Koha për një mardhënie të vërtetë!

Si kurrë më parë në kohët moderne, këtë vit bota është bërë e vetëdijshme për sëmundjen, vuajtjen dhe vdekjen. Pandemia vazhdon të përhapë frikë, pasiguri e varfëri. Në këtë atmosferë të zymtë bëhet edhe më urgjente nevoja për të shpallur Lajmin e Mirë të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Janë të krishterët ata që janë thirrur për të sjellë shpresën në kohë pasigurie dhe vështirësie, jemi ne të thirrur që të tregojmë të vërtetën e Perëndisë dhe shpresën që mardhënia me Zotin sjell në jetën e njerëzve!

Ungjilli sipas Gjonit 10:10 na thotë:

Vjedhësi vjen vetëm për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar. Unë erdha që të kenë jetë dhe ta kenë të plotë.”

Pyetjet për të të reflektuar me veten tënde? Të lutem merr pak minuta kohe për secilën pyetje.

Çfarë po vjedh gëzimin dhe jetën e njerëzve në botë sot?

Çfarë cilësish ka vjedhësi? Çfarë bën vjedhësi?

Pse erdhi Jezui në këtë botë?

Çfarë do të thotë të marrësh jetë prej Jezu Krishtit?

Çfarë lloj jete ofron Jezui? Si do ta përshkruaje jetën e plotë?

Përfundimi

Në kontrast me vjedhësin që vjen për të na grabitur, për të na dëmtuar dhe për të na vrarë, Jezui thotë se ka ardhur për të na dhënë jetë me tepri. Bibla na mëson se “Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove” (Gjoni‬ ‭17:3‬).

Për më tepër në Bibël lexojmë: “Ai që beson në Birin e Perëndisë e ka këtë dëshmi. Ai që nuk beson në Perëndinë, e ka bërë atë gënjeshtar, pasi nuk i ka besuar dëshmisë që Perëndia dha për Birin e vet. Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e amshuar dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën. Ai që nuk e ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën” (1 Gjonit‬ ‭5:10-12‬).