9 Nëntor 2021

Shumë shpesh pyes veten çfarë më bën mua besimtar? Çfarë të veçantë kanë Besimtarët e vërtetë nga Fetarët dhe pse shumë njerez në ditët e sotme këmbgulin ta shpallin veten e tyre besimatarë dhe jo fetar?

Do të doja t’ju propozoja gjatë ketij meditimi të shkurtër se si e përshkruan Bibla besimin dhe dua të ftoj gjithësecilin të reflektonte se çfarë besimtari jam: 

Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen. Hebrenjve 11:1

Besimi është i lidhur ngusht me Shpresën, sa vend për shpresë ka në jetën e besimit tënd? A të jep siguri ky besim që ke? A ka siguri në besimin tënd? A të jep siguri besimi yt? Por në të vertet çfarë është siguria?

Ku mbeshtet siguria jote, në një punë të mire! Në të ardhura të sigurta?! Në para? Bibla na meson që besimi jep siguri dhe jo siguri me kushte. 

Besimi ka te bëjë me lënien e gjërave në dorë Perendisë. Të jesh i bindur se Perëndia i di gjërat dhe siguron çdo gjë për të mirën e atyre që e ndjekin. 

Pyetja ngelet përsëri e njëjtë? Çfarë besimi kam dhe ku e kam vendosur besimin tim? 

Bekime! 

J.