
  • Kerkoji Perendise te mund te te jap fjalet e duhura
  • Bej hap perpara per te biseduar me njerezit
  • Vazhgo se cfare jane duke bere, cfare po lexojne , cfare ju intreson-Biseda me Lorelin ne lidhje me sportin..
    1. Të bërit pyetje
  • Nje nga heronjte e mi te koheve te lashta eshte Sokrati, ai ishte I famshem ne lidhje me berjen e pyetjeve.
    • Eshte me e thjeshte te besh pyetje sesa tju pergjigjesh atyre
    • Pyetjet jane menyra me e mire per te njohur dike (Shoke apo i huaj)

Dikush mund te thote: Cfare lloj pyetjesh duhet te bej une per te arritur te bej nje bisede qe do te me jap mundesine te mund te flas per Perendine dhe per shpresen qe eshte ne mua.?

  • Fillo me pyetje te pergjithshme
    • Familja
    • Pasioni
    • Puna
    • Moti
    • Sporti

Shpejt e shpejt ti mund te arrish te kuptosh qe ke pasione te perbashketa me personat qe po bashkebisedon, nepermjet ketyre pasioneve ti mund te vazhdosh me pyetje derisa at ate fillojne te te bejne nje pyetje ty.

2. Të jesh gati të mbrohesh

Fjala “Mbrojtje”  vjen nga fjala greke Apologia qe mund te kekuptohet ne dy menyra:

  • Duket sikur ne kerkojme falje per Besimin tone te Krishtere
  • Duke sikur kjo fjale eshte aq teknike sa qe eshte vetem per profesionistet e mbrojtjes se besimit.

Tek veprat e apostujve ne gjejme shume shembuj te ‘apologias’ dhe ne shumicen e rasteve nuk ka te beje me dhe ien e pergjigjieve per pyetje komplekse por me shume tregimi I experiences se personit me Perendise dhe se si Perendia nepermjet Jezus Krishtit dha nje rrugedalje per njerezimin. Njerezit ne shumicen e rasteve nuk duan te dijne per besimin por per arsyen se pse ne kemi kete besim, eksperiencen me Perendine, boshllekun qe Perendia ka mbushur ne ne.

Ne duhet te perdorim zbulimin e Perendise ne jeten tone por edhe Llogjiken qe na beri ne te besojme tek Krishti, shume te krishtere bejne gabimin qe ndaj besimin-Llogjiken dhe kjo I largon njerezit nga e verteta, apostulli Pal ishte ekspert ne te berit bashke llogjiken dhe besimin dhe tek Veprat 17:22-31.

Po kur nuk mund ti pergjigjemi nje pyetje:

  • E para, Ji i sinqerte, eshte mire te pranojme paftesine tone per tju pergjigjur te gjitha pyetjeve. Kerkoju kohe qe te hetosh pyetjen e tyre dhe te takoheni ne nje moment tjeter me pergjigjien.
    • Ti i tregon bashkebiseduaesit qe nuk pretendon te dishe cdo gje
    • Ti I tregon qe e merr pyetje e tij seriozisht dhe qe per ty ai person ka vlere
    • Ti do ti takosh perseri dhe te vazhdosh bashkebisedimin me ta
  • E dyta, Kushtoji kohe dhe energji per te gjetur pergjigjien e pyetjes duke studiuar biblen apo libra te tjere te krishtere, sepse mbasi te besh kete gje nuk do ta harrosh kurre pergjigjien e pyetjes.

Dhe sigurisht te pergjigjesh pyetjeve te veshtira kerkon kohe dhe energji dhe nuk eshte e lehte por duke bere kete gje ne do te afrohemi me shume me Perendine dhe do te kemi nje mardhenie me te forte me te duke e njhur me mire.

Gjithashtu duke mos pretenduar te dijme pergjigjen e cdo pyetje ne do te fitojme respektin e bashkebiseduasve dhe ne te kundert do te humbasesh respektin dhe do te trasmetosh nje falcitet tek bashkebiseduaesi nese pretendon te dishe te gjitha pergjigjiet.

  • Të flasësh për Jezusin

Mateu 10:32 “ kushdo qe me rrefen mua…. edhe une do ta rrefej”…

Fjala ketu e perkthyer ‘rrefim’ eshte me shume sin je pranim i shkurter i njohjes me dike. Dhe ne jemi thirrur qe te mund te pranojme dhe te njohim ate.

Nje nga pyetjet me te shpeshta ne situaten e termetit qe une kam pasur ne bashkebisedim me miq te mi qe e dine qe jam i Krishtere ka qene Pytja: Ku ishte Zoti? Pse e lejoj Zoti?

Ne pyetje dhe bashkebisedime te tilla ne duhet te jemi te kujdesshem qe mos te:

  • Jemi monomaniak dikush qe flete vetem per nje gje. I bie fyellit ne te njejten vrime…
  • Kur shikojme qe dikush nuk eshte I interesuar ne biuseden tone per Perendine duhet vete te ndryshojme bisede. – Mos te jemi gjithmone nen presionin e te berit te detyres se ndarit te ungjillit sepse duhet ta bejme, most e jemi predikues ne cdo kohe.