Ne të gjithë duam të jemi të suksesshëm apo të kemi sukses në jetë. Si në profesion, në familje, në komunitet, etj…
Por shume herë harrojmë se çfarë do të thotë sukses! Çfarë suksesi kërkojmë! Se çfarë domethënie ka për ne suksesi…! Çfarë çmimi ka suksesi në një fushë të caktuar! Në Bibël, fjala “sukses” ka një kuptim më të thellë sesa diçka materiale, kuptimi i fjalës sukses është të njohësh dhe të bësh vullnetin e Perëndisë për jetën tënde. Thjeshtë kjo!
Për Jozueun, sukses do të thoshte të hyje në Tokën e Premtuar, duke e pushtuar atë, duke jetuar atje dhe duke shijuar gjithë bekimet e saj çdo ditë. Lexo se çfarë i tha Perëndia atij: “Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh sipas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh. Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh” Jozueu 1:7-8.
Suksesi i vërtetë përfshin këto tre gjëra:
(1) Të bëhesh ajo që Perëndia do që të jesh.
(2) Të bësh atë që Perëndia do që ti të bësh.
(3) Të kesh atë që Perëndia do që të kesh.
Dhe ndërsa ti i arrin qëllimet që Ai ka vendosur për jetën tënde, ti do të bëhesh i suksesshëm. Siç ka thene autori i njohur Dale Carnegie: “Sukses është të marrësh atë që do. Lumturi është të dëshirosh atë që merr”.
Në kërkimin e tyre të pafund për arritje dhe sukses, disa njerëz bëhen aq shumë lakmitarë dhe makutër saqë nuk janë kurrë të kënaqur. Dhe për shkak se ata kërkojnë gjithmonë më shumë, ata dështojnë që të shijojnë atë që Perëndia tashmë u ka dhënë.
Suksesi i vërtetë nuk është një destnacion; ai është një udhëtim! Ai është gëzim i krijuar nga progresi. Ai është të dish se ti “je pjesë e planit” kur vjen puna për detyrën që Perëndia ka për jetën tënde. Por ne e harrojme kete dhe ndertojme planet tona, te cilat nuk realizohen kurre, apo gjithmone deshtojne duke na shkaktuar edhe me shume vuajtje dhe palumturi. Sic thote Salomoni “Kotesie kotesive…”
Dëgjojeni dhe ndiqeni planin e Zotit dhe atëherë do te shihni dhe përjetoni suksesin dhe lumturine e vërtet…