Vlera e Miqësisë

 

“Askush nuk ka dashuri më të madhe se kjo: të japë jetën e tij për miqtë e vet.” Gjoni 15:13 

  1. Hyrje: Një botë e thyer ka nevojë për miqësi

Dua të ndaj me ju se frymëzimi për këtë predikim më erdhi nga një vëlla besimi, një njeri i përkushtuar dhe i besueshëm në shërbim, i cili prej shumë vitesh ka qenë një mbështetje e madhe në jetën time. Miqësia e tij, besnikëria dhe përkushtimi i pashuar ndaj Zotit dhe ndaj meje kanë qenë gjithmonë një dritë shprese në mes të sfidave dhe të vështirësive të jetës. Kjo më kujton se sa e nevojshme dhe e çmuar është miqësia e vërtetë në jetën tonë.

Në të vërtetë, ne jetojmë në një botë që ka humbur shumë nga vlerat e saj më të thella. Një botë ku dashuria, besnikëria, dhe respekti po zbehen përditë. Kjo është një botë ku shpesh flitet më shumë për luftë, për ndarje, për fuqinë e pushtetin, për autoritet e autoritarizëm, sesa për dashurinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në këtë kohë, ku njerëzit shpesh ndihen të vetmuar mes turmave, ku marrëdhëniet duken të thyera, dhe ku besnikëria bëhet gjithnjë e më e rrallë, ne kemi nevojë për një rikthim tek thelbi i miqësisë së vërtetë. Një miqësi që qëndron mbi interesa të përkohshme, mbi egoizmin dhe brishtësinë njerëzore.

Kjo botë e thyer, plot dhimbje dhe trishtim, kërkon dritën e miqësisë së besueshme dhe dashurisë së pakushtëzuar. Një miqësi që na ngre kur rrëzohemi, që qëndron pranë nesh në kohë vështirësish, dhe që pasqyron dashurinë e Krishtit – miqësinë më të madhe që është dhënë ndonjëherë. Prandaj sot dua të flasim për vlerën e miqësisë – jo si një koncept i thjeshtë social, por si një thesar shpirtëror që na lidh me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin në mënyrë të fuqishme dhe të përjetshme.

  1. Histori miqësie besnike: Dy ushtarët në luftë

Një histori prekëse flet për dy djem që u rritën në të njëjtin fshat dhe u bënë miq të ngushtë. Shkuan në shkollë së bashku, dhe kur filloi Lufta e Parë Botërore, ata u regjistruan në të njëjtin repart ushtarak. Gjatë një beteje të përgjakshme në vijën e parë të frontit, njëri prej tyre nuk u kthye. Miku i tij shkoi menjëherë te komandanti dhe kërkoi leje për të shkuar ta kërkonte në “tokën e askujt.” Komandanti hezitoi: “A ia vlen të rrezikosh jetën për një trup të vdekur?”

Djali shkoi gjithsesi. Pas pak u kthye me mikun e tij në krah – i vdekur.

Komandanti tha:

“A ia vlejti?”

Ai u përgjigj:

“Po, sepse e gjeta gjallë. Dhe fjalët e tij të fundit ishin:
‘E dija që do vije.’”

Kjo është miqësi besnike dhe e sakrifikuar – një pasqyrim i dashurisë së Krishtit.

Shokë

Marrëdhënie e sipërfaqshme, sociale

  • Njerëz që ndjekin të njëjtat aktivitete në kishë: grup i të rinjve, kamp, takime javore.
  • Ndajnë kohë së bashku, flasin për tema të ndryshme, por nuk hapin zemrën shpirtërisht.
  • Janë pjesë e komunitetit, por nuk ka thellësi të vërtetë ose përkushtim të ndërsjellë.

Shembull: “Jemi në të njëjtin grup shërbimi, por nuk kemi ndarë kurrë për betejat tona shpirtërore.”

Miq

Marrëdhënie e thellë dhe shpirtërore

  • Këta janë besimtarë me të cilët ke besim, hap zemrën, luteni së bashku, dhe mbani njëri-tjetrin përgjegjës për jetën shpirtërore.
  • Nxitni njëri-tjetrin për të ecur në shenjtëri.
  • Kjo është miqësia që Fjalët e Urta 27:17 përshkruan:

“Ashtu si hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e mikut të tij.”

Shembull: “Është miku im në Krishtin. Lutemi së bashku dhe më ndihmon të qëndroj i pastër në mendje dhe zemër.”

Miqësia në jetën e Davidit

2 Samueli 15–18

  • Davidi përballet me rebelimin e djalit të tij, Absalomit, i cili dëshiron të marrë fronin me forcë.
  • Davidi detyrohet të largohet nga Jerusalemi.
  • Në këtë moment kritik, miqësitë e tij testohen: a do qëndrojnë me Davidin, apo do kalojnë nga ana e Absalomit?

