10 Shtator 2020

E reja mbi të vjetrën!

“Askush nuk qep një arnë prej një cope të re në një rrobë të vjetër, sepse arna prej copës së re e gris rrobën e vjetër dhe grisja bëhet më e madhe. Askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, se vera i çan kacekët dhe kështu humbasin edhe vera, edhe kacekët. Prandaj vera e re hidhet në kacekë të rinj».”

‭‭Marku‬ ‭2:21-22

Arnimi është një fjalë e vjetër dhe e përdorur shpesh më parë në gjuhën shqipe sidomos në kohën kur edhe veprimi i arrnimit bëhej më shpesh në praktikë! Ky është shpjegimi i fjalorit shqip “ Mbuloj të metat, dobësitë etj. me ç’të kem në dorë; përpiqem të ndreq diçka, të dal nga vështirësitë në një farë mënyre.”

Në vargun e parë të pjesës që po meditojmë sot Jezusi përdor fjalën arrnim në konteksin e agjërimit dhe të kulturës izrailite! Përpara se të shikojmë këto dy vargje le të shikojmë në fillim konteksin historik të pjesës dhe çfarë ka ndidhur në këtë kapitull:

  • Përmbledhje e Kapitullit

Marku me stilin e tij duke kaluar nga një histori në tjetrën pa shumë lidhëza apo dhpjegime na prezanton me Kapitullin 2 në mënyrë të shpejtë:

  • Jezusi shëron një të çalë pasi e ka deklaruar atë me mëkate të falura
  • Jezusi fton Levin ( Një njeri të urryer për hebrenjtë sepse ishte taxmbledhës) të jetë një nga dishepujt e tij dhe ulet e ha me ata që hebrenjtë i quanin mëkatar
  • Jezusi debaton dhe përgjigjet hebrenjëve në një mënyrë biblike dhe frymore në lidhje me shabatin!
  • Në fund të këtij kapitulli Jezusi është duke u përballur me debatin e 4të midis tij dhe drejtuesve Fetar!

Mbasi mbaron debatin për agjërimin ku Ai nuk deklarohet kundër agjërimit por vetëm në kontekstin e duhur! Mbas kësaj ai bën dy deklarata shumë interesante në lidhje me të renë dhe të vjetrën që shkëput lidhjet e tij me judaismin tradicional ( Jo me DhV). Po le të shikoj këto dy vargje në konteksin e jetës së një besimtari!

V21 nuk mund të shtojmë besimin në Krishtin jetës tonë, nëse ne thjeshtë mundohemi që

Përveç të gjitha gjëravw të tjera të mund të qepim grisjet e jetës tonë me Krishtin nuk funksionon, nëse ne pretendojmë që të mbajmë jetën tonë të vjetër dhe të shtojmë pak Krisht aty nuk ka vlerë, dhe Jezusi e mbyll këtë varg duke thënë që grisja në fund do të jetë më e madhe dhe më e keqe! Nëse ne tallemi me Besimin dhe Kishën e Perëndisë do të përfundojmë më keq!

Në vargun 22 koncepti është i njëjtë por me ndyshimin e shembullit kemi më shumë elementë për parimin!

V22 Sipas fjalorit të gjuhës shqipe fjala Kacek: Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull, calik. Kacek me gjalpë (me vaj, me verë). Pra nëse ne vendosim të mbajmë personin tonë të vjetër (kacek) dhe i shtojmë verë të re ( Krishtin, mardhënien me Perëndinë, Kishën) kush do të shkatrrohet nuk është vera por Kaceku (ne)

Ajo që dua të ndaj me këtë meditimin sot ka të bëjë me Mua dhe ty si besimtar! Nuk mundet mik i dashur të pretendojmë të jemi në mardhënie me Perëndinë të vazhdojmë të jetojmë si më parë, Pa Kishë, Jo në Lutje, Pa njohur Shkrimet dhe pa pasuraedhënie me besimtar të tjerë sepse çfarë prishet në këtë rast është Petka e Vjetër dhe Kaceku i vjetër pra Unë dhe Ti!

Bekime

J.