Shënjat dalluese të besimtarit të Krishter

Audio sermon

YouTube video sermon

  1. Hyrje

Letra e dytë e Pjetërit është shkruajtur të njëjtat kishave që ishte drejtuar dhe letra e Parë e Pjetrit, kishave të azisë së vogël (1 Pjetrit 1:1, 2 Pjetrit 1:3). Dhe ka shumë mundësi që si letër është shkruajtur nga e njëjta vend ndodhje, nga Roma ku Pjetri ishte i burgosur. Me atë që ne kuptojmë nga letra e dytë është që Pjetri e ka të qartë që shumë shpejt do të vdes ( 2 Pjetrit 1:14). dhe ka shumë mundësi që vdiq atje i vrarë nga autoritetet romake nën komandën e Neroni sipas traditës së hershme kishtare.

Një kujtesë e shpejt se kush ishte Pjetri! Ai në fillim quhej SIMON dhe ishte një nga të 12-t të cilët ishin rrethi më i ngusht i Jezusit! Kur ai deklaroi që Jezusi ishte Mesia dhe shpëtimtari i shumëpritur, Jezusi i ndryshpj Emrin nga Simon në PJETËR(Mateu 16:18-19), që në gjuhën Aramaisht do të përkthehej SHKËMB. Jezusi profetizoj që ai do të ishte një shkëmb për kishën dhe do të bëhej një nga shtyllat e Kishës në Jeruzalem! Vëmë re kur lexojmë ungjijtë që Pjetëri nuk ishte shumë në linjë me gjërat që ndodhnin dhe në kohët moderrne do të thoshim që nuk ishte i displinuar.

Në letrën e parë të tij Apostulli Pjetër i quan të krishterët e kishave në azinë e voglë si Shtegëtar, si alient apo jo autokton! Me fjale te tjera te krishteret janë qytetarë qiellor edhe pse jetojnë në tokë! Ne jetojmë me ata që kanë tokën si shtëpinë e tyre por ne kemi një shtëpi tjetër që është në qiell prandaj dhe kemi një shpresë tjetër atë që vjen nga qielli! Ne të Krishterët jemi qytetar Qiellor! Rrugëtar në këtë botë që jetojmë me besim dhe shpresën e Perëndisë. Duke mos qënë qytetarë të kësaj toke por thjeshtë kalimtarë ne do të hasim vështirësi në rrugëtimin tonë tokësor dhe do të kemi vështirësi që sipas apostullit pjetër do të jenë vështirësi që vijnë nga Jashtë dhe vështirësi që do të vijnë nga brenda kishës dhe më sakt vështirësi që do të vijnë nga mësimi i rremë dhe mësuesit e rremë!

Letra e Parë të Pjetërit: Përqëndrohet më shumë në rreziqen qe i kanosen kishës dhe të krishterit nga jashë saj dhe më saktë prej persekutimit për shkak të besimit dhe të mënyrës së jetesës së të krishterëve, nga ushtri, perandori, pushtete të jashtme! Inkurajimi Kryesor: Nënshtrojuni Perëndisë dhe vendoseni veten tuaj nën sundimin e Tij! Kini besim tek Krishti dhe fuqia e tij!

Në Letrën e Dytë të Pjetrit: Pjetri përqëndrohet më shumë në rreziqet që kisha ka nga brenda saj. Më shumë nëpërmjet mësimit të rremë. Inkurajimi Kryesor: Rritu në njohjen e së vërtetës, që të mund të njihni të gabuarën duhet të njihni më mirë të vërtetën! Kjo do të jetë mbrojtja juaj, të njihni të vërtetën!

IDEJA KRYESORE E 2 PJETRIT:

Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!

Ideja e njohjes që në një farë mënyre është edhe fjala kyçe në këtë letër nuk ka të bëjë me njohurinë sepse ke informacion, por ka të bëjë me informacionin që transformon, jo thjeshte e di por ti je duke u kalitur nga ajo që di. Të njohësh Krishtin duhet të ecesh me Krishtin dhe duhet të rritesh në Krishtin. Nuk ka të bëj me përsosmëri por ka të bëjë me të paturit gjithmonë Krishtin si etalon! Të bëhesh si Krishti!

Shenjtërimi– Besimi pa vepra është i vdekur

Dallimi– më shumë di dhe kalitesh nga e vërteta aq më e lehtë është të gjej mashtrimin

Shpresë– Duke pasur dallimin duke i shtuar shpresën do të bëj jetën tënde të plotësuar në pritjen e Krishtit!

