Perëndia të ka krijuar për një qëllim të caktuar, ti je krijesë e Perëndisë dhe jeta jote nuk është pa kuptim! Këto ditë çfarë nuk dëgjojmë në lajme dhe çfarë nuk po lexojmë nëpër portale, për shum ë njerëz jeta ka humbur vlerë dhe kuptim, disa shkojnë nëpër ekstreme për shkak të shtrëgimit nga sëmundja apo nga presioni i shoqërisë rreth tyre!
Fjala e Perëndisë na bën thirrje të JETOJMË por jo vetëm kaq por të kemi kujdes që të jetojmë si të mençur! Jeta nuk vendoset asnjëherë në dyshim por vetëm mënyra e jetesës!
Nëse me të vërtet do që jeta jote të ketë kuptim ti duhet të bësh një gjë të vetme: Të kontrollosh mënyrën se si ‘shpenzon’ kohën tënde! E vendosa fjalën shpenzon në thonjëza jo pa qëllim sepse ne me kohën tonë blejmë gjëra për vete. Në fjalorin e gjuhës shqipe kjo fjalë shpjegohet: Përdor; e mbaroj duke e përdorur ca nga ca; harxhoj. Çfarë jemi duke blerë tani?
Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. Përdoreni mirë kohën, sepse po jetojmë ditë të këqija. Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit. Efesianët 5:15-17
Ne kemi të njëjtën kohë në dispozicion çdo ditë 24 orë, çdo javë 168 në javë dhe me këtë kohë në dispozicion ne nuk mund të bëjmë gjithçka që duhet apo gjithçka që kërkohet prej nesh! Pikërisht këtu vjen dhe lajmi i mirë Perëndia nuk kërkon që ne të bëjmë gjithçka por ato gjëra që janë më të rëndësishme!
Në librin “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” Stephen Covery thotë që një njeri i sukseshëm arrin të dalloj se çfarë është e rëndësishme për jetën e tij dhe se çfarë nuk është e rëndësishme. Në përgjithësi gjërat që janë të parëndisishme janë gjërat që bëhen më thjesht, nuk kërkojnë shumë mund dhe japin kënaqësi momentale por asgjë për të ardhmen.
Duket e thjesht por nuk është sepse sidomos në situatën që ne ndodhemi në 2020 kur jemi lodhur me gjithçka që na rrethon është më e lëhtë të bëjmë gjëra të parëndisishme sesa gjëra që kanë vlerë, është më e lehtë të rrish në kafe sesa të rrish në zoom për të ndjekur mësimin online, është më e lehtë të shikosh rrjetet sociale sesa të lexosh një libër (Dhe pastaj kemi dhe justifikimin që unë nuk lexoj dotë në kompjuter) etj. Prandaj është e rëndësishme pikërisht në këtë kohë nëse me të vërtet do të bësh diçka me jetën tënde ky ëeshte momenti të jesh ndryshe! Ky është momenti të ecësh kundërr rrymës dhe ky është momenti të bësh atë që Perëndia ka në plan për ty!
NUK ËSHTË E THJESHTË!
Mos e shko jetën dëm! Mos harxho asnjë sekond kot dhe mos e përdor kohën tënde për gjëra të parëndisshme! Ti nuk je krijuar për tu zvarritur nëpër këtë botë por Perëndia ka një plan për ty, ka një mision dhe në qëllim të qartë për jetën tënde!