Audio sermon
YouTube video sermon
Në takimet e kaluara ne kishim mundësinë të shikonimin një panoramë të përgjithshme të Letrës së 2 të Pjetrit. Atë që u përqëndruam kishte të bënte me:
- Autorin: Apostulli Pjetër
- Vendi nga është shkruajtur Letra: Romë
- Kujt i drejtohej: Kishave të Azisë së Vogël
- Mësimi kryesor i Letrës: Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!
- Ndarja e përgjithshme:
- Një sfidë e fundit
- Paralajmërim nga mësimet e mësuesve të rremë
- Problemet me teologjinë e shtrëmbruar
Pastaj ne u përqëndruam se çfarë ka marrë një i Krishterë nëpërmjet besimit në Krishtin! Duket sikur gjithçka vjen në mënyrë progresive…
Besim si i Apostujve— Kemi marrë gjithçka në Krishtin dhe tashmë vjen pjesa e tretë,—- Të japim në të njëjtën mënyrë si Apostujt!
Sot dua të shikojmë nga 2 Pjetrit 1:5-11 ku apostulli Pjetër na fton të jetojmë atë besim që është i barabart me atë të apostujve dhe që kemi marrë në Krishtin i cili na dha gjithçka që është për tu marrë. Ne nuk punojmë për shpëtimin tonë sepse tashmë e kemi marrë: 3 Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij. 4 Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.
Kemi vënë re deri tani:
- Pozicionin që ne kemi në Krishti (1:1-2) Faljen e Mëkateve
- Fuqinë që kemi në Krishtin. (1:3-5) Fuqinë për të mundur pasojat e mëkatit dhe …
Të cilat përcaktojnë se si duhet të sillemi. Dhe krishtërimi bëhet lëmsh nëse ne fillojmë nga e treta, nga pjesa e sjelljesh. Si psh: Dua të jem i Krishterë më thuaj si të sillem!!!! Krishtërimi nuk fillon me sjelljen, sjellja është pasojë e besimit por jo fillimi i besimit!
Ne duhet të kuptojmë Pozicionin që kemi në Krishtin, fuqinë që kemi në Krishtin! Për shkak të asaj që pamë të djelën e kaluar është që ne kemi fuqinë e Krishtit per tu larguar nga Korrupsioni dhe prishja e kësaj Bote!
Çfarë ka bërë Krishti për ty, Çfarë ka bërë Krishti në ty do të sjell një menyrë jetese që tregon themelet e vërteta në Krishtin! Ne jemi thirrut për të ecur në Shenjtëri.
Shenjtëri- Sa më shumë jetojmë aq më shumë bëhemi si Krishti.
Sot dua të shikojë këto vargje që janë si këshilla praktike dhe secila prej tyre vjen si një përkushtim ndaj Perëndisë dhe si Fryt i një jete të jetuar me Të! Le të lexojmë vargjet sëbashku:
5 Prandaj bëni çdo përpjekje për t’i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë, 6 diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë, 7 përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.
A. Rend Mbas!
- Virtytin- Prirje dhe forcë e brendshme që ka njeriu për të bërë punë të mira; vetia më e mirë që ka ai, cilësi e lartë morale e njeriut, pastërti e përsosuri morale;
- Diturinë- Tërësia e njohurive të fituara me studime e në praktikë; tërësia e njohuriveqë kemi në një fushë a për diçka, shkalla e njohjes së diçkaje;
- Vetkontrollin- Aftësia për të kontrollua sjelljet, qëndrimet e veprimet e veta me qëllim që të zbulohen të metat e gabimet e të ndreqen ato; aftësia për të kontrolluar ndjenjat e dëshirat e veta a për të përmbajtur vetveten;
- Durimin- Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar
- Përkushtimin ndaj Zotit-
- Dashurinë Vllazërore- (Përkujdesjen) (Romakët 12:10, 1 thesalonikasve 4:9, Heb 13:1, 1 Pjetrit 1:22) Fjala në Greqisht është Filadelphia! Një mardhënie e re dhe familje e re në Krishtin!
- Dashurinë- AGAPE- Të duash tjetrin në mënyrë sakrifikuese. Të përkushtohesh ndaj tjetërit pavarësisht regaimit të tij! Ta duash tjetërin pa pritur që ai të të dojë mbrapa.
B. Po përse gjithë këto gjëra?
8 Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. 9 Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra. 10 Prandaj, vëllezër, përpiquni ta forconi sa më shumë thirrjen dhe zgjedhjen tuaj nga Perëndia, sepse po t’i bëni këto gjëra, nuk do të bini kurrë. 11 Kështu do t’ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
Arsyeja përse duhet të këmngulin në Shenjtërim sepse është Shenja dhe Fryti i besimit që është në ne. Me fjalë të tjera Apostulli Pjetër është duke na thënë, Nëse nuk kemi këto shënja dhe këto fryte atëhere ajo që shpallim me gojën tonë si besim nuk është i vërtet. Një jet pa shenjtëri vendos në pikëpytje besimin sepse besimi pa vepra është i vdekur.
v.8 SHFAQËSIMI paraprin SHENJTËRIMIN por duke qënë se besimi nuk është intelektual atëhere shfaqësimin do të prodhoj shenjtërim! Dëshirat e tua duhet të ndryshojnë dhe ti duhet të kesh dëshira që i perkasin asaj që ti beson!Nuk mund të thuash që je i shfaqësuar nga Gjaku i Krishtit por nuk ke asnjë fryt dhe ti pretendon të jesh i Krishterë!