Gjatë gjithë kohës në këtë letër Pjetëri është duke përsëritur gjatë gjithë kohës që ai do të na kujtojë ne që jemi në këtë rrugëtim të mund të vendosim gjërat e rëndësishme përpara cdo gjëje. Ai fillon me kujtesën e thelbit të ungjillit të Jezusit dhe ky do të jetë ajo që ne do të fillojmë të shikojmë sot në dy vargjet e para!

Hiri dhe PAQJA u shtofshin në Ju 

Unë, Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, po ju shkruaj juve që nga drejtësia e Perëndisë tonë dhe e Shpëtimtarit Jezu Krisht keni marrë të njëjtin besim me ne: Hiri dhe paqja u shtofshin mbi ju me njohjen e Perëndisë dhe të Zotit tonë Jezu! 2 Pjetrit 1:1-2

Po ju shkruaj juve që keni marrë besimin nuk thotë atyre që:

    1. Janë të fortë në besimi
    2. Janë të dobët në besim
  • Kanë shfaqur besimin
  1. E kanë merituar besimin
  2. Ja kanë arritur besimin

Dhe Fjala “Marrë” ka të bëjë me diçka që ju a kanë dhënë dhe ju e keni marrë dhe jo e kundërta. Tani që Perëndia ju ka dhënë shpëtimin!

Me të njëtin besim me Të!

    1. Kjo tregon atë që apostulli Pjetër dëshiron të theksojë, besimi që ne kemi marrë është i njëjtë, edhe me atë të apostujve, misionarët me të famshëm, Martin Luterin etj. Besimi që kemi marrë është i njëjtë për të gjithë.

Si mund ta kem unë këtë besim të njëjtë?

Nga drejtësia e Perëndisë tonë dhe Shpëtimtarit Jezus Krishtit

    1. Ky është thelbi i besimit të Krishterë dhe Problemi më i madh i kishës në kohët tona sot! Ne kemi harruar që Perëndia jonë është i Drejtë në mënyrë të përsosur!
    2. Romakët 3: 20-26

Por tani na është shfaqur se Perëndia na bën të drejtë pa ndërmjetësinë e ligjit të Moisiut, gjë që e kanë dëshmuar ligji i Moisiut e profetët. Perëndia i bën të drejtë, përmes besimit në Jezu Krishtin, të gjithë ata që besojnë në të. Perëndia nuk bën dallim mes judenjve dhe paganëve, sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë lavdinë e Perëndisë. Ata u bënë të drejtë falas, me hirin e tij, përmes Krishtit Jezu, që i shpengoi nga mëkati. Perëndia e kushtoi Jezuin si fli pajtimi, që përmes besimit në gjakun e tij të tregojë drejtësinë e tij për faljen e mëkateve të kryera më parë. Në atë kohë Perëndia ishte i duruar me mëkatin, ndërsa në kohën e tanishme ai dëfton sesi i bën të drejtë njerëzit, duke dashur të tregojë se është vetë i drejtë dhe se bën të drejtë ata që besojnë në Jezuin.

Një dhuratë e marrë nga Perëndia prej Hirit të tij. Jezusi nëpërmjet jetës së tij vendsoi drejtësinë e Perëndisë në vend, nëpërmjet vdekjes. Dhe ringjalljes së tij e bëri këtë një dhuratë për të gjithë atë që besojnë në të.

Sa më shumë e kuptojmë idenë që drejtësia e Perëndisë na bëri ne të jemi për Perëndinë! Nëse themeli i mardhënies me Perëndinë nuk ka të bëjë me sa shumë ti bën por për shkak të asja që Krishit bëri për ty, realiteti i besimit do të ishte shumë ndryshe! Nuk varet përjetësia nga Performanca ime por nga ajo që Krishti bëri në Kryq! 

Dy mësime:

Për shkak të veprës së Krishtit në Kryq për ne asnjë nuk është më afër Perëndisë se ata që besojnë Atë! Nëse ke vendosur besimin në Krishtin ti ke Perëndinë në anën tënde!

    1. Unë jam i denjë për Perëndinë
    2. Unë nuk jam i denjë për Perëndinë

A e beson që kjo është e vërtet për ty? Këndvështrimi dhe dashuria e Perëndisë nuk varet nga Performanca ime si i Krishterë! Sepse kjo do të bënte Perëndinë të padrejtë në standartet e Tij! Si është Perëndia në mendimet e ty? Si dikush që shikon mbi ty për shkak të Performacës tënde apo si Perëndia që kur shikon ty shikon krishtin në ty?

Njohja e Perëndisë është për shkak të hirit dhe të paqes së Tij!