A ju kujtohet historia e Narcisit? Ai ishte një djalë tërheqës, por ishte gjithashtu arrogant dhe i paaftë për të marrë dashuri ose për t’i dhënë dashuri dikujt. Për dashurinë e tij të ftohtë, perëndeshë Nemesis e mallkoi atë në një mënyrë shumë të pashpresë, duke e bërë atë të dashurohej me imazhin që ai projektonte për veten. Ditë pas dite, ai u përkul dhe e gjeti reflektimin e tij në sipërfaqen e qelqtë të ujit, u dashurua me imazhin që pa, aq sa një ditë vuri re reflektimin e tij në fundin e një pusi, u hodh dhe u mbyt.
Është e çuditshme ta thuash në këtë mënyrë, por si narcisi që shikon poshtë në ujë, i magjepsur me veten, ne përkulemi mbi telefonat tanë – dhe ajo që na tërheq më shpejt vëmendjen është vetë reflektimi ynë: imazhet tona të përsëritura, rezultatet që marrim nga miratimi i të tjerëve dhe “pëlqime” të grumbulluara. Mediat sociale janë bërë promotori kryesor i unit (vetes tonë), ato kontrollojnë se kush jemi ne dhe e kemi pothuajse të pamundur të largohemi nga shikimi dhe dashuria për “veten tonë të dytë”.
Pra, kur flasim për “varësinë nga telefonat inteligjentë”, shpesh ajo për të cilën po flasim është varësia e shikimit të vetvetes.
Në pesë ditët e ardhshme dua që sëbashku të shikojmë disa element që telefonat inteligjet po ndryshojnë jetën tona:
- Dëshira e përkatësisisë (Duke u përshtatur)
- Të ndyshuar nga dashuria
- Adhurimi drejtohet diku tjetër
- Idhujtaria e Medias Sociale
- Paralajmërimi dhe dëshirat
- Duke u përshtatur (Dëshira për përkatësi)
Narcizmi dixhital – ky fokus i vazhdueshëm dhe i përkulur në reflektimet tona – nuk mund të përcaktojë identitetin tonë në një mënyrë të kënaqshme dhe ka shumë arsye pse. Në thelb, gjetja e identitetit tonë nuk është vetëm një çështje e dashurisë për veten, por edhe e konformitetit.
Ne e dimë se adoleshentët përpiqen me dëshpërim për t’u përshtatur dhe e dimë se në kërkim të këtij konformiteti, ata përpiqen të dallohen si më të mirët. Për shembull, një adoleshent mund të paraqitet me flokë të zinj, syze të errët dhe një gardërobë të zezë. Kjo modë mund të jetë një përpjekje për t’u dalluar, por më e rëndësishmja, është një përpjekje për t’u përshtatur (me nënkulturën gote).
Por ne të gjithë e bëjmë këtë: ne të gjithë veshim “kostume” për të arritur miratimin e nënkulturave të caktuara, sepse kërkimi ynë për individualitetin është gjithmonë një ndjekje për konformitet.
Ekziston një fjalë e urtë e vjetër që thotë: “Ne nuk jemi ata që mendojmë se jemi; ne nuk jemi as ata që të tjerët mendojnë se jemi; ne jemi ata që mendojmë se të tjerët mendojnë se jemi.” Me fjalë të tjera, ajo që ne mendojmë se të tjerët mendojnë për ne formon thellësisht ndjenjën tonë të identitetit dhe kërkimin tonë për përkatësi. Kjo dinamikë komplekse sociale dëshmon më tej pse ne nuk e gjejmë identitetin tonë në vetvete.
Shumë kohë përpara telefonit inteligjent, pastori Tim Keller e shpjegoi këtë dinamikë kishës së tij urban. “Njerëzve në qytetin e Nju Jorkut u pëlqen të mendojnë, ‘Ne jemi individë. Njerëzit këtu mund të vendosin se çfarë duan të jenë dhe ta bëjnë atë.’ Kjo nuk është e vërtetë,” korrigjoi ai. “Të gjithë keni uniformat tuaja. Disa prej jush keni veshur uniforma të Wall Street. Disa prej jush janë të veshur me uniforma East Village. Disa prej jush kanë veshur uniforma SoHo. Ke uniformë! Ju duhet të përshtateni. Ju duhet të merrni pëlqimin tuaj nga dikush. Duhet të kesh një grup njerëzish që thonë, ‘Ti je njëri prej nesh’.” Në thelbin e jetës sonë, ne duam të përshtatemi për të gjetur identitetin tonë.