01 Dhjetor 2022 Shpresa si burim jete për njeriun!

Kur ne mendojmë për fjelën “shpresë” ajo që në mënyrë automatike kemi në mendje është ‘Optimizëm’ apo dëshira e madhe që siç duken gjërat ka diçka më të mirë që po vjen. Shpresa tek njeriu është dëshira për ta parë gotën gjysëm plotë, mundësia për të parë se edhe në kohë lufte do të ketë një përfundim dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Ndërkohë kur ti lexon për shpresën në Bibël ajo që të surprizon është që shpresa Biblike nuk është optimizëm apo dëshirë për ti parë gjërat për së mbari dhe se një ditë gjërat do jenë më mirë. Përkundrazi shpresa biblike është pak a shumë e verbër ose më saktë e bazuar në atë që ti beson se Perëndia është. Shpresa në bibël i ka themelet tek sa e njeh ti Perëndinë!

Kur lexojmë për shpresën në pjesën e parë të biblës përdoren dy fjalë në hebraisht:

Qavah- të presësh ndërkohë që tensioni rritet ( si tërheqja e një litari derisa këputet)

Jakal- të presësh ( duket ditur që ajo që do vij është sigurisht më e mira).

Është besnikërua e shkruar e Perëndisë që motivon shpresën për të ardhmen!

“Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!” ‭‭Romakëve‬ ‭15‬:‭13‬