Ndërsa ne luajmë një lojë,ngasim makinën,pjekim një kek, ka disa rregulla që duhet ti ndjekim për sigurinë tonë dhe për suksesin tonë.
Mësimet biblike na mësojnë që jeta e Krishterë është në rritje te vazhdueshme. Kur ti linde përsëri linde në familjen e Perëndisë. Është qëllimi i Perëndisë që ti të rritesh dhe të bëhesh një i krishter i pjekur. Do të ishte kundër ligjit të Zotit dhe të natyrës që të qëndroje një bebe si i tillë edhe në frymë. 2 Pjetri 3:18 thotë Por rrituni, nė hirin dhe nė njohjen e Zotit dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht. Do të thotë zhvillim të qëndrueshëm, rritje të vazhdueshëm dhe rritje në dituri.
Që dikush të rritet sic duhet, këto udhëzime duhen vëzhguar për një rritje frymore të shëndetshme.
- Lexo Biblën cdo ditë. Mos u kënaq me një vështrim që mund ti hedhësh kapitullit sa për të mbajtur ndërgjegjen e pastër. Fshihe Fjalën e Perëndisë në zemrën tënde. Të ngushëllon,të drejton, të korrigjon- për çdo gjë që kemi nevojë është aty.
- Mëso sekretin e lutjes. Lutja është komunikim. Çdo lutje që ti do të bësh do të mari përgjigje. Ndonjëherë përgjigja do të jetë “PO” ndonjëherë “JO” dhe ndonjëherë “Prit” por sido që të jetë do të marësh përgjigje.
- Mbështetu vazhdimisht tek Fryma e Shenjtë. Ne dimë që Fryma e Shenjët ndërmjetëson për ne (Romakët8) dhe është një ngushëllim për dobësit tona. Qëndroni pranë Tij dhe lëreni Atë që ti që bëj zgjedhjet dhe të marë vendimet për jetën tuaj.
- Frekuento Kishën rregullisht. Të Krishterët kanë nevojë për njëri-tjetrin, ne kemi nevojë të mbidhemi dhe të adhurojmë Perëndinë asgjë nuk mund ta zëvëndësoj kohën e frekuentimit të Kishës.
- Je një dëshmitarë i Kishtit. Ne dëshmojmë në dy mënyra: me jetën dhe me fjalë- dhe të dyja janë të mundura, duhet të ecin krahë për krahë.
- Lëre Dashurin të jetë parimi sundues i jetës tënde. Jezusi u tha atyre që e ndiqnin atë, Prej kėsaj do t`ju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin` (Gjoni 13:35) Treguesi Kryesor që ne jemi të Krishter është të duam njeri-tjetrin.
- Je një i Krishter i bindur. Krishti le të ketë vëndin e parë në të gjitha zgjedhjet e jetës tënde.
- Meso si të përballesh me tundimin. Tundimi nuk është mëkat. Është të nënshtrosh mëkatin. Lëre Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë të bëj luftën për ju.
- Je një i Krishter i Shëndetshëm. Jeta dhe pamja jonë duhet të lavdërojnë ungjillin dhe ta bëjnë atë tërheqës për të tjerët.
- Jetoni mbi rrethanat tuaja. Mos Lejoni që rrethanat tuaja tju rrëzojnë. Mësoni të jetoni me hir brënda tyre , duke kuptuar se vetë Zoti është me ju
Nga Libri Peace with God” nga Billy Graham përshtatur nga Suela Mema