Welcome! Please Hyni

Të Lutesh si Jezusi- Nga Ermal Bimaj

Zgjedhjet në Shtegëtimin e Njeriut- Juljan Muhameti

Predikimi në Mal në Ungjillin e Mateut dhe mënyra si Jezusi shikon Rrugëtimin e njeriut dhe Zgjedhjet që ne bëjmë!

Shumë shpesh ne të krishterët jetojmë në tokën gri, një tokë pa absolutitete morale, një tokë që e ka zbehur aq shumë përparimin e besimit tonë, saqë ne kemi pranuar letargjinë dhe mosbindjen si tarifën tonë të përditshme, dhe pothuajse besojmë në racionalizimet tona. Në përfundim të Predikimit të Jezusit në Mal, Manifestit të Jezusit, gjejmë një thirrje zgjimi, një thirrje për të dëgjuar dhe bindur, një thirrje për të ndjekur.

Shpresë KrishtLindje në OneTV

Një intervist 25 minutëshe në lidhje me mitet dhe të vërtetat e KrishtLindjes!

A ka kuptim data 25 Dhjetor?

A lindi vërtet Krishti në 25 Dhjetor?

Po zbukurimet, dritat, pema, A kanë lidhje me Krishtin?

Këto edhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigjie në këtë intervistë të shkurtër me Deni Llanaj në OneTV!

Frytet e besimit të Krishter (2 Pjetrit 1:5-11)

Në takimet e kaluara ne kishim mundësinë të shikonimin një panoramë të përgjithshme të Letrës së 2 të Pjetrit. Atë që u përqëndruam kishte të bënte me:

  • Autorin: Apostulli Pjetër
  • Vendi nga është shkruajtur Letra: Romë
  • Kujt i drejtohej: Kishave të Azisë së Vogël
  • Mësimi kryesor i Letrës: Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!
  • Ndarja e përgjithshme:
    • Një sfidë e fundit
    • Paralajmërim nga mësimet e mësuesve të rremë
    • Problemet me teologjinë e shtrëmbruar

Pastaj ne u përqëndruam se çfarë ka marrë një i Krishterë nëpërmjet besimit në Krishtin! Duket sikur gjithçka vjen në mënyrë progresive…

Besim si i Apostujve— Kemi marrë gjithçka në Krishtin dhe tashmë vjen pjesa e tretë,—- Të japim në të njëjtën mënyrë si Apostujt!

Gjithçka që kemi nevojë (2 Pjetrit 1:3-4)

Në takimin e kaluar ne kishim mundësinë të shikonimin një panoramë të përgjithshme të Letrës së 2 të Pjetrit. Atë që u përqëndruam kishte të bënte me:

  • Autorin: Apostulli Pjetër
  • Vendi nga është shkruajtur Letra: Romë
  • Kujt i drejtohej: Kishave të Azisë së Vogël
  • Mësimi kryesor i Letrës: Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!
  • Dy mësime nga hyrja e Letrës:
    • Për shkak të veprës së Krishtit në Kryq për ne asnjë nuk është më afër Perëndisë se ata që besojnë Atë! Nëse ke vendosur besimin në Krishtin ti ke Perëndinë në anën tënde!
    • Njohja e Perëndisë është për shkak të hirit dhe të paqes së Tij!

Shënjat dalluese të besimtarit të Krishter

  1. Hyrje

Letra e dytë e Pjetërit është shkruajtur të njëjtat kishave që ishte drejtuar dhe letra e Parë e Pjetrit, kishave të azisë së vogël (1 Pjetrit 1:1, 2 Pjetrit 1:3). Dhe ka shumë mundësi që si letër është shkruajtur nga e njëjta vend ndodhje, nga Roma ku Pjetri ishte i burgosur. Me atë që ne kuptojmë nga letra e dytë është që Pjetri e ka të qartë që shumë shpejt do të vdes ( 2 Pjetrit 1:14). dhe ka shumë mundësi që vdiq atje i vrarë nga autoritetet romake nën komandën e Neroni sipas traditës së hershme kishtare.

KU E KEMI BAZUAR SIGURINË TONË

Në kohën që po jetojmë, problemi më i madh që po na streson më së shumti, është pikërisht çështja e SIGURISË. Ndiejmë mungesë të sigurisë për shëndetin tonë, mungesë të sigurisë për punën tonë, mungesë të sigurisë për shkollën e fëmijëve tanë, mungesë të sigurisë për ecurinë ekonomike të vendit, e kështu me rradhë. Madje këto pasiguri janë në një shkallë globale, jo thjesht kombëtare.