E martë 26 Tetor 2021

Shumë prej jush mund edhe të thonë sot mbas leximit të këtij meditimi që krahasimi eshte shumë i madh dhe pa vend por do te doja thjesht te vendosja nje fije reflektimi ne mendjen e gjithsecilit prej nesh per menyren se si e trajtojmë njeri-tjetrin (dhe me njeri tjetrin e kam llafin per kedo qënie njerzore që jemi në kontakt çdo ditë).

Disa prej nesh kanë pozita në punën e tyre, disa të tjerë jo, disa nga përgjigjiet tona janë të mbushura me arroganc dhe mospërfillje, shumë shpesh shikoj në rruge njerezit qe trajtojne me mire kafshet shtepiake se njerzit, shume njerez interesohen më shumë për gjelberimin se per endacakun qe fle ngjitur me koshin e mbeturinave. Kjo është ajo që jemi kthyer dhe jemi bërë…

Do te doja te ndaja me ju shembullin per ekselenc te sjelljes, ju lutem merrni vetem nje moment dhe reflekton mbi pjesen e meposhtme, dhe duke menduar thjeshte eshte mire te reflektojme per sjelljen tone dhe jo te gjykojme te tjeret, te mund te reflektojme se çfarë bej unë!?

Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. (Filipianëve 2:3-7)

Bekime!

J.