Shenjtërimi është drejtimi i cili ne ecim jo destinacioni!
- 9 Të krishterët nuk mund të jenë të pafrytshëm sepse nëse jemi të pafrytshëm si të Krishterë jemi të verbër dhe dritëshkurtër. Nëse shikon jetën tënde dhe nuk ke fryte, tregon që ke një problem frymore që po shkakton verbëri në ty!
Shembull: Kur je në trafik në autostradë mundohesh të shikosh larg për të parë daljen nga situata.
- Të jesh pa fryt është të harrosh atë që Perëndia ka bërë për ty!
- Në këtë kapitull pjetëri është duke vendosur bazat se cfarë do të thotë në Kapitullin 2 për mësuesit e rremë. Nuk mund të ketë të krishterë që jetojnë në mëkat!
v.10 Bota gjatë gjithë kohës është duke sulmuar diturin, themelte, besimin, vetëkontrollin dhe vyrtitet e tua. Jetojmë në një botë që shenjtëria është turp dhe dallimi dhe shpresa nuk ka vlerë! Jetojmë në një botë që do të na mbaj të ulur.
v.11 Kështu do t’ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
– Çfarë nuk thotë: Nëse cilësitë e shenjtërisë janë në një nivel të caktuar, nëse je i shenjtë mjaftueshëm Perëndia do të hapi Qiellin për ty!
– Çfarë thotë: Ne kemi shpëtim sepse Krishti ishte i përsosur dhe vdiq për ne! Besimi në Krishtin të çon në Parajsë, Besimi ka cilësi dhe fryte që tregojnë që në jetën tënde ësht besim i vërtet. Besimi nuk është një veprim i të kaluarës por shpreh frytet në të ardhmen. Besimi pasohet nga shenjtëria me frytet e mësipërme!
8 Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. 9 Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra. 10 Prandaj, vëllezër, përpiquni ta forconi sa më shumë thirrjen dhe zgjedhjen tuaj nga Perëndia, sepse po t’i bëni këto gjëra, nuk do të bini kurrë. 11 Kështu do t’ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
C. Konkluzione
- Nëse nuk je i Krishterë: Atë që unë shpresoj që të kesh dëgjuar është që ti nuk mund të bësh asgjë për të arritur Parajsën! Jam duke folur për shenjtëri por jo që të na coj në Parajsë sepse betëm besimin në Jezusin si Zot dhe shpëtimtar të çon në parajsë.
- Nëse je i Krishterë por shikon jetën tënde dhe nuk ka asnjë ndryshim nga ajo më parë: Ky tekst na thotë që besimi nuk është i verbër dhe dritëshkurtër. Nëse shikon jetën tënde pa fryte duhet ti bësh pytje veten tende pse kjo gjë po të ndidh? Jo të vësh në dyshim besimin tënde sepse Perëndia kërkon dhe ofron siguri dhe jo dyshim. Nuk ka gjë më të rrezikshme se të besosh që je i shpërtuar por në fakt nuk je. Hidhi një sy jetës tënde dhe shko përpara Perëndisë me sinqeritet. Jeta e të Krishterit transformohet nga fuqia e tij!
- Nëse je i Krishterë dhe je si puna ime që bie shpesh: Mirës se erdhe në Familjen e Perëndisë. Sespse ne jemi familja e Perëndisë që hedhim tutje emocionet fallco që çdo gjë do shkoj mirë…. Ne duam që sëbashku të ecim sepse ai që nisi një punë të mirë ne ne do ta përfundojë taë. Mirëserdhe në familjen e Perëndisë.
Kemi Parë:
- Pozicionin që ne kemi në Krishti (1:1-2) Faljen e Mëkateve
- Fuqinë që kemi në Krishtin. (1:3-5) Fuqinë për të mundur pasojat…
- Fryte që kemi në Krishtin (1:6-11)
Je i pranuar pa kushte, sepse je i falur plotesisht, sepse të ka dashur në mënyrë të përsosur që do të thotë je i sigurt përjetësisht nëpërmjet SHPENGIMIT.
Nëse këto gjëra janë të verteta de Perëndia kërkon që ne të kemi ZELL në vepra të mira do të thotë që nuk i bëj për të arritur gjërat në Perëndinë për ti pëlqyer atij e kuptojn që e bëj si pasoj e të gjitha gjërave që i kam marr. Ti nuk merr apo humbet diçka nga Perëndia por je një bir qëdo të kënaq babain e vetë.