Romakëve 5:8 “Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, ndërsa ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”
Ka shumë gjëra që janë të vërteta në jetën time, por të gjitha ato gjëra duhet t’i përulen dhe t’i nënshtrohen asaj që është “E Vërteta” që vjen nga Perëndia. E Vërteta është lupa përmes së cilës duhet të shoh dhe interpretoj gjithçka në jetën time, dhe “E Vërteta”- që vjen nga Perëndia duhet të formojë mënyrën se si i shoh të gjitha gjërat që më dalin përpara. Çdo mendim që më vjen në mendje duhet të mbahet rob, të shqyrtohet dhe më pas vlefshmëria e tij të përcaktohet (2 Korintasve 10:5,6). Këtu janë disa shembuj të disa “gjërave të vërteta” që, kur nuk i nënshtrohen “të Vërtetës”-të Perëndisë, mbajnë zemrat tona të lidhura pa nevojë:
| PO, ËSHTË E VËRTETË…
Kam mëkatuar rëndë dhe në mënyra të turpshme. Meritoj ndarje nga Perëndia. Mëkati im ka sjellë pasoja të tmerrshme në jetë. Mëkati im më ka bërë të pavlefshëm dhe të padashur. |
POR E VËRTETA-E PERËNDISË ËSHTË…
Qëndroj përpara Perëndisë me drejtësinë e Krishtit. Ai më ka birësuar si fëmijën e Tij për përjetësi. Ai i bën të gjitha gjërat të veprojnë për të mirë për ata që e duan Atë. Kryqi më bën të bukur dhe të dashur. |
Edhe pse mund të jetë e vërtetë që shumë gjëra si ato në kutinë e majtë janë të vërteta, ato mund të na përshkruajnë, por vetëm të vërtetat në kutinë e djathtë mund të na përcaktojnë vërtet se kush jemi. Vetëm Perëndia është Ai që na përcakton dhe pozicionon në këtë univers. Kur Ai na ka shpallur “jo fajtorë” për shkak të veprës së Krishtit, Fjala e Tij qëndron. Asgjë tjetër nuk ka fuqi më të madhe se dekreti i Tij.
“Pra, kur djalli t’i hedh mëkatet në fytyrë dhe të thotë se meriton vdekjen dhe ferrin, thuaji këtë:
‘E pranoj që meritoj vdekjen dhe ferrin, po pastaj?
Sepse njoh Një që vuajti dhe pagoi në vendin tim.
Emri i Tij është Jezu Krishti, Biri i Perëndisë,
dhe aty ku është Ai, aty do të jem edhe unë!’”
– Martin Luther
Cilat janë disa “gjëra të vërteta” që kohët e fundit kanë pushtuar zemrën tënde? Cilat “Të Vërteta” ke nevojë të kujtosh sot për t’i vendosur ato gjëra në vendin e tyre të duhur?