Të birësuar nga Perëndia të thirrur për t’u kujdesur për Jetimët!

Kam pyetur shumë herë veten time se përse të krishterët janë ata që kanë për zemër dhe në mënyrë aktive dhe praktike kujdesen për jetimët, refugjatët, të pastrehët, të margjinalizuarit apo edhe shtresave të tjera që nga bota aty jashtë lihen pas dore.

Këtë javë në mënyrë të veçantë jam lutur dhe kam pasur në mendjen time jetimët në përgjithësi dhe jetimët në veçanti në shqipëri. A e dije se në shqipëri ka më shumë se 1000 jetim?

Duke reflektuar se përse ne si tël Krishterë duhet dhe jemi të thirrur të kujdesemi për jetimët më erdhi në mendje një varg tek un gjilli i Gjoni 1:12

“Atyre që e pranuan dhe besuan në emrin e tij, u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë.Në thelb të teologjisë së krishterë është adoptimi, birësimi që Perëndia bëri për këto që besojnë në birin e Tij. Ky është çelësi, ky është sekreti, ne jemi të krishterë sepse Perëndia nuk na la të jemi jetim. Sa i madh është Perëndia ynë! Me birësimin në familjen e Tij, ne morëm të drejtën për ta thirrur Zotin atë, Abba Atë. Ky është një term i thellësisë së mardhënies midis nesh dhe Perëndisë një mardhënie Atë-Bir. Romakëve 8:15-16  “Sepse Shpirti që keni marrë, nuk është një shpirt që ju bën skllevër për të pasur sërish frikë, por keni marrë Shpirtin e Shenjtë, që ju bën bij të Perëndisë, nëpërmjet të cilit thërrasim: Abba, o Atë! Ky Shpirt i Shenjtë dëshmon me shpirtin tonë se jemi bij të Perëndisë.”

Birësimi është Biblikë!

– Izrael (Jakobi) birësoj nipërat e tij gjysmë egjiptian dhe i bekoi sikur të ishin te tijët. Zanafilla 48

– Vajza e faraonit birësoj Moisiun kundër dekretit të babait të saj Eksodi 2:6-10

– Hanah i dha Samuelin Elit që të rritej nga ai. 1 Samuelit 1:26-27

– Mordekai birësoi Esterin. Esher 2:7

– Jozefi ‘birësoi’ Jezusin Mateu 13:55

Vetë Zoti Jezusi na premtoj që Ai nuk do të na lërë kurrë jetim tek Gjoni 14.

Ka shumë e më shumë vargje biblike në lidhje me temën e jetimëve por më shumë inkurajimi im sot është që ne si ndejekës të Krishtit të mund të kujdesemi për jetimët sepse Perëndia u kujdes për ne!