Dy miq të spikatur:

  1. Itai (2 Samueli 15:21) – Ai thotë:

“Ashtu siç jeton Zoti dhe siç jeton mbreti im, ku të jetë mbreti im, atje do jem edhe unë: për jetë a për vdekje.”

  1. Hushai (2 Samueli 15:37) – Quhet “miku i Davidit”. Ai rrezikon jetën dhe qëndron pranë mbretit në momentin më të errët.

Ndërkohë, një tjetër:

  • Ahitofeli – këshilltar i Davidit, e tradhton dhe kalon te Absalomi. Fundi i tij është tragjik: vetëvritet (2 Samueli 17:23).

Miqësitë e vërteta bëhen më të forta dhe nuk largohen në kohë krize.

 

III. Shembuj miqësie në jetën e Jezusit

Edhe Jezusi, Biri i Perëndisë, përjetoi miqësi të vërteta dhe tradhëti.

  1. Juda Iskarioti

Mateu 26:50 – Jezusi i thotë Judës:

“Mik, bëj atë për të cilën ke ardhur.” Edhe pse Juda e tradhtoi, Jezusi e quajti “mik”. Çfarë mëshire!

  1. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni
  • Gjetseman, në momentin më të vështirë, Jezusi i mori më të afërtit e Tij që të luteshin me Të.
  • Ata fjetën në vend që të luteshin (Mateu 26:40).
  • Më vonë, Pjetri e mohoi Jezusin tri herë. Jezusi e dëgjoi, dhe sytë e tyre u takuan (Luka 22:61).

Jezusi përjetoi braktisje, por dashuria e Tij nuk pushoi nga sjellja e të tjerëve.

 

  1. Dy Shtyllat e Miqësisë së Vërtetë
  2. Dashuria e Pakushtëzuar

📖 Jeremia 31:3“Të kam dashur me një dashuri të përjetshme…”

📖 Jakobi 2:23“Abrahami u quajt miku i Perëndisë.”

📖 Gjoni 15:15“Nuk ju quaj më shërbëtorë… ju quaj miq.”

🎵 Kënga nga Robin Mark:

“Kush jam unë që të quhem mik?”

Pyetje për kishën:

  • Si është miqësia në familjen tënde?
  • Si janë marrëdhëniet në kishë? Ka falje? Ka besnikëri?
  1. Besnikëri e Pashuar

📖 Veprat 15:36–41

  • Pali dhe Barnaba u ndanë për shkak të Markut. Një miqësi u thye – një plagë e dhimbshme.
  • Por në fund, Pali e pranoi përsëri Markun (2 Timoteut 4:11).

Historia e miqësisë dhe konfliktit:

  • C.S. Lewis, autori i serisë The Chronicles of Narnia, dhe J.R.R. Tolkien, autori i The Lord of the Rings, u njohën si profesorë në Universitetin e Oksfordit. Ata ishin pjesë e një grupi letrar të quajtur The Inklings, ku ndanin shkrimet e tyre, diskutonin për besimin dhe për literaturën.
  • Tolkien ishte një katalizator i kthimit të Lewis në besimin e krishterë. Ai e nxiti atë që të mos mbështetej vetëm në arsyen, por të shihte realitetin e Krishtit në mënyrë personale.
  • Por me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre u tensionua:
    • Tolkien nuk e pëlqente stilin alegorik të veprave të Lewis, sidomos Narnia, të cilën e quante të nxituar dhe të pakujdesshme.
    • Ai ishte gjithashtu i zhgënjyer që Lewis, i cili kishte kaluar në besimin e krishterë përmes ndikimit të tij, zgjodhi të bëhej anglikan, jo katolik, si Tolkien.
    • Kur Lewis filloi një marrëdhënie romantike me Joy Davidman, një grua e divorcuar amerikane, Tolkien e pa si një devijim nga bindjet e mëparshme të Lewis.

Pajtim i heshtur, por i sinqertë:

Edhe pse nuk ka dëshmi të një pajtimi dramatik në minutat e fundit të jetës si në rastin Dickens–Thackeray, Tolkien foli me shumë dashuri dhe respekt për Lewis pas vdekjes së tij më 1963. Ai tha:

“Ai më ndihmoi të kem guxim për të shkruar… Pa të, nuk do të ekzistonte ‘Zoti i Unazave’.”

Në një letër të mëvonshme, Tolkien shprehu keqardhje të thellë që kishin humbur kontaktin. Ai u ndje i vetmuar pas vdekjes së mikut të tij dhe e cilësoi këtë si një boshllëk që nuk u mbush kurrë.

 

  1. Përfundim: A ke dikë që duhet ta afrohesh sot?

📖 Fjalët e Urta 18:24“Një mik i vërtetë është më afër se një vëlla.”

  • A ke një mik që duhet ta falesh?
  • A ka ndonjë që duhet ta telefonosh apo t’i kërkosh falje?
  • Mos e humb mundësinë për ta rigjeneruar një marrëdhënie që ka vlerë.

Mbyllje me këngën:

Ç’mik na është Jezus Krishti