Si mund ta di që Ungjilli është i vërtetë?

Elisa nga Lancaster pyet, Pastor John, unë jam rritur në një familje të mrekullueshme të krishterë ku Ungjilli jetohej para meje çdo ditë, dhe i besova Krishtit si Shpëtimtari im që kur isha vajzë e vogël. Megjithatë, rreth moshës 14 vjeç, nisa të përleshesha me shumë pyetje rreth besimit të krishterë. Qysh atëherë e deri më sot kanë kaluar 7 vjet dhe kam kaluar orë të panumërta duke studiuar botëkuptimin dhe apologjetikën e krishterë si dhe botëkuptime të tjerë. E shoh që nuk është se nuk ka prova për besimin e krishterë, por mendja ime gjithmonë ngre pyetje të tjera për të cilat nuk duket se ka përgjigje të kënaqshme në mënyrë që të ndihem se po tregohem e sinqetë në lidhje me besimin e gjërave në Fjalën e Perëndisë. Në fund të fundit, nuk e kuptoj sesi mund të njoh ndonjë të vërtetë me siguri, përderisa nuk do të jem kurrë në gjendje të mbledh të gjitha faktet rreth diçkaje. Si mundemi ne si njerëz të fundëm të jemi të sigurt që kemi gjetur të vërtetën kur në realitet jemi të kufizuar prej natyrës tonë njerëzore?

Kjo është shumë e mirë, çështjet e njohjes dhe sigurisë janë shumë me vend. Gjithsecili përballet me këto gjëra në një moment të caktuar. Prandaj, ashtu si e kuptoj unë, ja cila është pyetja kyçe, finale dhe vendimtare. Si mundemi ne që jemi njerëz të fundmë të jemi të sigurt që e kemi gjetur të vërtetën kur jemi të kufizuar në natyrën tonë njerëzore? Ne jemi të kufizuar, por dëshirojmë siguri dhe këto dy gjëra nuk duket sikur shkojnë bashkë.

Prandaj, para se t’i përgjigjem pyetjes, gjë të cilën do ta bëj, do të jap një përgjigje që mendoj se është biblike. Më lejoni që të sjell disa të vërteta biblike përpara nesh. E para është që të jemi të sigurt se jemi të vetëdijshëm që Perëndia vërtet dëshiron që ne të kemi sigurinë e plotë të realitetit dhe të vërtetës së tij të ungjillit, siguri të plotë, një bindje të thellë dhe të palëkundur. Ai nuk krijoi një botë në të cilën kjo gjë është e pamundur për njerëzit e rënë dhe të fundëm. 1 Gjoni 5:13, “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.” Gjoni 7:17, “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.” Hebrenjve 6:11, “Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës.” Kolosianëve 2:2, “Sepse dua që të dini ç’luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata… që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë.” Dhe Romakëve 1:20, “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi”

Prandaj, Perëndia nuk e krijoi botën, udhën e shpëtimit, procesin e zbulesës, natyrën e Biblës dhe veprën e Frymës së Shenjtë, Ai nuk e projektoi asnjërën prej këtyre në mënyrë që ne të kishim thjesht gjykime me probabilitet të mirë rreth të vërtetës. Ai nuk kishte për qëllim që ne të hamendësojmë. Pashë një grua që po ndiqte finalen e Kupës së Botës. Mendoj se ishte një grua nga Argjentina ajo kishte kryqëzuar gishtat dhe po shpresonte për fat në minutat e fundit. Mendova, nuk i afrohemi kështu gjykimit të fundit me gishtat e kryqëzuar. Oh, vras mendjen nëse do t’ia dal dot ditën e fundit. Kjo është tragjedi nëse të krishterëve u duhet të vdesin me gishtat e kryqëzuar. Perëndia gjithashtu nuk kishte për qëllim që ne të kërcenim në errësirë. Prandaj, Elisa ka të drejtë kur pyet. Kjo është pyetja e duhur, si, jo nëse, por si mundemi ne që jemi qenie të fundme njerëzore të jemi të sigurt që kemi gjetur të vërtetën.

