E mërkurë 6 Tetor 2021

Çfarë gjërash duhet të shikoj kur kërkoj për një Kishë?

Shumë besimtar në 2021 në shqipëri nuk shkojnë më në kishë sidomos mbas pandemisë dhe çdo gjëje online dëshira për të shkuar në kishë është zbehur dhe mashtrimi se nuk ka kishë biblike dhe aq të mirë sa të më bëj mua të rritem. Kisha nuk i përgjigjiet nevojave, dëshirave dhe tekave të mia! Pikërisht kështu ka tre kategori që ne shikojmë tek një kishë dhe dy prej tyre nuk ështe e thënë se janë nga Perëndia! Kur flasim për këto tre kategori flasim për:

  • Nevoja

Kur Flasim për nevoja flasim për atë që bibla mëson në lidhje me një Kishë lokale. Ka shumë element që duhet të plotësoj kisha lokale por unë dua të listoj 5 Prej tyre:

  1. Përbashkësi (Komunitet)- Kisha duhet të ofroj një mundësi që të jetosh në komunitet ku të qash hallet e tua dhe të kesh mundësi të japësh kontributin tënd në hallet e të tjerëve. Është një mardhënie (Merr dhe Jep)
  2. Mësim dhe Adhurim- Në një kishë lokale duhet të jepet qartë mësimi biblik dhe të ndihmohen besimtarët të kuptojnë vetë biblën, predikimi i së djlës është i rëndësishëm por jo në qëndër të jetës së Kishës, studimi i biblës duhet të jetë në qëndër të jetës së kishës dhe të çdo besimtari. Në kishën lokale të shëndetshme adhurohet Perëndia (triniteti).
  3. Fokus Ungjillizimin- Kisha ekziston për të adhuruar Perëndinë dhe për të ndarë ungjillin e Jezus Krishtit. Nëse një kishë nuk e bën këtë gjë nuk është kishë e shëndetshme
  4. Tradita- Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në lidhje me traditat e një kishe! Traditat janë të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë të rrezikshme. Traditat e kishës duhet të jenë në harmoni me fjalën e Zotit dhe nëse nuk janë duhet hetuar me imtësi.
  5. Përfshirja dhe vënia në praktikë e Dhuntive- Një kishë e shëndetshme jep mundësi që besimtarët të zbulojnë dhe vendosin në praktikë dhuntitë e tyre.
  • Dëshira

Kur flasim për dëshira flasim për element që ne preferojmë në një kishë, elementët në listën e dëshirave janë të rëndësishme por jo jetike, çfarë dua të them me jo jetik është që këto element jo medoemos duhet të jenë drejtpërdrejtë të lidhur me biblën por në të njëjtën kohë nuk janë në kundërshtim me të! Element të tillë si:

  1. Organizimi i takime- Takimet javore në grup apo të gjithë bashkë, studim biblikë në grupe të vogla apo studim biblikë të gjithë si kishë. A ka takim të djelën paradite apo mbasdite etj
  2. Veglat muzikore-  Kur them këtë nuk e kam me adhurimin, por disa prej nesh ka dëshirë për një muzikë ndryshe kur këndohet për Zotin
  3. Program i qartë dhe i strukturuar- Duke qënë se jetojmë në një kohë ku organizimi dhe strukturimi janë të rëndësishme ti mund të kesh dëshirë për një kishë që ka plane të afatgjatë dhe struktura të qarta për ecurinë gjatë vitit!
  4. Infrastruktur të qartë për dhuntitë- Dhuntitë janë të rëndësishme dhe duhet që secili prej nesh të zbuloj dhuntinë që ka. Ka kisha që kanë një proces të sakt për besimtarët në zbulimin e dhuntive, kjo është një gjë e mirë.
  • Teka

Teka në këtë rast e kam fjalën për dëshira që vijnë nga ne por në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë bazë biblike dhe të çojnë në gjëra jobiblike. Pse tekat janë pjesë e jetës së besimtarëve është sepse tekat në përgjithësi janë të lidhura me gjërat e përditëshme të shoqërisë në 2021. Ja disa shembuj

  1. Përfshirja e kishës në Politikë- Një kishë nuk mund të përfshihet në politikë si institucion sepse nuk është thirrja e Perëndisë për Kishën Lokale.
  2. Infrastrukturë dhe skenë moderrne- Kisha e parë mblidhje në shtëpi dhe nuk kishe foni apo skenë, nëse një kishë nuk ka këto gjëra nuk do të thotë që nuk është biblike.
  3. Të ketë të njëtin botëkuptim me ty- Botëkuptimi është i ndryshëm dhe nuk mundet që cdokush në një kishë lokale të ketë të njëjtin botkuptim por kjo nuk na ndalon të jemi sëbashku për shkak të Krishtit, pastaj me kalimin e kohës secili kalitet nga fjala e Perëndisë në të njëjtin Drejtim
  4. Të bëj çdo gjë që besmitarët thonë- Ose e thënë ndryshe që zëri jot të dëgjohet, kisha nuk është demokraci vëllezër dhe motra por është një përbashkësi ku adhurohet Perëndia dhe ka rregullësi në organizim.

Dua të theksoj që këto këshilla prej meje kanë të bëjnë kur ti lëviz nga një qytet në tjetrin për punë ose shkollë. Personalisht nuk shikoj asgjë biblike kur brenda një qyteti në besimtarë largohet nga një kishë dhe shkon në një kishë tjetër. Gjithmonë arsyet në këtë rast janë TEKA  dhe për mua janë jobiblike.

Bekime

J.