Sa i vërtetë jam dhe sa e praktikoj të vërtetën? Shumë prej nesh kërkojnë të vërtetën kur i bëjnë padrejtësi, kërkojnë të vërtetën kur kanë të drejtë, kërkojmë të justifikohemi me të vërtetën kur jemi në gabim, kërkojmë të ecim me fytyrën e së vërtetës kur në brendësi një Zot e di se çfarë na shkon në mendje.
Çfarë është e “Vërteta” dhe sa e praktikoj unë atë? Unë të vërtetën e praktikoj? A e jetojë unë të vërtetën? A u bëj të tjerëve të njëjtën gjë që dëshiroj që të tjerët të na bëjnë për mua?
Ka shumë pyetje pa përgjigjie që në përgjithësi ne i bëjmë për të tjerët por nuk ja bëjmë asnjeherë vetes, ka shumë mundësi që por të praktikosh shumë pak nga e vërteta që duam nga të tjerët për vete do të ishin gjërat ndryshe, do të kishte shumë më pak hipokrizi, shtirje, me pak falsitet dhe më shumë të vërteta që në pamje të parë janë të hidhura por qe sjellin në te vertet perparesi ne jete.
Po ju lë me nje varg që më frymëzon çdo ditë dhe më bën të eci përpara me shpresë çdo ditë!
“do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”. (Gjoni 8:32)
Për mua e vërteta është Jezusi Krishti që më bën të eci çdo ditë në të vërtetën dhe të jem i vërtetë!
Bekime!
J.