BAZAT PËR NJË FAMILJE TË SHËNDOSHË (1)

nga Pablo Martines

Si besimtarë sot jetojmë të bllokuar mes dy poleve të skajshme lidhur me familjen. Nga një anë është modeli i botës perëndimore, për shumë vetë simbol i përparimit dhe i modernes. Ata që promovojnë këtë model “të ri” diskretitojnë, në mos e trajtojnë madje si qesharake, familjen tradicionale, ajo e përbërë nga babi, nëna dhe fëmijtë, përfshirë ndonjëherë edhe gjyshërit. E paraqesin si një realitet të dalë mode dhe e quajnë “patriakal” pasi në këtë mënyrë tingëllon edhe më i vjetëruar (përdorimi dhe manipulimi i fjalëve është shumë i rëndësishëm në fushën e etikës). Pozicioni i marë është që në kulmin e shekullit XXI “familja patriakale” është tejkaluar nga konvcepte shumë më “të përparuar”. Bëhet fjalë për modele ku lavdërohet pavarësia e gjithsecilit në të bërit  “atë që mendon dhe pëlqen” në çdo çast, të udhëhequr nga një etikë e bërë nga çdonjëri sipas shijes së konsumatorit.

“Familje me përbërje me zgjedhje”. Lidhur me të, janë shumë domethënëse deklaratat e një ish-ministre të qeverisë spanjolle dhe shkrimtares Karmen Albork (Carmen Alborch): “Duke jetuar e vetme, marrëdhëniet e tua janë plotësisht të lira e në këtë mënyrë fitojnë në cilësi dhe thellësi. Mund të jetosh më vete dhe të mbash një marrëdhënie të qëndrueshme me një zotëri ose një zonjë, një miqësi të thellë me dikë; ndoshta partneri yt jeton në të njëjtin qytet ose jo, që shiheni shumë ose pak, gjithmonë ose kurrë, me fëmijë ose pa fëmijë, gjithshka është e mundëshme, jemi të lirë” (sic). I bëri këto pohime pasi kishte përqeshur besnikërinë martesore dhe kishte skualifikuar idenë e dashurisë përgjithmonë si një mit. Sigurisht këto deklarata përbëjnë një dëshmi të mirëfilltë fetarie shekullare – një kredo e vërtetë laike. Dhe pastaj akuzojnë të krishterët se bëjnë prozelitizëm!

Në këtë mënyrë, secili e organizon familjen sipas mënyrës së vet, si i leverdis më mirë: nuk ka rëndësi nëse ka vetëm nënën apo dy baballarë, apo dy nëna. E vetmja gjë që ka rëndësi është liria për “ta ndërtuar në mënyrën time sepse kam të drejtën për të qenë i lumtur” (deklaratë tekstuale). Ajo që ka peshë më shumë është që të jesh i lumtur, duke nënkuptuar për lumturi mungesën e problemeve ose përmbushjen epavarësisë së vet.

“Familja Diznejlend (Disneyland)”. Deri këtu kemi parë ekstremin e trishtuar të shoqërisë aktuale. Gjithsesi, disa të krishterë bien në ekstremin e kundërt, ndoshta si përgjigje ndaj kësaj ideologjie aq në kundërshti me vullnetin e Perëndisë për familjen. Është “lëkundja e lavjerrësit” që lind më shumë nga reagimi se sa nga reflektimi. Na paraqesain një model familjeje të përsosur, të paqortueshm. Një familje e shëndoshë – janë të bindur – nuk ka kurrë probleme, është ajo në të cilën familjarët nuk grinden kurrë e nuk e ngrënë zërin, ku ka gjithnjë buzëqeshje dhe humor të mirë, me një fjalë, parajsa mbi tokë! Ky model fsmiljejeduket se ka dalë më shumë nga Diznejlendi (Disneyland) se sa nga mësimet biblike. Ndërkaq, ama, është burim frymëzimi për ata që kërkojnë të mbërrijnë këtë model “superfrymëror” (apo duhet të themi “pseudofrymëror”). Kujdes me librat ose me konferencat që theksojnë këtë vendosje triunfaliste sepse nuk reflekton realizmin e Biblës lidhur me jetën familjare.