Mendoj se përgjigja vjen në dy nivele. Siguria e garantuar e dikujt, besueshmëria e dikujt është shumë më tepër se tërësia e provave empirike që ai person është i besueshëm. E di që kjo është një fjali paksa e ndërlikuar. Dua të them që siguria e garntuar është shumë më tepër se të mbledhurit, një, dy, tre, katër, pesë. Kam gjashtë prova q ëai është i besueshëm. Tani mund të jem i sigurt. Nuk funksionon kurrë kështu. Nuk funksionon. Sepse ju gjithmonë mund të bëni një pyetje tjetër, apo jo? I besoj gruas time që ajo është besnike ndaj meje. Mund të jap prova ng apërjetimi, shumë prova. Por në fund do të ketë gjithmonë dyshim, apo jo, nëse do të kishim thjesht listën e provave, sepse ajo mund të jetë duke më mashtruar në një farë mënyre. Ashtu si thotë edhe Elisa rreth njohurisë së saj për Perëndinë. Ajo studion. Ajo bën pyetje. Ajo gjen përgjigje dhe gjithmonë duket se ka një pyetje tjetër, sepse ajo është e fundme dhe unë mund të gaboj rreth Noelës, gruas time.

Në fakt, nuk kam pikë dyshimi që Noela është besnike ndaj meje. Ajo është. Nuk më prishet asnjëherë gjumi për këtë gjë. Në përjetimin tim kam një siguri reale gjë e cila është shumë më tepër se tërësia e pjesëve. Është një siguri personale që vjen nga një përjetim personal. Duke qenë se e njoh atë krijohet diçka e cila është e pranishme në provat, dhe pastaj në mënyrë subjektive shkon përtej provave. Mendoj që mund të kemi këtë lloj njohurie, këtë lloj njohurie personale të shfaqjes së Jezusit në zbulesën e tij në Bibël. Sa më tepër që ta njihni atë, aq më të sigurt jeni që ai është i besueshëm.

Ja cili është niveli tjetër. Perëndia nuk na jep siguri duke na pëshpëritur në vesh që ne jemi të vërtetë apo që Ai është i vërtetë, por Ai ama na jep siguri. Kjo është dhuratë e Perëndisë. Ai e bën këtë gjë duke na hapur sytë, sytë e zemrës tonë për të parë lavdinë reale vetë-vërtetuese të Perëndisë në ungjill. Këtë e mësoj pjesërisht prej Efesianëve 1 dhe kryesisht nga 2 Korintasve 4, ku thuhet, “të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” Dhe vargu 6 thotë, “sepse Perëndia që tha: ”Le të ndriçojë drita në errësirë”, është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.”

Prandaj, në të dyja rastet jepet dritë nga Perëndia. Kjo është drita e ungjillit apo drita e njohurisë. Dhe në mënyrë më specifike, është njohuria e lavdisë apo ungjilli i lavdisë. Prandaj, ekziston një zbulesë e lavdisë së Perëndisë, lavdia e Krishtit, në ungjill, në njohurinë e zbulesës historike që na është dhënë në Bibël e cila vërteton veten e saj. Ekziston një dritë hyjnore dhe e mbinatyrshme. Kjo është fraza e Jonathan Eduards, një dritë hyjnore dhe e mbinatyrshme që i jepet shpirtit përmes punës së Perëndisë e cila është një shikim real. Është shikim i vërtetë. Kjo është vërtet kritike. Nuk është e palogjikshme. Është një shikim i vërtetë i asaj që ekziston me të vërtetë. Nuk është një hamendësim apo thjesht një konkluzion përmes logjikës së gabueshme. Kjo është dhuratë e Perëndisë përmes mjeteve të zakonshme të njohjes së ungjillit.

Për këtë gjë duhet të lutemi. Prandaj, kjo do ishte nxitja ime përmbyllëse, që të lutemi, që Elisa të lutet, “Hapi sytë e mi që të shoh dritën e mrekullueshme dhe vetë-vërtetuese të lavdisë në Fjalën tënde.”


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com