Nga Psalmi 119:17-24

Kërkesat e psalmistit në këtë pjesë, ndaj Perëndisë:
Bëji të mirë shërbëtorit tëndHapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tëndmos m`i fshih urdhërimet e tuaHiq prej meje turpin dhe përbuzjen;
17 Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
18 Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
19 Unë jam i huaji mbi dhe; mos m`i fshih urdhërimet e tua.
20 Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
21 Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
22 Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
23 Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
24 Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
Ashtu si psalmisti ne kemi nevojë cdo ditë që të ndjejmë mirësitë e Perëndise. Kemi nevojë që Ai të na hapë sytë për tu kënaqur e soditur në ligjet e Tij. Kemi nevojë që Ai të na i heq turpin dhe përbuzjet që mund të marrim.
Le ta pohojmë sëbashku se:
“Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi“.