Ajo që konsumojmë na transformon! (Pjesa 2)

2-Ndryshuar nga Dashuritë

Ne si njerëz jemi të gatuar në mënyrë të tillë që duam të përshtatemi dhe ky konformitet përcakton një nga joshjet më të fuqishme të smartfonëve tanë. Teknologjia dixhitale tani përshpejton dhe veçon kërkimin tonë për përkatësinë.

Për të ndihmuar në shpjegimin e këtij fenomeni,  teologu Richard Lints, i cili ka studiuar se si ne bëhemi të ngjashëm me atë që adhurojmë e shpjegon shumë mirë këtë fenomen. Ai e shqyrton konformitetin tonë si në kontekstin e negativit (idhujtarisë) ashtu edhe në atë pozitive (adhurimit dhe shenjtërimit).

“Ne jemi pasqyra,” më tha ai. “Dhe kështu e gjithë metafora e qenies njerëzore – duke reflektuar mjedisin e saj, duke pasqyruar kontekstin e saj, duke reflektuar idhujt e saj, duke pasqyruar perënditë e saj – është absolutisht thelbësore, nga fillimi deri në fund të biblës. Ajo që ne e quajmë adhurim – adhurimi i Zotit me besnikëri dhe me të vërtetë – është gjithashtu një çështje e identitetit tonë. Për këtë jemi krijuar. Ja kush jemi ne.”

Pavarësisht nëse e shohim apo jo, adhurimi është dinamika themelore e formimit tonë. Dhe kjo është arsyeja pse, sado të pavarur të jemi, nuk e gjejmë kurrë identitetin tonë brenda vetes. Ne duhet të shikojmë gjithmonë jashtë vetes për identitetin tonë, për përshtatjen e grupit tonë dhe për dashuritë tona. Të dyja dinamikat zbulojnë të vërtetën: ne po bëhemi si ajo që shohim. Ne po bëhemi si ajo që adhurojmë. Ose, për ta thënë drejtpërdrejt në terma të Facebook, ne po bëhemi si ajo që na pëlqen.

 

Lexo këtu pjesën e parë:

Ajo që konsumojmë na transformon!