KU E KEMI BAZUAR SIGURINË TONË

Audio sermon

YouTube video sermon

Në kohën që po jetojmë, problemi më i madh që po na streson më së shumti, është pikërisht çështja e SIGURISË. Ndiejmë mungesë të sigurisë për shëndetin tonë, mungesë të sigurisë për punën tonë, mungesë të sigurisë për shkollën e fëmijëve tanë, mungesë të sigurisë për ecurinë ekonomike të vendit, e kështu me rradhë. Madje këto pasiguri janë në një shkallë globale, jo thjesht kombëtare.

Kjo periudhë pandemime po na zbulon se sa të brishta paskan qenë ato që pak muaj më përpara i shikonim si shtylla sigurie mbi të cilat bota, kombet, individët, unë dhe ti kishim ndërtuar plane afatshkurtra e afatgjata. Mjaftuan veç disa javë karantinë për të na treguar se si këto plane u bënë papritmas hi, sepse nga çdo anë morëm mesazhin: MBYLLJE.

Është e çuditshme se si harxhojmë shumë kohë duke folur apo duke u informuar mbi konspiracione të supozuara që e krijuan këtë situatë, që për disa madje nuk është as reale si pandemi, për të kontrolluar botën, për të hequr qafe të moshuarit, për të kontrolluar njerëzimin përmes vaksinës, etj. Nuk dua të merrem me këtë temë, por të sjell në vëmendje se mungon ai reflektim që është më kryesori, ku e mbështesim ne, unë dhe ti SIGURINË për të sotmen e për të ardhmen, në të cilën jemi duke investuar jetën tonë? Edhe nëse këto teori janë të vërteta, çfarë dhe si duhet ta mbrojmë që SIGURIA jonë të mos bëhet hi?

Lidhur me këtë temë, dua të ndaj me ju një pjesë nga Ungjilli sipas Markut, kapitulli 10:17-30, ku Zoti Jezus Krisht trajton me një djalë të ri e më pas me dishepujt e vet pikërisht temën e bazës së SIGURISË së jetës së një njeriu, mbi të cilën mund të investohet pa frikë.

 

1.Takimi me të riun 

Jezu Krishti ishte duke udhëtuar me dishepujt e vet drejt Jerusalemit, ku do të përballej me gjykimin dhe kryqëzimin e tij. Pa dyshim që kjo nënkuptonte një situatë të komplikuar për dishepujt, të cilët ishin investuar prej mëse tri vjetësh duke ndjekur Jezusin. Pra ata e kishin vendosur SIGURINË e tyre në atë, i cili po shkonte me vetëdije drejt vdekjes, pa u përpjekur ta shmangte. Çdo të bëhej me didhepujt? Ndërsa ecnin drejt Jerusalemit, Jezusi u flet dishepujve edhe për këtë çështje, duke ofruar garanci që ishin krejt ndryshe nga sa ata, si njerëz, mendonin.

Gjithshka fillon me një pyetje që një i ri i bën Jezusit” “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Është një pyetje shumë interesante por dhe shumë e sinqertë. Ky i ri kishte një jetë praktike goxha fetare, i impenjuar në zbatimin e Ligjit dhe elementët e jetës praktike që ai impononte në lidhje me zakonet, marrëdhëniet, moralin etj. Pse mund ta themi këtë? Ndaj përgjigjes së Jezusit, që nënkuptonte të zbatimin e Ligjit të përmbledhur në ato 6 elementë, ai reagon duke thënë “ Mësues, të gjitha këto i kam ruajtur që nga fëmijëria”. Folja e përdodur aty “ruaj”, ka kuptimin: zbatoj, ruaj, mbaj. Pra ai i thotë Jezusit se që nga fëmijëria ai i ka mbajtuar-zbatuar këto urdhërime. Dhe Jezusi në reagimin e vet nuk e vë në dyshim këtë, Marku na dëshmon se: “Jezusi e vështroi, e deshi/ndjeu dashuri…”. Një reagim që tregon qartë ky se vërtetë ky i ri bënte sinqerisht një jetë të perëndishme. Dhe sinqeriteti i tij shkon më tej, duke mos pretenduar se meritonte shpërblim për jetën e vet, por ai e pyet Jezusin pikërisht se çfarë duhej të bënte akoma, që të mund të kishte jetën e përjetëshme. Ai kërkon të kishte një SIGURI, nëse investimi i jetës së tij ishte në drejtimin e duhur.

