- Hyrje
Libri i gjyqëtarëve hap një dritare në pamundësinë e jetës së njeriut mëkatar. Ky është një libër i cili sjell mundimin e një kombi dhe pamundësinë e Tij për të mbajtur një mardhënie të shëndetshme me Perëndinë!Libri i gjyqëtarëve është historia e zbuluar se çfarë ndodh me popullin e Perëndisë kur ata nuk bëjnë atë që janë thirrur të bëjnë! Një libër plot me heronj që duket sikur kanë potencialin për të shpëtuar popullin e izraelit por në fund fare secili prej tyre tregoi që ishin shpëtimtarë momental dhe jo të përhershëm!
Në këtë seri predikimesh nga Libri i gjyqëtarëve ne do të ecim Kapitull më kapitull duke nxjerr në pah dritën në mes të ujrave të trubullt dhe duke hedhur pak më shumë qartësi në lidhje me mardhnien e drejtpërdrejtë të Perëndisë për Popullin e Tij atëher the tani!
Historitë që do të shikojmë janë të nivelit deri në mitologjikë por në të njëjtën kohë shumë reale dhe praktike për secilin prej nesh sot për të mësuar!
Çfarë shfaqet në rrëmujën, pasigurinë dhe kaosin e këtij Libri është një Perëndi i cili është mbi gjithçka dhe në kontroll të gjithçkaje, për të sjell clirim për popullin e tij! E di që disa prej jush që po lexoni këtë text dhe keni lexuar Librin e gjyqëtarëve mund të thoni: Vërtet? A po tallesh! Nuk ka një libër me pasiguri dhe katrahurë në bibël sesa libri i Gjyqëtarëve!
Por përpara se të shkojmë tek libri i gjyqëtarev dhe të shuajmë kuriozitetin tuaj kam një pyetje pës secilin prej nesh që po lexojmë këtë predikimi: A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes se përse ne jemi si të krishterë ndihemi shpesh BIPOLAR (Çrregullimi bipolar është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura manie (dhe/ose hipomanie) dhe depresioni).
Nëse në jetën tënde si i Krishter a i ke bërë ndonjeherë pyetje vetes:
- Përse nuk jam super i Krishter
- Përse ndonjëherë ndej sikur nuk jam fare besimtar
- Ndonjëherë duke sikur Perëndia është shumë larg
- Ka ditë të cilat besoj se problemet janë shumë më të mëdha se besimi im
- Pse nuk ndihej aspak gëzimin e shpëtimi
- Përse të ndjekësh Perëndinë duket si gjëja më e vështirë në botë.
Nëse i ke bërë këto pyetje vetes apo të ngjashmet me këto, do të thotë që ky studim i Librit të gjyqëtarëve është për ty!
- Kapitulli 1 dhe Propozimi qëndror i Librit
Gjyqëtarët 1:28 “Më vonë, kur Izraeli u bë i fortë, i nënshtroi kanaanenjtë dhe i bëri skllevër, por nuk i dëboji krejt.”
Në kapitullin e parë kemi tre probleme Kryesore që duem të nxjerrim mësim!
Libri Fillon kështu:
V.1 Jozueu Vdiq dhe Izraeli kërkoj nga Zoti udhëzime
V.2 Zoti i Përgjigjet Popullit duke i dhënë Judës tokën që i takonte dhe kështu me radhë deri në Vargun 19 secili nga fiset filloi të marr tokën që i takon!
V.19 “Kështu Zoti mbajti anën e Judës, që dëboi banorët e krahinës malore, por nuk mundi të dëbojë banorët e fushës, sepse kishin qerre të hekurta.” Gjyqtarët 1:19
Si mund të trembesh nga një popull i cili ka qerre hekuri? Edhe pse qerret e hekurit ishtin shënjë fuqie, por për popullin e Izraelit ishte Zoti që kishte fituar Luftërat deri tani! Nuk mund ti largonin apo nuk donin ti largonin? Ashtu si tregon dhe vargu 28 duket sikur izrailitet kishin një plan, ata doni të nënshtroni popullin kaananesas dhe ti përdornin si sklevër dhe në plan të parë kjo nuk duket një ide e keqe. Në këtë moment doja të vija në dukje problemi e parë kryesor të Izrailitëve që është nhëkohësisht edhe problem në jetën tonë të përditëshme.
Mësimi 1: “ Mosbesimi në gjëra të vogla sjell shkratërrim në gjëra të mëdha”
Kjo është ajo që ndodhi me Izrailitët, ata nuk i besuan Perëndisë por bënë në kokën e tyre dhe ka mundësi që ata mendonin që veprimi i tyre duke nënshtruar banorët do të sillte më shumë përfitime për ta, por në fakt Perëndia kishte mendim ndryshe.
“Por ju nuk do të lidhni asnjë aleancë me banorët e këtij vendi dhe do të shembni altarët e tyre”. Por ju nuk iu bindët zërit tim. Pse e bëtë këtë? Kështu unë po ju them tani: Unë nuk do t’i dëboj para jush; por ata do të jenë si gjemba në ijët tuaja, dhe perënditë e tyre do të jenë për ju si një lak”.”Gjyqtarët 2:2-3
Këta popuj që izrailitët nuk dëbuan sipas urdhërimit ë Perëndisë arritën të ishin sundues mbi izrailitët dhe gjatë gjithë kohës deri më sot gjëmba në ijet e tyre. Perëndia u tha, ata nuk vepruan deri në fund, gjysëm zbatim i urdhërimeve të Perëndisë nuk është zatim i këtyre urdhërimeve.
Mësimi 2: “Kompromisi të çon në robëri”
Nëse me të vertet keni menduar ndonjëherë pyetje: A të bëThank