05 Dhjetor 2022 Advent- Pritshmëria ndaj Perëndisë

Ne jetojmë në një shoqëri që ecën shumë shpejtë? Ja ku po vjen dhe një sezon tjetër festash, edhe ne në shqipëri jemi bërë si bota perëndimore, festat janë bërë sinonim i dhuratave. Festat testojnë durimin. Ne i duam gjëra në moment dhe pa vonesa dhe gjatë gjithë kohës synojmë dyqane online dhe posta të cilat na japin atë që duam brenda 24 orëve . Diçka që nuk ndodh saktësisht aq shpejt sa ne dëshirojmë, edhe pse mund të mos na nevojitet ne bëhemi nervoz. Ne duam gjërat me padurim por në të njëjtën kohë nuk kemi kohë të mendojmë për Zotin dhe pretendojmë që Ai të jetë i durueshëm me ne.

Por Perëndia, me gjithë ngadalësinë e Tij të perceptuar, në fakt është i durueshëm ndaj nesh. Mendoni për këtë kështu: Nëse është në zemrën e Perëndisë t’u afrohet dhe të ketë durim me ata që janë në ferr, atëherë kjo do të thotë se Ai do të jetë i durueshëm ndaj kujdo që akoma nuk e ka njohur apo pranuar atë.

Si e llogaritni ngadalësinë kur bëhet fjalë për këndvështrimin tuaj se si vepron Zoti në çështjet e njerëzimit? Nëse do të ishit i sinqertë, a mund të thoni se ju mungon durimi me ritmin e Perëndisë? A ka njerëz që dëshironi t’i shihni të dalin para drejtësisë? A ka marrëdhënie që dëshironi të zgjidhen? A janë zhdukur prej kohësh njerëz të dashur me të cilët dëshironi të ribashkoheni? A ka anëtarë të familjes larg Perëndisë që do të dëshironit që Ai më në fund të ndërhynte dhe t’i shpëtonte?

Pse pret Zoti? Do të duhet të presim për të ditur përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ajo që ne dimë është se dora e Perëndisë është vetëm e ngadaltë për aq sa zemra e Tij po kërkon me durim të shpëtojë të humburit.

Dhe tani, o Zot, për çfarë të pres? Shpresa ime është tek Ty. (Psalmi. 39:7)

Pritja për përmbushjen përfundimtare të premtimeve të Perëndisë na mban të shpresojmë për atë që nuk mund ta shohim. Ne kurrë nuk shpresojmë për atë që kemi tashmë. Ne nuk kemi nevojë të kemi durim për diçka që kemi marrë tashmë. Perëndia na bën të presim pikërisht për këto arsye, në mënyrë që shpresa dhe durimi të prodhojnë një karakter që sjell gëzimin dhe lumturinë e Krishtit në ne. Zoti nuk është i ngadalshëm siç e përkufizojmë ne ngadalësinë. Në të njëjtën mënyrë që ne jemi në gjendje të prisim mëngjesin e Krishtlindjes shumë më mirë se një fëmijë i cili mezi pret të marr dhuratat, sepse pritja dhe parashikimi janë po aq pjesë e gëzimit sa edhe marrja, Zoti dëshiron që ne të njohim një gëzim që mund të vijë vetëm përmes një zemre të duruar ezhytur në sigurinë e shpresës.

Ai nuk është i ngadalshëm. Por Ai po na ngadalëson që të bëhemi më shumë si Biri i Tij.

Bekime

J.