Ky i ri e kishte të qartë që besimi në Perëndinë e Biblës ka një objektiv madhor, të mund të trashëgonte jetën e përjetëshme, domethënë të mund të kalonte përjetësinë me Perëndinë, pas vdekjes. Ai po kërkontë të kishte SIGURINË për këtë objektiv. Dhe Jezusi, në përgjigjen e tij e vlerëson këtë sinqeritet. Ai pranon se vërtetë ky i ri i kishte bërë ato gjëra, por njëkohësisht vë në dukje një mangësi: “Një gjë të mungon…”. Dhe ajo që atij i mungonte, kishte të bënte me pasurinë e tij, apo më saktë me zotërimet, pronat e tij.

A ishte vërtetë fakti se ai ishte i pasur që e pengonte apo e skualifikonte nga trashëgimia e jetës së përjetshme? Bazuar në këtë, Jezusi është duke thënë se vetëm të varfërit mund të marrin jetën e përjetshme? Në fakt jo, nuk ishte thjesht pasuria që e vinte në mëdyshje statusin e këtij djaloshi në lidhje me Perëndinë. Por fakti se ai po tentonte t’i afrohej Zotit, në bazë të llogarive të tija. Ai kërkonte të merrte siguri lidhur me jetën e përjetshme në qiell, duke llogaritur në mënyrën e tij sigurinë e gjërave përsa i përketë jetës tokësore. Për të siguaria e jetës mbi tokë mbështetetj te ato që ai zotëronte. Në momemntin kur Jezusi ia vuri në diskutim ato përmes fjalës: “Shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh thesar në qiej; dhe eja e merr kryqin dhe më ndiq”, ai e përjetoi se do privohej nga SIGURIA që ai kishte. Është e njëjta situatë që ndeshim te Mateu 8:18-22. Kemi një njeri që është i gatshëm të ndjekë Jezusin, por më parë kërkon të krijojë një siguri “Më lejo që më parë të shkoj të varros atin tim”. Kjo ishte një shprehje që donte të thoshte: “Më lejo që më parë të zgjidh çështjen e trashëgimisë kur të ketë vdekur babai”, pra të kem një SIGURI, pavarësisht se çdo të ndodhë. Si në rastin e të riut të pasur te Marku, edhe këtu, ajo që Jezusi u mëson atyre është që të lënë mënjanë çdo llogaritje sipas mendësisë njerëzore, dhe ta mbështesin të gjithë SIGURINË e tyre vetëm në Perëndinë, vetëm në Jezusin.

2.Reagimi i dishepujve

Në fakt shprehja “Sa e vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë”, nuk i referohet thjesht të pasurve si kategori, por atyre që besojnë se kanë një siguri të mjaftueshme në jetën e tyre, që duket se tejkalon atë që Perëndia mund të japë. Duket se edhe dishepujt kështu e kuptuan, sepse edhe pse ata s’ishin të pasur, veç Mateut, ndoshta, si ish doganier, reagimi i tyre ishte: “Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?”-vg 26. Edhe për ta, ajo që dëgjuan ishte tronditëse, po aq sa për djaloshin. Ishte një thirrje për ta konceptuar dhe jetuar jetën jashtë kornizës së SIGURISË tradicionale njerëzore që bazohet në disha shtylla të caktuara që njeriu duhet t’i realizojë gjatë jetës. Dhe Pjetri, që bëhet në një farë mënyre zëdhënës i kësaj tronditje të grupit, gati ankohet: “Ja, ne lamë çdo gjë dhe të ndoqëm”-vg 28. Pra është duke u ankuar se: “Kemi lënë çdo gjë materiale që për ne përbënte një lloj garancie SIGURIE dhe të kemi ndjekur, por çfarë do të kemi tani e mbrapa? Çfarë do të kemi nga ty për të zëvendësuar ato që lamë ku të mund të mbështesim SIGURINË tonë, kur ti po thua lëri të gjitha këto gjëra materiale?         

Duket se edhe dishepujt vuanin një lloj PASIGURIE për të ardhmen e tyre të kushtëzuar nga mos pasja materiale për shkak të vendimit të tyre për ta ndjekur, që jezusi e kishte kuptuar shumë mirë dhe, duke përdorur me mençuri momentin e takimit me të riun e pasur, ai në fakt trajton në mënyrë shteruese këtë shqetësim të dishepujve. Sepse në kulturën e kohës pasuria ishte si një shenjë bekimi nga Zoti. Ndoshta edhe ne jemi duke përjetuar, në një mënyrë apo në njëtjetër, një farë pasigurie si në jetën tonë edhe në marrëdhënien me Zotin. Kjo situatë kufizimesh, ndalimesh e karantinimi duket se s’na jep asnjë mundësi të jetëjmë siç ishim mësuar deri tani. Ato gjëra që i quanim të sigurta dhe ishim investuar në to për veten, për familjen, për fëmijët, na duken kaq të largëta. Ndoshta edhe ne ndihemi të prirur që t’i “ankohemi” Zotit, si të lënë pas dore.

