Për çfarë është urdhëruar kisha universal që të bëj!
Mandati “ Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen``.” Mateu 28:16-20
Mbas urdherimit te madh vjen keshilla per Kishen Lokale: “Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues, për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit, derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit, që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit, por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti. Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.” Efesianet 4:11-16
Vizioni ynë: Të arrijmë Vlorën me Ungjillin
“Ne shikojmë jetët tona në shërbim të Perëndisë duke u transformuar, besojmë në Fuqinë e Ungjillit Jetëndryshues, duam të shikojmë jetën e Vlonjateve të ndryshuar nga Fjala e Perëndisë, duke ungjillizuar, dishepullizuar, themeluar të krishterë të fokusuar në mision, trajnuar udheheqës shërbëtor të rinj me anë të dhënies së përgjegjësive dhe të sigurojmë bazë materiale që të mund të shërbej për Mbretërinë e Perëndisë ”