Drejt një modeli realist të familjes

Modeli biblik i familjes është model realist: nuk ekzistojnë familje të përsosura. Që nga zanafilla e historisë, në veçandi nga Rënia dhe hyrja e mëkatit në botë, familja ka enë objekt tensionesh të forta dhe problemesh. Të kujtojmë se si shfaqjet e para të mëkatit dalin pikërisht në marrëdhëniet familjare: Adami, në një shfryrje papërgjegjshmërie, lau duart nga çdo faj dhe tregoi gruan e tij Evën: “Gruaja që ti më vure pranë më dha…”. Në të vërtetë kjo skemë sjelljeje përsëritet vazhdimisht në shumë martesa, kun ka paaftësi për të pranuar gabimet ose përgjegjësitë e veta. Jam gjithmonë unë që kam të drejtë; fajin e ka gjithmonë tjetri. Në këtë fërkim të parë mes bashkëshortësh vijon drama e vdekjes së Abelit nga dora e Kainit, një akt i frikshëm dhune familjare, preliud i dhunës në familje, kaq trishtueshëm në modë sot. Nuki mund të shtiremi as të vetëmashtrohemi. Që kur njeriu është njeri, familja ka qenënë skenari i disa prej faqeve më të përgjakshme të marrëdhënieve njerëzore. Përse? Përgjigjja na vjen nga një themel i rëndësishëm i studimit tonë: familja është një nga shënjestrat e preferuara të djallit. Ka qenë gjithmonë. Strategjia e tij – përça, mashtro e dhuno – shfaqet akoma në mënyrë të qëndrueshme në familjet e Biblës. Habit fakti që në familjet e zgjedhura nga Perëndia për të përmbushur qëllimet e Tij ka shumë tensione dhe që mëkati ose gabimet nuk kanë munguar kurrë në brendësi të tyre. Kështu qe për familjen e Abramit, Isakut, Jakobit, për të mos folur për mbretin e madh David, një model në aq shumë fusha, por një dështim në jetën e vet familjare. Davidi ka dështuar deri në atë pikë si baba dhe kryefamiljar sa drejt fundit të jetës e pranoi me përulësi dhe e rrëfeu me fjalët e tij të fundit: “A nuk është vallë kështu shtëpia ime përpara Perëndisë?” (2Samuelit 23:5). Ama, çfarë lehtësimi, çfarë ngushëllimi të dish se Perëndia përdor familjet copë-copë për të për të mbërritur objektivat e Tij. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga një familje problematike apo nëse nuk ke mundur kurrë të gëzosh qëndrueshmërinë e një shtëpie në paqe. Na inkurajon të zbulojmë se në gjeanologjinë e Zotit Jezus gjenden familje që ishin goxha larg të përsosurës, kishte madje një prostitutë. Perëndia, në hirin e Tij, përdor enë argjile deri edhe për qëllimet më të larta.

Kemi, pra, besimtarin që lufton për të zbuluar vullnetin e perëndisë për familjen në mesin e tensioneve të forta. Kjo na çon në te pyetja kyçe: Ekziston një teologji praktike e familjes që të mund të na japë një dorë sot? Cilat janë karakteristikat biblike të një familjeje të shëndoshë?

Karakteristikat e një familjeje të shëndoshë

Thonim më sipër se nuk ka asnjë familje në Bibël që të mos ketë përjetuar probleme ose beteja. Kam zgjedhur si model familjen eNaomit dhe Ruthit, sepse në të shfaqen elementët kyç për një familje të shëndoshë. Para se t’i analizojmë, gjithsesi, vëzhgojmë se në historinë e familjes së Ruthit ka tri përbërës që shfaqen njëri pas tjetrit:

  • Vuajtja: rrethanat që nuk mund t’i ndryshojmë, ajo që na ndodh.
  • Dashuria: reagimi i familjes në këto rrethana. Është pjesa që na përket ne: si veprojmë përballë asaj që na ndodh.
  • Ristabilizimi: përgjigjja dhe konçesionet e Perëndisë. Ai, në përkujdesjen e Tij të mistershme, ndërhyn në të gjithë historinë familjare.