Edhe jeta e kishës duket sikur ka ndalur. Takimet, përbashkësia, lutja, leximi i Biblës duken si gjëra që bëheshin dikur para muajit mars e që mund të fillohen të bëhen përsëri kur të kthehemi prapë në kushte më normale. Pra sikur kemi humbur gjithshka, dhe kushedi se kur mund ta gjejmë përsëri.

Premtimi i Jezusit 

Dhe Jezusi jep një përgjigje shumë interesante. Ai nuk ndihet i lodhur apo i mërzitur me dushepujt që ende nuk kanë kuptuar se mbretëria e tij nuk i përkiste kësaj bote. Thjeshtë ua mëson përsëri, në një mënyrë tjetër e me fjalë mëse të kuptueshme për ta.

  1. Së pari, ai paraqet qartë me një vulë të fortë SIGURIE atë që po thotë përmes shprehjes “Në të vërtetë po ju them:..”.
  2. Së dyti, Ai fshin çdo lloj pasigurie lidhur me drejtësinë e vendimit të tyre: “Nuk ka snjeri që të ketë lënë….për hirin tim dhe të ungjillit, që të mos marrë tani…..dhe në botën e ardhëshme jetë të përjetëshme”. Nuk ka një ndarje mes jetës së tanishme dha asaj të ardhme në qiell, lidhur me statusin tonë përpara Perëndisë përmes Krishtit dhe ungjillit të tij. Kujdesi dhe premtimet e Tij janë aktuale e vepruese në vazhdimësi, si tani ashtu dhe në qiell. Besimi në Jezu Krishtin nuk ka të bëjë vetëm me përjetësinë, por edhe jetën tonë aktuale. Dhe ungjilli i Krishtit, apo lajmi i mirë është se Ai vdiq në kryq në vendin tonë, u varros e u ringjall, që në të të kemi jetën edhe ne. Dhe kjo është dhuratë e pamerituar, si hir prej Perëndisë.
  3. Së treti, Ai u thotë ajo çfarë Perëndia kujdeset për ta, e tejkalon pafundësisht ato që mendojmë se u janë privuar për shkak të besimit. Ai përmend gjëra që janë të prekshme për ta që ata i kishin lënë: shtëpia, vëllezërit, mptrat, ati, nëna, fëmijët, arat. Dhe u thotë se do t’i marrin TANI, në këtë jetë 100 fish. Duket si pak e çuditshme që u dashka të varfërohemi njëherë, që pastaj të pasurohemi prapë 100 fish. Por nuk është kështu. Nuk është duke folur për pasuri, ashtu si jemi ne të prirur ta kuptojmë. Çkuptim ka të kesh 100 fish motra apo vëllezër apo nënë e babë?!

Në fakt të gjitha këto gjëra përbëjnë SIGURINË e një njeriu të ngulur, si i themi ne, që ka një familje, një origjinë, një shtëpi apo një punë që të ushqehet, pa qenë doemos i pasur. Ai që nuk i ka këto quhet një njeri pa taban, i shkatërruar pa asnjë siguri. Perëndia është në gjendje të na japë TANI, në hirin e Tij, SIGURINË që ia tejkalon 100 fish asaj sigurie që ne mendojmë se mund ta kemi sipas llogarive tona edhe sikur të kishim maksimumin e gjërave. Dhe në përjetësi jetën e përjetëshme. Edhe atëherë kur rrethanat apo situatat tona materiale duket se nuk janë mirë për syrin tonë, ato nuk kushtëzojnë apo ndikojnë SIGURINË që kemi në Perëndinë. Çdo moment të jetës tonë Ai përmbush mrekulli.

PËRFUNDIMI

  1. Në këtë botë e posaçërisht në këtë situatë ku siguria e jetës ka pësuar një çarje shumë të madhe, Krishti është për ne SIGURIA që e tejkalon 100 fish sigurinë e kohrave më të mira që mund të imagjinojmë.
  2. Të besosh në Krishtin dhe në ungjillin e tij, do të thotë të dorëzohesh plotësisht te Ai, në sakrificën, vdekjen dhe ringjalljen e Tij, duke lënë tej çdo llaogari materiale e fetare, sipas mendjes dhe mendësisë sonë njerëzore.
  3. Edhe pse jetojmë kohë anormale, investimi ynë në SIGURINË e Krishtit duhet të vijojë normalisht duke jetuar si kisghë dhe individë sipas mandatit të Tij: “”Shkoni bëni dishepuj…”