Pse të krishterët largohen nga Perëndia?

E di që ndoshta për shumë prej jush kjo pyetje është provokuese dhe ndoshta e pavend. E di që shumë prej nesh nuk e mendojnë pyetjen sepse nuk duan të mendojnë për pasojat që ajo ka, por akoma më shumë ne nuk reflektojmë në lidhje me këtë pyetje për shkak se nuk duam të vendosim veten tonë përpara përgjegjësisë!

Së pari unë dua të shikoj termin “Largim”, çfarë dua të them kur them që të krishterët largohen nga Perëndia?

Fjalori Shqip shpjegimin e termit largim e shpreh: “Iki prej dikujt, ndahem prej tij;Shkëputem nga një njeri tjetër e ftohem me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta me të;  I shmangem dikujt a diçkaje, i bëj bisht. Heq dorë nga diçka përgjithnjë a për një kohë, nuk merrem më me të; Lë pas dore, nuk kujdesem më; i kthej krahët”

Për të parë termin në bibël do të përdorim disa vargje duke filluar nga:

  1. “…pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa.! Hebrenjtë 10:25 Fjala greke është enkataleipseis (ἐνκαταλείψεις) që e përkthyer do të thotë të braktisës, të lësh pas dore, të mos kesh më interes, të mos jetë më në vemendjen tënde, të jesh pasiv ndaj saj, të të ketë shteruar dëshira.
  2. E përdor apostulli Pal tek 2 Timoteut 4:10 kur shprehet se Dema e La e brakstisi dhe u largua prej tij, nuk ishte më në të njëjtën mardhënie me të, nuk kishin më të njëjtin interes.
  3. 2 Korintasve 4:9 përsëri është apostulli Pal që përdor të njëjtin term por në kuptimin pozitiv duke thënë që: “Na përndjekin, por Perëndia nuk na braktis. Na kanë hedhur tej, por nuk kemi marrë fund.” pra kur ne jemi në vështirësi Perëndia nuk heq dorë nga ne por vazhdon të kujdeset për ne dhe vazhon të ketë interse për jetët tona duke vepruar dhe jo një interes dhe përkujdesje pasive.

Ka akoma pjesë të tjera në Dhjatën e Re ku përdoret ky term por për hir të meditimit tonë sot mendoj që këto referenca janë më se të mjaftueshme.

Duke parë kontekstin dhe etimologjinë e fjalës mund të arrijmë në konkluzionin se të largohesh nga Perëndia:

  • NUK DO TË THOTË

– Të mohosh ekzistencën e Tij
– Të kundërshtosh fuqinë e Tij
– Të mos besosh në Të
– Të mos shkosh në Kishë në mënyrë rastësore

  • DO TË THOTË

– Të mos kesh më interes për të jetuar sipas standarteve të TIJ
– Të shkëputesh nga mësimet e Fjalës së TIJ
– Të presësh lidhjet me kishën e TIJ
– Të mos jesh i rregullt në të mbledhurit sëbashku
– Të braktisësh veprën e kishës dhe të Perëndisë
– Të shpërfillësh rëndësinë e të qënurit aktiv në përbashkësi
– Të vendosësh gjërat të tjera prioritet përpara gjërave të Perëndisë
– Të mos kesh më interes për kishën e TIJ