Këto tri elementë përsëriten në miljona familje. Prandaj historia e Naomit dhe Ruthit është një klasike, studimi i së cilës përmban një mësim të përsosur për familjet e sotme.

Në dritën e librit të Ruthit, një familje e shëndoshë ka tri karakteristika. Në këtë artikull do të shqyrtojmë të parën dhe do t’i lëmë dy të tjerat për muajin në vijim.

  1. Di të tejkalojë problemet: aftësi luftuese.
  2. Di të shprehë dashurinë në aspektet e saj të larmishme: aftësi për të përcjellë dashuri.
  3. Di të ketë besim në Perëndinë si arkitekti i jetës së vet familjare.
  1. Di të tejkalojë problemet: aftësi luftuese

Në një familje të shëndoshë anëtarët e saj sforcohen për të tejkaluar problemet dhe pengesat. Herë bëhet fjalë për konflikte të brendëshme të prodhuara nga fërkimet e veta të bashkjetesës. Nuk do të lodhemi kurrë së nënvizuari se shëndeti i një martese nuk matet nga sa shumë apo pak bashkëshortët grinden, por nga koha që marrin për t’u pajtuar. Aftësia jonë për të përballur mospajtime e për t’i zgjidhur me pjekuri është shumë më e rëndësishme nga një paqe e jashtme, fryt i një bashkjetese të sipërfaqshme.

Në raste të tjera, sulmi vjen ga jashtë në trajtën e fatkeqësive: një sëmundje, një aksident, papunësia, vështirësi ekonomike, një bir i vështirë, janë ngjarje që vënë në provë unitetin e familjes. Si të jenë problemet të brendëshme, si të vijnë nga jashtë në mënyrë tragjike, përgjigjja e shëndoshë qëndron në përballjen e këtyre rrethanave me qetësi dhe të kërkosh rrugëdalje me vendosmëri. Familja e papjekur, në të kundërt, bie në sinjalin e parë të rrezikut kur shfaqen të tilla fërkime ose fatkeqësi, është e paaftë të kërkojë rrugëdalje dhe bie në njërin nga dy gabimet më të shpeshta: qortimet e ndërsjellta, kërkimi i një koke turku – i fajtorëve – ndër anëtarët e tjerë të familjes, ose një vetviktimizim paralizues: “unë nuk e meritoj këtë; sa keq më ka trajtuar jeta; kurrë nuk marr një drejtësi”

Libri i Ruthit e ilustron shumë mirë këtë parim. Në një kohë të parë, Ruthi 1, gjejmë një familje  të shkatërruar nga dhimbja. Traumës së emigracionit në dhe të huaj për shkak të urisë, iu shtua vdekja e papritur e tri burrave, burri dhe dy djemtë. Kështu, Naomi ngelet vetëm, vejushë, me dy nuset e saj në dhe të huaj. Të kujtojmë se një e ve në atë shoqëri gjendej në një situatë të rëndë nëpërkëmjeje, e pambrojtur dhe e dobët nga pikpamja sociale.

Kjo etapë fillesore qe aq e ashpër sa arrin të shpërthejë: «Mos më quani Naomi, por Mara – që do të thotë “e hidhur”- « sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim. 21 Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë. » (Ruth 1:20-21). « Kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat …» (Ruth 1:13). Nuk sjell habi që kjo grua e perëndishme ankohet hapur ndaj Perëndisë. Të shprehësh ndjenjat e veta është pjesë e besimit, nuk e kundërshton, dhe është konform me shumë shërbëtorë të mëdhenj të Perëndisë që në çaste mundimesh të mëdha hapën zemrën ndaj atij «Sytë e të cilit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre» (Psa 34:15). Në asnjë çast Perëndia nuk e qorton Naomin; përkundrasi, i qëndronte shumë afër dhe kontrollonte e udhëhiqte ngjarjet për t’i çuar në një fund të mirë.

