Çfarë duhet të bëj për ti pëlqyer Zotit?

Kjo pyetje edhe të tjera si këto janë gjithë kohën në mendjen dhe zemrat e njerzve në jetën e përditëshme! Ka shumë “Fe” që e kanë të përcaktuar qartë këtë gjë, ka shumë “Sekte” i shtojnë barrën njerzëve me detyrime dhe përgjegjësi sikur ato vijnë nga Zoti, duke kërkuar prej tyre përmbushjen e kushedi se sa detyrimeve për njeriun e uritur për të gjetur identitetin e tij në Perëndinë! Sepse nuk ka dyshim që brenda njeriut mungesa e mardhënies me Perëndinë është prezente dhe e thellë!

A mund të bëj unë diçka si një njeri mëkatar për ti pëlqyer Zotit?

Ndoshta përgjigjie e kësaj pyetje do të ishte më e thjesht ta fillonim me një pyetje:
Çfarë e kënaq më shumë se çdo gjë tjetër zemrën e një Ati? Normalisht të duash Birin apo jo?

Nuk ka gjë më të madhe që mund të bëjmë ne për Perëndinë sesa të duam birin e tij të vetëmlindur, dhe pasi kemi dashur birin e tij të jemi falenderues!
Një pjesë në Dhiatën e Vjetër të biblës thotë kështu:

Pastaj, Jehozafati pasi u këshillua me popullin, caktoi ata që duhet t’i këndonin Zotit dhe duhet ta lëvdonin për shkëlqimin e shenjtërisë së tij, ndërsa ecnin përpara ushtrisë dhe thoshin: “Kremtoni Zotin, sepse mirësia e tij zgjat përjetë”. Kur ata filluan të këndojnë dhe të lëvdojnë, Zoti ngriti një pritë kundër bijve të Amonit dhe të Moabit dhe atyre të malit të Seirit që kishin ardhur kundër Judës, dhe mbetën të mundur.” 2 i Kronikave‬ ‭20:21-22‬

A e vë re se çfarë bën një person që ka mardhënie të drejtpërdrejtë me Zotin! Adhuron, Përlëvdon, Kremton dhe këndon Perëndisë!

Duke ju kthyer pyetjes së fillimit, si mund ti pëlqejmë Zotit?
– Të duam Birin
– Të jemi falenderues
– Të adhurojmë, përlëvdojmë dhe Kremtojmë emrin e Tij

Bekime
J