Fëmijët dhe Vlerat në Jetë

Ne te gjithe duam me te mirat per vete: me shume para, me shume fame, me shume karriere, te jemi me te bukurit, te jemi ne qender te vemendjes, mundesisht te jemi qendra e universit dhe ka mundesi qe bota pa ne nuk do te ekzistonte…!

Veçanërisht kur vjen puna për fëmijët tane, ne duam me te miren per ta, pa diskutim fare. Një psikolog i krishterë shkruan: “Kur lindja e një fëmije është e pashmangshme, prindërit luten që ai të jetë normal – domethënë, mesatar. Por që nga ai moment e më pas, mesatarja nuk do të jetë mjaftueshëm për ta. Fëmija i tyre duhet të shkëlqejë. Ai duhet të ketë sukses. Ai duhet të triumfojë. Ai duhet të jetë i pari nga moshatarët e tij në të ecur, në të folur ose në ngarjen e biçikletës. Ai duhet të marrë fletë lavdërimi dhe t’i mahnisë mësuesit e tij me zgjuarsinë dhe diturinë e tij. Ai duhet të shkëlqejë në futboll dhe më vonë të bëhet presidenti i klasës. Motra e tij duhet të jetë nxitëse tifozësh ose soliste ose mbretëresha e mbrëmjes. Përgjatë viteve formuese, disa prindër i japin fëmijëve të tyre të njëjtin mesazh, ditë pas dite: ‘Ne kemi besim tek ti se do të bësh diçka fantastike. Mos na zhgënje”.

Fatkeqësisht, fëmijët e jashtëzakonshëm janë thjesht – jashtë të zakonshmes. Shumë rrallë një fëmijë pesë vjeçar do të mësojë përmendësh Biblën apo do të luajë shah me sy të mbyllur apo do të kompozojë simfoni. Pjesa më e madhe e fëmijëve tanë nuk janë kaq brilantë. Ata janë thjesht fëmijë, me një nevojë shumë të madhe që të duhen dhe të pranohen ashtu siç janë. Pjesa më e madhe e prindërve kanë fëmijë mesatarë. Të presësh më shumë prej tyre do të sjellë zhgënjim tek prindërit dhe do të vendosë presion jo realist mbi brezin e ri”.

Fjalët e një kënge të mirënjohur thonë: “Unë të dua për njëqind mijë arsye, por mbi të gjitha të dua, sepse ti je ai që je”.

Nëse e fut në zemrën tënde këtë mesazh, një ditë fëmijët e tu do të ngrihen dhe do të të quajnë “fatlum/e” (Shiko Fjalët e Urta 31:28). Bibla na meson se “Dashuria nuk dështon kurrë” (1 Korintasve 13:8). Pra duajini ata per ate qe jane dhe jo per ate qe ju doni te jene… Keshtu do te rrisni femije te shendetshem dhe te Perendishem, te cilet do te dine tu japin vleren e duhur gjerave dhe jo cmimin e tyre.