Cilësi të besimit (Guxim dhe Trimëri)

Dëgjoj shpesh të më thonë:

  • Krishtërimi është besim për njerëz të dobët
  • Feja (Besimi) kanë të bëjmë me ngushëllimin për njerëzit që e kuptojnë që nuk ja dalin dotë
  • Të jesh besimtar do të thotë që je i dobët dhe nuk ja del dotë vetë
  • Besimi është vetëm me fjalë dhe me llafe por në praktikë është i pamundur
  • Besimtarët janë frikcak dhe hipokrit me fjalë i besojnë Zotit por në të vërtet nuk e jetojnë besimin e tyre

Shumë prej këto shprehje janë të vërteta edhe për shkak të jetës së disa besimtarëve që pa ditur se kujt i besojnë jetojnë në mjerimin e mëkatit.

Isha duke reflektuar këtë mëngjes nga libri i Jozueut! Shumë prej nesh që jemi besimtarë ndoshta dijmë edhe pëmendësh Jozueun 1:8 “ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote….” por në të vërtet më bëri shumë për të reflektuar v.7 i kapitullit 1.

Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh sipas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.” Jozueu‬ ‭1:7‬

Urdhëri që i jepet Jozueut është: Ji i Fortë, Shumë trim, dhe më bëri përshtypje termi që përdoret “Shumë Trim” përse një besimtarë duhet të jetë shumë trim nëse ka Zotin në anën e tij? A nuk supozohet që Perëndia do të ndërhyjë për ne dhe do të bëj të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me besimtarin?

Shumë besimtarëve u mungon guximi dhe trimëria për të jetuar në besim! Shumë besimtarë jo vetëm që nuk janë trima por janë frikacak sepse frikacaku heq dorë, ndërkohë që ai që është trim lufton!

Po nga çfarë heqin dorë besimtarët?

Ata në të vërtet nuk heqin dorë me fjaë nga besimi por nuk e praktikojnë më atë! Nuk kanë guxim që të vazhdojnë të jetojnë jetën në besim të plotë!

  • Shumë besimtarë heqin dorë nga të njohurit çdo ditë Perëndinë
  • Nuk janë aq trima sa të luftojnë për tu mbledhur sëbashku
  • U mungon trimëria për të shpallur Krishtin
  • Janë frikacak në të jetuarit të vërtetat e biblës
  • Nuk kanë guximin të thonë Jo
  • Nuk kanë guximin të qëndrojnë të lidhur me Perëndinë në kohë vështirësie.
  • Nuk janë aq trima sa të vendosin prijoritet kishën por janë frikacak dhe largohen nga përbashkësia.

Mund të vazhdoj me listën por dua ta mbyll këtë meditim me një inkurajim!

Perëndia i thotë Jozueut që ka nevojë për Guxim dhe Trimëri për të ecur dhe për të jetuar me Perëndinë dhe nuk është për të gjithë, shumë heqin dorë? Ti çfarë po bën?