Kush jemi në Krishtin?

“Herët ose vonë ne duhet të bëjmë dallimin se çfarë jemi dhe cfarë nuk jemi, duhet të pranojmë faktin se nuk jemi ata që dëshirojmë të jemi. Duhet të largojmë nga vetja mendimin e gabuar dhe sipërfaqësore që kemi për veten” marrë nga libri The road back to you. Duhet të zbulojmë veten tonë në të gjithë elementët e pasur apo të varfër që jemi me ndjesinë që ne jemi krijuar për të qënë bij të Perëndisë me të gjithë qënien tonë.

Çfarë po ndodh me jetën e njeriut në 2020. Ne të gjithë jemi të kategorizuar dhe përcaktojmë nivelin dhe rëndësinë e dikujt në bazë të pozitës, gradës shkencore apo shkollës dhe llogarinë bankare që ka.  Dhe ndërkohë që jeni duke lexuar këtë ndoshta jeni duke menduar por kjo ska të bëj me 2020 por më shumë është ajo që ka përcaktuar njeriun gjatë gjithë jetës së tij në të gjitha kohët. Kjo është mëse e vërtet në të gjithë historinë njerëzore ka ndodhur dhe do të ndodh që njeriu do të përçaktohet në bazë të këtyre apo standarteve të tjera.

E gjithë kjo do të ndodhi nëse ne nuk bëjmë dallimin se kush jemi! Dhe atë që unë propozoj është ajo që Perëndia ofron!

Kush jemi ne në Krishtin!

  1. Ne i përkasim Perëndisë (1Pjetrit 2:9).
  2. Ne jemi pjestarë të natyrës hyjnore (2 Pjetrit1:4).
  3. Ne jemi të lirë nga skllavëria (Gjoni 8:31-36).
  4. Ne jemi të lirë nga mëkati ( Romakët 6:18).
  5. Ne nuk jemi më nën dënim (Romakët 8:1).
  6. Ne duhet ti vendosim mendjet tona nën atë që Fryma dëshiron (Romakët 8:5-6).
  7. Ne jemi të shpëtuar nga pasojat e mëkatit (Romakët 10:13).
  8. Ne jemi bërë të drejtë dhe të shenjtë (1 Korintasve 1:30).
  9. Ne jemi të larë, të shenjtëruar dhe të shfajësuar (1 Korintasve 6:11).
  10. Ne jemi të shpenguar (Efesianët 1:7).
  11. Ne nuk jetojmë më duke përmbushur dëshirat e natyrës tonë mëkatare (Efesianët 2:3).
  12. Ne nuk jemi më objekt i zemërimit(Efesianët 2:3).
  13. Ne jemi shpëtuar nga hiri nëpërmjet besimit (Efesianët 2:8).
  14. Ne jemi të falur (Kolosianët 1:4).
  15. Ne jemi të plotë në Krishtin (Kolsianët 2:8).
  16. Natyra jonë ka ndryshuar (Kolosianët 3:9-10).
  17. Ne jemi të larë prej ndërgjegjës së ligë (Hebrenjtë 10:22).
  18. Ne jemi shëruar (1Pjetrit 2:24).
  19. Ne jemi të vdekur për mëkatin dhe të gjallë për drejtësinë.(1Pjetrit 2:24).
  20. Ne jemi të pastruar nga mëkati ynë i vjetër (1Pjetrit 1:9).
  21. Ne kemi jetë të përjetshme.(Gjoni 3:16)
  22. Perëndia ka derdhur dashurinë e tij në zemrat tona me anë Frymës së Shenjtë (Romakët 5:5).
  23. Ne kemi marrë dëshminë e Frymës (Romakët 8:16).
  24. Trupat tanë janë bërë tempuj të  Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 2:16).
  25. Ne kemi në dispozicion dhuntitë e Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 6:19).
  26. Ne jemi bërë pjesë e trupit të  Krishtit (1 Korintasve 12:4-11).
  27. Ne kemi Frymën e Shenjtë si vulë e pronësisë së Tij në zemrat tona. (2 Korintasit 1:22).
  28. Ne jemi shpenguar nga mallkimi i ligjit. (Galatasit 3:13).
  29. Ne jemi vulosur nga Fryma (Efesianët 1:13-14).
  30. Ne jemi ringjallur me Krishtin (Kolosianët 2:13)
  31. Ne jemi ripërtërirë me anë të Frymës së Shenjtë (Titi 3:5).
  32. Ne jemi lindur sërish nga Fjala e Perëndisë (1 Pjetrit 1:23).
  33. Ne jemi falur dhe larë nga gjaku i Jezu Krishtit (1Gjonit 1:7-9).
  34. Ne kemi lindur nga Perëndia (1 Gjonit 2:29).
  35. Ne jemi bërë fëmijë të Perëndisë (Gjoni 1:12;Romakët 8:16)
  36. Ne njohim të vetmin Perëndi të vërtetë (Gjoni 17:3).
  37. Ne kemi paqe me Perëndinë (Romakët 5:1)
  38. Ne jemi pajtuar me Perëndinë (Romakët 5:10).
  39. Jo vetëm që jemi fëmijë të Perëndisë, por ne jemi bij të Perëndisë (Romakët 8:15).
  40. Ne jemi bërë bashkëtrashëgimtarë me Krishtin (Romakët  8:17).
  41. Ne i përkasim Krishtit (1Korintasit 3:23).
  42. Ne jemi transformuar sipas shëmbëlltyrës së Tij, duke u rritur në lavdi, e cila vjen nga Perëndia.(2 Korintasve 3:16).
  43. Ne jemi një krijesë e re në Krishtin. (2 Korintasve 5:17).
  44. Ne jemi kryqëzuar bashkë me Krishtin (Galatasve 2:20).
  45. Ne jemi pranuar në të dashurin Birin e Tij. (Efesianët 1:6).
  46. Ne jemi të gjallë në Krishtin (Efesianët 2:5).
  47. Ne jemi shërbëtorë të Perëndisë. (Efesianët 2:19).
  48. Ne mund t’i afrohemi Perëndisë në liri dhe siguri (Efesianët3:12).
  49. Ne mund të jemi të sigurt, se Ai që nisi një punë të mirë ne ne do ta përfundojë atë. (Flipianët 1:6).
  50. Ne mund të bëjmë gjithçka në Krishtin Jezus (Filipianët 4:13).
  51. Ne jemi cilësuar të denjë për të marrë pjesë në trashëgiminë e Tij (Kolosianët 1:12).
  52. Ne jemi më shumë se fitimtarë nëpërmjet Krishtit (Romakët 8:37).
  53. Ne jemi ambasadorët e Krishtit (2 Korintasve 5:20).
  54. Ne jetojmë me anë të besimit në Birin e Perëndisë(Galatasve 2:20).
  55. Ne jemi kryqëzuar tek bota (Galatasit 6:14).
  56. Ne jemi ngritur me Krishtin dhe jemi ulur në vendet qiellore (Efesianët 2:6).
  57. Ne jemi bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë (Efesianët 2:19).
  58. Ne jemi nxjerrë nga pushteti i errësirës dhe jemi sjellë në mbretërinë e Perëndisë (Kolosianët 1:13).
  59. Ne na është dhënë shpresa e lavdisë (Kolosianët 1:27).
  60. Ne jemi duke parë përpara për një tokë të re dhe një qiell të ri, banesë të drejtësisë (2 Pjetrit 3:12).
  61. Ne e kemi mundur botën (1Gjonit 5:4-5).