E Premte 1 Tetor 2021

Duke luftuar me dështimet e mia!

Sot isha duke reflektuar mbi fjalën e Zotit dhe ndalova tek një pjesë që kur e kam lexuar në përgjithësi jam fokusuar tek Pjetri dhe asnjëherë nuk e kam parë situatën në këndvështimin e Zotit Jezus. Le të lexojmë sëbashku pjesën:

Edhe Zoti tha: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t`ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu“. Por ai tha: “Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje“. Por Jezusi tha: “Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh`. Luka 22: 31-34

Disa gra që më kanë prekur këtë kohë nga sjellja e Jezusit në momentet e fundit me dishepujt dhe në momentet ku secili prej tyre do ta braktiste, nuk ka lëndim më të madh sesa mohimi, Jezusi nuk u lëndua shumë nga akuzat e pavërteta tëfarisenjëve apo nga sharjet e ushtarëve, Jezusi kishte një zemër të madhe për dishepujt e tij edhe pse ata do të vepronin ashtu ai:

  • Pjeterit i thotë është Lutur për të:
    1. besimi mos ti mëpakej
    2. të forconte vëllezërit

Por ajo që me të vërtetë me ka forcuar zemrën është që Jezusi i thotë Pjetërit se “kur të kthehet…” një gjë që me të vërtetëështë një mësim i madh por dhe një gjestë që vetëm Perëndia mund ta bënte.

Zoti nuk pret që ne të kërkojmë falje, të falemi e pastaj të shikojë çfarë mund të bëj me ne, Perëndia FAL. Ky është mësimi im për sot… A fal unë?

Unë kam vendosur të fal në emër të Jezusit këdo pavarsishtë se kërkon apo jo falje, unë nuk do te pres kthimin (Pendimin) e personave për ti falur por do të lutem për ta.

Bekime

J.

PS: Meditim i shkruajtur në shtator 2016