Pra, aftësia e të luftuarit kërkon një cilësi: të dish të vuash. Pali e nis përshkrimin e tij fantastik të dashurisë në 1 Kor. 13  saktësisht me këto fjalë: «Dashuria është e duruar». Është rastësi që ka vënë këtë karakteristikë në vend të parë? Jo, absolutisht. Dashuria e pjekur ka si karakteristikë themelore diturinë për të duruar, aftësia për të luftuar dhe për t’u përballuar me problemet që, në mënyrë të pashmangëshme, do të godasin jetën familjare. Kemi nevojë, pavarësisht kësaj, të nënvizojmë se «të qenit i duruar» nuk është një ftesë ndaj mazokizmit[1]. Idea nuk është që bashkëshorti duhet të durojë pa diskutuar dhe në pafundësi gjithshka që merr; për shembull, keqtrajtime e dhunë të përsëritur, ky do të ishte një interpretim i shtrembër, më tamam i stoicizmit se i besimit të krishterë.

Për të kuptuar dashurinë si «të duruar» kemi nevojë t’i drejtohemi një tjetër koncepti biblik thelbësor e që zë edhe ai një vend qendror në jetën familjare: ngulmimi. Në sensin biblik të jesh i qëndrueshëm është shumë larg nga fatalizmi dhe pasiviteti përballë dhimbjes. Qëndrueshmëria është para së gjithash «zemërgjerësi» (makrotimia). Ky është kuptimi që ka në Hebrenjve 12:1 kur nxitemi që rendim me ngulmim në udhën e besimit. Shembullin suprem të ngulmimit na e ka dhënë Zori Jezus « njeri i vuajtjeve e njohës i vuajtjes».

Përse dështojnë shumë martesa dhe thyhen shumë familje në ditët tona? Sepse shumë bij grinden me prindërit e vëllezërit mes tyre? Nuk mund ta thjeshtëzojmë një temë kaq të vështirë e delikate. Si psikiatër profesionist e njoh kompleksitetin e konflikteve bashkëshortorë e familjarë. Kam ama bindjen e thellë se shumë nga këto konflikte do të zgjidheshin, pavarësisht nga shkaqet e tyre, nëse bashkëshortët – së bashku – do ishin më së shumti të gatshëm për «të qenë të duruar» në kuptimin që të kërkojnë në mënyrë aktive rrugëdalje për problemet e veta. Për këtë duhet të jesh ngulmues njëri me tjetrin, diçka që nuk gëlon në shoqërinë tonë edoniste[2] që lavdëron mirëqenien individuale – «kam të drejtën që të jem i lumtur» – dhe përçmon përpjekjen dhe sakrificën në marrëdhëniet personale. Shumë njerëçs sot aplikojnë në  marrëdhëniet e tyre parimin e «sforcimit minimal të ndarë në dysh». Kjo mënyrë të menduari e të jetuari është në antipodet e parimeve biblike. Ne besimtarët duhet të verifikojmë se deri në ç’pikë po i privojmë marrëdhëniet tona familjare nga kjo karakteristikë parësore e dashurisë, «të qenit i duruar». Ndoshta do të mjaftonte të shtoheshin doza të vogla dashurie të durueshme dhe ngulmim për të parandaluar shumë kriza në familjet dhe në martesat. Këtu qëndron një nga çelësat për të rendur në çfarëdo gare maratonë – dhe jeta familjare është e tillë – me qëndrueshmëri. Fitohet shumë ë tepër nga ndonjë pikë mjaltë se nga fuçi vreri. Nga kjo rëndësia e karakterit të dytë, të dish ta shprehësh dashurinë, që do ta analizojmë në pjesën e dytë të këtij artikulli.

Përktheu nga italishja Gentian Jonuzaj Prill 2020


[1] Mazokizmi është një sjellje e qëndrueshme në deshirën për të pasur ushtrim dhune mbi ty.Qoftë kjo fizike apo poshtërim emocional. Dhunë nga e cila personi që e pëson, pret të paguhet nga një kënaqësi emocionale ose seksuale.Me pak fjalë spjegohet që dikush këtë gjendje vuajtje -dhimbje e përjeton si kenaqësi.

[2] Edonizmi është koncept filozofik që pranon si qëlim të veprimit njerëzor kënaqësinë.