Një jetë që flet

Përpiquni të jetoni në paqe, të shikoni punët tuaja dhe ta fitoni jetesën nga duart tuaja, siç ju kemi udhëzuar edhe më parë. Kështu do të jetoni me nder në sy të atyre që janë jashtë kishës dhe nuk do t’ia keni nevojën askujt. 1 Selanikasve 4:11-12

Si të krishterë jemi gjithmonë në konfliktin tone të brendshëm se si të jetojmë në një shoqëri ku shpesh vlerësohet ai që bën më shumë zhurmë, që duket më shumë, që njeh “njeriun e duhur”, apo që gjen rrugën më të shkurtër për të arritur diçka. Në Shqipëri ky tundim është real: të merremi me punët e të tjerëve, të krahasojmë jetën tonë me të tjerët, të presim që dikush tjetër të na zgjidhë problemet, ose të kërkojmë rrugë të lehta në vend të punës së ndershme.

Por, ajo që lexojmë në bibël dhe që shikojmë qartë nga Pali është se ky problem nuk është vetëm tani në kohët moderrne por ka qënë si I tillë që nga fillimi I njerëzimit, Pali e merr problemin të mirqënë dhe na paraqet një mënyrë shumë ndryshe jetese:

“Përpiquni të jetoni në paqe, të shikoni punët tuaja dhe ta fitoni jetesën nga duart tuaja…” 1 Selanikasve 4:11–12

Është interesante se si Pali e lidh dëshminë e të krishterit jo vetëm me atë që thotë për Krishtin, por edhe me mënyrën si jeton përditë. Një jetë e qetë. Të mos futet në çdo debat dhe në punët e çdo njeriu. Të punojë me uart Tij. Të jetë I përgjegjshëm. Të mos jetojë duke shfrytëzuar bujarinë e të tjerëve, dhe mos ti biem në qaf askujt.

Pali nuk e lë me kaq por ai jep arsyen: “Kështu do të jetoni me nder në sy të atyre që janë jashtë kishës.”

Pra, puna jonë është pjesë e dëshmisë sonë.

Në Shqipëri kemi nevojë për të krishterë që njihen jo vetëm sepse shkojnë në kishë, por sepse

  • mbajnë fjalën,
  • punojnë me ndershmëri,
  • nuk kërkojnë gjithmonë favore,
  • nuk merren me thashetheme,
  • paguajnë atë që u takon,
  • kujdesen për familjet e tyre
  • dhe bëjnë mirë punën që u është besuar.

A jam unë duke jetuar sipas kësaj këshille?