E Mërkurë 13 Tetor 2021

Çfarë po bën me jetën tende? Si po e shfrytëzon kohën tënde? Cila është rutina e përditëshme e jetës tënde dhe çfarë përshtypje, shije, mendim lë nder ata që të rrethojnë? A ke ndaluar ndonjë herë të mendosh se si është duke u konsumuar jeta tënde dhe se si është duke u pakësuar pak e nga pak çdo ditë e më shumë momente te jetës tënde…

Si po e kalon jetën tënde? Çfarë ke për të dhënë? Çfarë mund tju japësh njerëzve që të rrethojnë? A je ti ajo që bën apo ke diçka më shumë për tju dhënë njerëzve?

Si duket një ditë nga të tuat: 

  • Shumë prej nesh punojnë me orar e pa orar… A është vërtetë kjo që do në jetën tënde? 
  • Shumë të tjerë shkojnë ne punë dhe nuk punojë por rrinë kot si parazitë….
  • Shume prej nesh dalin nga shtëpia për të shkuar ne shkollë… Por shumicën e kohës e kalojnë në kafe
  • Shumë të rendin çdo ditë mbas paras… A mendon që kjo mund të të japi ty lumturinë?
  • Shume prej nesh shkojnë ne shkolle dhe dalin njësoj si hyn aty…
  • Aventurat, udhëtimet, argëtimi, dëfrimet e ndryshme e mbushin shpirtin tënd deri në një pikë…

Mund të vazhdoj me shembuj te pafundëm për rutinën tonë të përditëshme që në fund nuk sjell asgje apo nuk plotëson pritshmëritë tona. 

Ne nje artikull te publikuar pak kohë më parë nga një infermiere e cila asistonte njerëzit përpara se të vdisnin ajo liston 10 gjërat për të cilat ata pëndoheshin në momentet e fundit të jetës, kur ndër to mund të citojmë: 

1- …do të doja të kisha punuar më pak…

2- …do të doja të kisha kaluar më shumë kohë me familjen time

3- …do të doja ta kisha marrë Zotin Seriozisht….

Për çdo besimtar ka një përshkrim pune në Biblël, ajo na mëson që të jemi të kujdesshëm me mënyrën se si jetojmë duke na këshilluar të jetojmë me mençuri dhe ta përdorim mirë kohën…

Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. Përdoreni mirë kohën, sepse po jetojmë ditë të këqija. Efesianëve 5:15-16

Çfarë po bëj unë?

Bekime!

J.